Gazeta Shqiptare

Nga Berisha e Bregu, tek Çiljeta e Zaimina, ja personazhe­t që mbajnë Ramazan

Teuta Kurti, Sidrit Bejleri e Adelajda Xhamani, 30 ditë në sakrificë

- Eraldo Rexho

( Vijon nga faqja 13)

Ka ndodhur shpesh kjo me këngëtaren Çiljeta Xhilaga, e cila vitin e shkuar agjëroi “Natën e Kadrit”, ndonëse po atë ditë kishte një koncert në Himarë. Edhe këtë vit Çiljeta, e cila është e njohur në komuniteti­n mysliman për besimin e saj thotë për “Summer Pages” që megjithëse e ka të vështirë të agjërojë të gjithë muajin, do të gjejë mënyrën për të agjëruar të paktën netët e ashtuquajt­ura të mira sipas besimit mysliman. Të devotshëm ndaj besimit mysliman janë edhe disa nga reperët shqiptarë si Ledri Vula, Lyrical Son, Mc Kresha, të cilët megjithëse të angazhuar me koncerte përsëri e kanë gjetur mënyrën për të agjëruar gjatë netëve të mira. Ndërkaq, Teuta Kurti është gjithashtu një besimtare e devotshme. Gjatë një prononcimi të dhënë së fundmi për mediat këngëtarja Kurti është shprehur se: “Agjërimin e Ramazanit e kam mbajtur përherë që në moshën e adoleshenc­ës, ndonëse për mua ky muaj është muaji më i bekuar dhe më i adhuruar. Këtë përkushtim e kam nga familja ime, e cila i përkushtoh­et fesë sonë myslimane dhe unë e trashëgoj nga ta. Fatmirësis­ht edhe familja e bashkëshor­tit është e dhënë pas fesë dhe kështu që jam e lumtur për këtë fakt. Unë përveç që agjëroj i kryej edhe ritet fetare siç është falja e namazit dhe thënë të vërtetën ndjehem shumë mirë shpirtëris­ht kur kryej obligimet fetare ndaj Allahut”. Sakaq Zaimina Vasjari bën pjesë gjithashtu në këngëtaret besimtare. “Kam agjëruar ditën e parë të muajit Ramazan, do të agjëroj dhe ditën e fundit si dhe në Natën e Kadrit. Koncertet na e bëjnë të pamundur agjërimin, jemi gjatë gjithë kohës në lëvizje...”, - shprehet bukuroshja Vasjari për suplementi­n. Të njëjtën përgjigje me të ndan edhe këngëtarja Anjeza Branka, e cila gjithashtu do të agjërojë vetëm në Natën e Kadrit. Krahas tyre personazhe të tjerë, shumë të dashur për publikun si: Sidrit Bejleri, Adelajda Xhamani e Marin Orhanasi, janë më rigorozë kur vendosen përballë urdhëresav­e të Allahut. Të tri këta personazhe ‘ kanë bërë nijet’ siç thonë, që të agjërojnë në të 30 ditët e Ramazanit. Ndërkohë që emra të tjerë përtej Shqipërisë, në Kosovë dhe Maqedoni do të agjërojnë gjatë këtij muaji. Një pjesë e mirë e këngëtarëv­e si: Shpat Kasapi, Adrijan Gaxha, Gili, Leonora Jak-

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania