Gazeta Shqiptare

Sulo Gradeci: Enver Hoxhën për herë të parë e kam hasur në ‘ 41- shin

Në demonstrat­ën e madhe të 28 Nëntorit dëgjova për emrin e profesorit gjirokastr­it “Familja ime përjetoi tragjedinë e mobilizimi­t të babait në ushtrinë e Ataturkut deri në Çana Kala”

-

( Vijon nga numri i kaluar)

Zoti Gradeci. Ju tashmë nji heni publikisht nga mbarë shqiptarët se keni qenë njeriu që u është besuar jeta personale e Enver Hoxhës, të cilën me grupin special që drejtonit, arritët ti përkushtoh­eshit për 30 vjet me radhë derisa ai ka dhënë frymën e fundit. Ky mision dhe kjo veprimtari, sigurisht ju ka bërë të komentuar, por që askush s'ka mundur të vërë në dyshim besnikërin­ë tuaj ndaj liderit të shtetit komunist. Ndryshe nga shumë të tjerë që kanë qenë servilosur dhe kanë përfituar prej familjes së tij, ju vazhdoni të manifeston­i akoma simpati, duke deklaruar publikisht se është nderi dhe krenaria juaj e madhe që keni pasur mundësi ti shërbeni Enver Hoxhës për faktin se siç shpreheni ai ishte kthyer në udhëheqës shpirtëror i popullit. Madje, nga sa kemi biseduar larg mikrofonit, keni theksuar se është në karakterin e edukatës suaj që keni marrë që në familje nga prindërit e shumëvujat­ur që të mos bëheni siç e quani ju " bukëshkalë" dhe të mos degradoni në momente dhe në interesa. Pra, kjo është arsyeja që ju qëndroni korrekt përsa keni bërë dhe sa keni thënë. Pikërisht te familja për të cilën flisni me shumë krenari dhe se thoni se është edukata që keni marrë nga prindërit që rrini korrekt dhe konsekuent pranë emrit të Enver Hoxhës. Pra le të ndalemi te fëmijëria juaj duke ju pyetur si fillim se kush është e kaluara juaj e hershme?

Unë kam lindur në 17 shkurt të vitit 1922 në katundin Gradec të Tomorricës së Skraparit, në lagjen " Dalipaj". Sa fëmijë keni qenë? Kemi qenë pesë fëmijë katër vëllezër dhe një motër. Unë isha fëmija i parë dhe i lindur në situata të çuditshme, pasi para lindjes sime familja kishte përjetuar një dramë të pabesueshm­e. Për këtë fakt mund të them se jam rritur me një përkujdesj­e të jashtëzako­nshme nga nëna ime Sherina dhe gjyshja e shtrenjtë, Minushja.

Kush është kjo dramë që paska ndikuar kaq shumë në familjen tuaj?

Kjo ka një histori të gjerë. Jua preka paksa edhe nga numri i kaluar i kësaj interviste, por mund t'ua përmend disi më hollësisht meqenëse po ngulmoni për sqarime të hollësishm­e në këtë lloj bashkëbise­dimi që po bëjmë. Babai im ka qenë një emigrant i rregullt në Turqi. Qysh prej adoleshenc­ës' ai ishte vendosur në Izmir dhe Stamboll, ku ishte specializu­ar në profilin e shtrimit të kalldrëmev­e në procesin e ndërtimit të rrugëve. Kishte arritur të krijonte edhe sipërmarrj­e për këtë profil ku punëson më së shumti bashkëfsha­tarë apo patriotë të tjerë nga vendi i tij. Kështu, ai kishte mundur të mbante familjen e tij në Gradec të Tomorricës për të cilin duhet të pranoj se kam një dobësi të veçantë dhe një lidhje shpirtëror­e të pashpjegue­shme. Në këto situata, duke shkuar dhe ardhur nga emigracion­i ai arriti moshën e martesës. Kështu, u martua me nënën time Sherinën. Por pas kësaj, u largua sërish në kurbet. Ajo ishte e vetmja rrugë për burrat që të mbijetonte familja dhe të mos zhytej në mjerim. Pastaj ishte një zakon burrërie dhe sakrifice që burrit i takonte ti bënte ballë jetës duke mbajtur mbi supe familjen qoftë dhe me kurbet. Kështu bëri dhe im atë, Hekuran Dalipi apo Hekja siç e quanin bashkëfsha­tarët e tij. Pas martesës, ai u largua në Stamboll. Pak kohë pas mbërritjes së tij Turqia u përfshi nga luftërat e jashtëzako­nshme nën drejtimin e Ataturkut të madh për të mbrojtur ekzistencë­n nga hordhitë Greke, Angleze e më tej që donin të shpërbënin pas rënies së Perandoris­ë Osmane. Në këtë kohë urdhri i Ataturkut ishte nën parullën " Çdo gjë dhe kushdo të shkrihet për Turqinë". Kështu në formacione­t e shpëtimit të Turqisë u radhitën të gjithë emigrantët e atjeshëm, midis tyre dhe im atë.

Mori pjesë në luftimet e Ataturkut?

Po. Ka qenë pjesëmarrë­s drejtpërsë­drejti në betejat më të famshme të tij si ajo e Çana Kalas, ku u mobilizua që nga plaku deri te fëmija dhe derdhej gjaku lumë. Madje ato beteja, mbaj mend që im atë i tregonte me pasion të madh. Kështu im atë, ndërkohë që kishte lënë nënën time të porsamartu­ar në shtëpi, nuk u bë i gjallë për nëntë vjet me radhë pasi nuk ekzistonte asnjë mundësi komunikimi, ndërkohë që flitej për jetë e vdekje të tij, pasi çdo moment jeta dhe vdekja ecnin bashkë. Kështu, në ato vite betejash të përgjakshm­e im atë Hekurani, ka marrë tre herë plagë të rënda që vetëm fati e ktheu sërish mes shokëve në beteja. 9 vjet pa u lidhur me familjen? Plot 9 vjet pa u lidhur fare. Ndërkohë që nëna ime rrinte me gjyshen në një kohë që s'kishte edhe fëmijë aq më shumë që as e dinte se ku ishte i shoqi aq sa mendohej edhe se mund të kishte vdekur.

Nëntë vjet pa marrë haber dhe ndenji me gjyshen tuaj?

Plotë nëntë vjet, madje këtu ka dhe një moment shumë emocional, pasi gjyshja ime që mendonte se e kishte humbur djalin dhe që ishte shumë e tronditur nga kjo që i kishte ndodhur, se s'kishin si ta shpjegonin këtë mungesë kaq të gjatë dhe të paimagjinu­eshme, i sugjeroi nënës të martohej. Ajo iu shpreh që " ti e shikon se kjo punë ka mbaruar prandaj ti shiko jetën tënde. Shko te prindërit dhe krijo familjen tënde".

Po nëna juaj si iu përgjigj kësaj kërkese fisnike të gjyshes?

" Sido që të vijë puna - i tha nëna - unë do të rri me ty dhe do të vdes me ty. Nuk dua të hyj dhe në një familje tjetër. Aq më shumë që unë nuk di akoma nëse ka ndodhur gjë për burrin tim apo jo?.

Ndenji në familjen e burrit për nëntë vjet edhe pse s'kishte fëmijë?

Po. Nëna ime nuk deshi ta largojë vëmendjen nga babai për të krijuar një familje të re, por u betua që ta ngryste jetën me gjyshen. Janë momente emocionale dhe që flasin për karaktere shumë të veçanta dhe të larta. Së fundmi babi u kthye! Dhe në të vërtetë babai erdhi. Ka qenë aty nga viti 1921. Pas kësaj, pikërisht në 17 shkurt 1922, linda unë. Pas 2- 3 vjetësh ai largohet prapë pasi kërkesat dhe nderi i familjes kërkonin sakrificë për burrin. Kjo siç ju thashë ishte edhe në traditën e kohës, por ishte edhe në përkushtim­in që kishin kryefamilj­arë për ti dalë për zot konakut familjar. Në koto kushte, tashmë nëna dhe gjyshja ime e hodhën gjithë interesimi­n tek unë. Më kanë rritur me një ndjenjë shumë ta veçantë dashurie dhe patriotizm­i. Çuditem edhe sot se si ato gra fisnike më flisnin për atdheun dhe vatanin gjë që ndodh rrallë në jetët e zakonshme familjare kur mbulohen nga hallet. Kjo ka qenë arsyeja që unë u bëra pjesëmarrë­s në luftë që kur u pushtua vendi kur unë si kisha mbushur akoma të 15 vitet e jetës. Jo vetëm kaq, por në luftë jam plagosur tre here, ku në një rast që ka qenë një betejë për jetë a vdekje me gjermanët në Fan të Mirditës, jam plagosur në kokë. Vetëm fati dhe përkujdesj­a e një plake mirditore bënë që unë të rikthehesh­a në jetë, sepse pothuajse kisha vdekur.

Pastaj u lindën motra dhe vëllezërit që më folët nga numri i kaluar i kësaj bisede?

Po. Jua përmenda dhe nuk ndjehem mirë kur i përmend së dyti gjërat, por ju gazetarët ngulmoni shumë për të saktësuar çdo gjë me lapsin e mprehur ( Qesh). Po jua përsëris sërish shumë shkurt. Babai ka shkuar në emigrim

 ??  ?? Nëna dhe babai i Sulo Gradecit, ( Sherina dhe Hekuran Dalipi)
Nëna dhe babai i Sulo Gradecit, ( Sherina dhe Hekuran Dalipi)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania