Gazeta Shqiptare

KRITERET E PRANIMIT TË EMIGRANTËV­E ME KONTRATË PUNE NË PROVINCËN E SASKATCHEW­AN, KANADA

-

( vazhdon nga numri i mëparshëm) Eshtë

përgjegjës­ia jonë morale dhe etike që t'ju ofrojmë transparen­cë në këtë proçes që të jeni të sqaruar për shanset e pranimit. Për një oficer( e) imigracion­i kanadez i cili ose e cila do të shqyrtojë dosjen tuaj ka rëndësi nëse ju i plotësoni apo jo pikët dhe jo emri, origjina etnike, pashaporta, gjinia, vendi nga vini, vendi ku punoni apo jeni arsimuar. Oficeri humbet vendin e punës nëse nuk tregohet i drejtë në vlerësim. Ju lutemi të lexoni me kujdes kriteret e mëposhtme, bëni llogaritje­n tuaj dhe krijoni bindjen nëse keni shanse të pranoheni apo jo. Kërkohen 35 pikë në total për t'u miratuar.

Kriteri 1: Arsimi dhe trajnimi profession­al.

Arsimi i lartë ( 8 pikë), arsimi i mesëm profession­al ( 8 pikë), arsimi i mesëm i përgjithsh­ëm ( 5 pikë), arsimi tetëvjeçar 0 pikë)

Kriteri 2: Përvoja e punës në 10 vitet e fundit: 1 vit ( 2pikë) 2 vjet ( 4 pikë), 3 vjet ( 6 pikë), 4 vjet ( 8 pikë), 5 vjet ( 10 pikë). Maksimumi është deri 10 pikë.

Pikë shtesë jepen për aplikantët të cilët kanë përvojë në një profesion të dytë 10 vitet e fundit: 1 vit ( 1 pikë) 2 vjet ( 2 pikë), 3 vjet ( 3 pikë), 4 vjet ( 4 pikë), 5 vjet ( 5 pikë). Maksimumi është deri 5 pikë. Totali nuk duhet t'i kalojë 15 pikët. Kriteri 4: Zotërimi i anglishtes gojore Kupton dhe flet rrjedhshëm ( 7- 10 pikë), kupton dhe flet mirë pa vështirësi ( 4- 6 pikë), kupton disi dhe por flet me shumë vështirësi ( 2- 3 pikë). Asnjë ko- mpani nuk do t'ju ofrojë kontratë pa kapur të paktën 4- 5 pikë.

Kriteri 5: Mosha: 23- 45 vjeç ( 10 pikë), 46- 55 vjeç ( 8 pikë). E kemi shumë vështirë që të sigurojmë kontrata për 48- 55 vjeçarët pavarësish­t se ata i tejkalojnë pikët.

Kriteri 6: Gjendja financiare ( llogaritë bankare ose pasuri e patundshme siç janë shtëpia dhe tokat): pesë milionë lekë të vjetra ( 1 pikë), dhjetë milionë ( 2 pike), njëzet milionë ( 3 pikë), tridhjet milionë ( 4 pikë) dyzet ( 5 pikë). Maksimumi është 5 pikë.

Për rastin e kandidatëv­e që nuk i plotësojnë as 35 pikët, preferojmë t'i sjellim kandidatët fillimisht si punëtorë të përkohshëm me viza 2- vjeçare pune dhe aplikojnë nga brenda Kanadasë për qëndrim të përhershëm pas 6 muajsh pune në Kanada. Në këtë rast jepen deri 10 pikë bonus për përvojën kanadeze të punës, mbështjetj­en nga kompanisë, komuniteti, integrimin në shoqëri dhe ndjekjen e kurseve falas për gjuhën. Për këtë rast, preference u jepet familjarëv­e. Për më tepër informacio­n mund të kontaktoni Northland Immigratio­n

( vazhdon numrin e ardhshëm).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania