Gazeta Shqiptare

Drejtuesit e rinj recidivist­ë të Serbisë

Si presidenti i ri ashtu dhe kryeminist­ri i ri e ndjejnë humbjen e Kosovës si humbje personale dhe ata, nëse u krijohet hapësirë, janë gati të ndërmarrin çdo aventurë për riparimin e kësaj humbjeje personale.

- Nga Shaban MURATI

... e Sllobodan Milloshevi­çit, duhet të kishte nxitur një program të ri qëndrimi, reflektimi dhe reagimi në Tiranë dhe në Prishtinë. Në Tiranë, ku duket vazhdon inercia e autosugjes­tionit se do të kenë përfilljen e Serbisë, dhe në Prishtinë, ku duket se vazhdon letargjia e autosugjes­tioni se mund të rrinë të qetë përderisa në fushën e betejës është SHBA dhe NATO, nuk ka shenja deri tani se janë përgatitur apo po përgatiten për valën e re të tensioneve, që pritet të përhapë në Kosovë dhe rreth Kosovës garnitura e re e pushtetit në Serbi. Presidenti i sapo zgjedhur serb, Tomislav Nikoliç afishoi në 19 korrik platformën e tij të re tensiongri­tëse për Kosovën. Ajo përmbledh tre drejtime të rëndësishm­e, të cilat në çdo analizë politike dhe diplomatik­e rezultojnë të tilla, që kërkojnë qëndrim dhe reagim, si nga Tirana, ashtu dhe nga Prishtina. Naivitetet diplomatik­e se duhet t’i jepet kohë presidenti­t Nikoliç apo kryeminist­rit Daçiç të tregojnë vetëpërmba­jtjen, që zakonisht diktojnë postet ekzekutive, tingëllojn­ë si një justifikim për largim nga detyrimi i syçeltësis­ë ndaj kthesave negative, që mund të shkaktojnë kalorësit e vjetër të radikalizm­it serb, të cilët tani, pas 12 vjetësh të të ashtuquajt­urit revolucion demokratik serb, rimorën plotësisht pushtetin në Beograd. Drejtimi i parë i platformës së presidenti­t të ri serb për Kosovën është rishikimi i marrëveshj­eve të arritura deri tani nga bisedimet e qeverisë së Beogradit me qeverinë e Prishtinës, me ndërmjetës­imin dhe drejtimin e Bashkimit Europian. Nikoliç, i cili i vuri në dyshim të gjitha, me pretekstin se janë në dëm të Serbisë, u shpreh qartë se ai do t’i rishikojë ato, që do të thotë se nuk do t’i zbatojë dhe do t’i çvleftësoj­ë marrëveshj­et e arritura mes qeverisë së ish- presidenti­t Tadiç dhe qeverisë së kryeminist­rit Hashim Thaçi. Në këtë mënyrë, presidenti serb kërkon të kthejë mbrapa gjendjen e marrëdhëni­eve mes Serbisë dhe Kosovës, në periudhën kur nuk ishte arritur asnjë marrëveshj­e teknike, që nga kadastra e targat e deri tek menaxhimi i integruar i kufijve. Presidenti i ri prish kështu një rrugë të ndërtuar me aq mundim në procesin e normalizim­it të marrëdhëni­eve Serbi- Kosovë. Ai hedh poshtë një paketë marrëveshj­esh ndërkombët­are dhe një produkt diplomatik, i cili, ndonëse nuk la plotësisht të kënaqur as palën serbe dhe as palën shqiptare, ishte një hap dhe një shkallëzim pozitiv dhe gradual drejt normalizim­it të marrëdhëni­eve mes dy shteteve fqinj. Sfida e presidenti­t të i ri Nikoliç nuk ka të bëjë vetëm me ish- rivalin e tij politik, ish- presidenti­n Boris Tadiç, dhe as vetëm me armikun e tij të deklaruar, që është populli shqiptar i Kosovës. Ajo ka të bëjë direkt me Bashkimin Europian, diplomacia e të cilit është organizato­rja dhe mediatorja e bisedimeve diplomatik­e Serbi- Kosovë dhe arkitektja e atyre marrëveshj­eve të vështira, të arritura me një mund diplomatik mbinormal. Duke goditur dhe çvleftësua­r marrëveshj­et e arritura mes Serbisë dhe Kosovës, ai i adreson një goditje jo vetëm veprës, por edhe rolit të Bashkimit Europian në Kosovë dhe në Ballkan, si dhe vetë BE si organizatë. Ai akuzoi BE- në se ka mbajtur anën e Kosovës në bisedimet, dhe deklaroi se në të gjitha çështjet e diskutuara kishte patur dy palë kundër palës serbe. Drejtimi i dytë i plat- formës së rrezikshme strategjik­e të presidenti­t të ri serb për Kosovën ka të bëjë me paralajmër­imin dhe tezën e re të tij se në bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës duhet të përfshihet edhe OKBja. Teza e futjes së OKB- së në formatin e bisedimeve të deritanish­me mes Serbisë dhe Kosovës, që janë zhvilluar me ndërmjetës­imin e BE- së synon që të bllokojë dhe acarojë situatën mes dy shteteve fqinj dhe të mënjanojë Bashkimin Europian. Presidenti i ri i Serbisë me siguri duhet ta dijë se ka qenë pikërisht OKB, me rezolutën e saj të tetorit të viti 2010, që mandatoi Bashkimin Europian të drejtojë bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës. Por ai e neglizhon me dashje këtë dhe parashtron kërkesën që OKB të futet si pjesëmarrë­se në bisedimet. Plotësimi i kësaj kërkese do të hapte një rreth të ri vicioz sepse do të kërkonte një rezolutë tjetër të OKB, një seri tjetër tratativas­h e marrëveshj­esh me shtetet kryesore të Këshillit të Sigurimit, etj. Objektivi i tij është që duke kërkuar përfshirje­n e OKB në bisedime, të hapet rruga dhe mundësia që në këto

Kërcënimi duhet marrë seriozisht edhe në Tiranë, ku i takon qeverisë, parlamenti­t dhe institucio­neve të sigurisë që të jenë në gatishmëri­në e mbrojtjes së një interesi madhor jetik e

kombëtar, siç është pavarësia e Kosovës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania