Gazeta Shqiptare

Në gjurmët e shqiptarëv­e të Kosturit

Në qytetin kufitar të Greqisë mes historisë e njerëzve që flasin ende shqip Statistika­t, si ndryshuan fshatrat dhe emrat e tyre

- Bardhyl Berberi

Fare pranë kufirit shqiptar ndodhet një qytet magjepsës tradiciona­l qytet plot histori me trashëgimi dhe me civilizim Kastorja ( Kosturi siç njihet nga shqiptarët) ndodhet afër kufirit greko- shqiptar, në Juglindje të Shqipërisë. Ky qytet shtrihet buzë liqenit me të njëjtin emër, i cili duket që depërton thellë me vilat e bukura të qytetit deri lart në kodër duke e përkundur qytetin mbi valët e liqenit si mbi një djep. Sapo merr kthesën tek kodra hyrëse e qytetit ditën duket sikur një ortek i bardhë dëbore është derdhur buzë liqenit, ndërsa natën ngjan me një kaci prushi të derdhur në breg të liqenit . Fle natën në këtë qytet dhe të duket sikur e ke poshtë jastëkut liqenin si një ninullë të bukur hipnotizue­se. Klima e zonës është me dimër të ashpër dhe verë të freskët me vila rreth o rrotull liqenit dhe lule erëmira ka bërë që për këto cilësi ta quajnë si Montekarlo­n e Ballkanit. Sipas të dhënave qyteti është themeluar nga Perandori Justiniani në mes të shek. VI, me emrin Justiniano­poli. Në shek. VIII quhet me emrin Kostur, fjalë sllave. Ndërsa disa shekuj më vonë diku në shek, XI historianë­t Bizantin e shënojnë qytetin dhe liqenin me emrin Kastorias. Për emrin Kastorias ka shumë teori rreth prejardhje­s së fjalës. Disa studiues thonë që kjo fjalë lidhet me fjalën latine Castra ( kështjellë) që në greqisht pëson përshtatje në Kastro. Një teori tjetër që duket e kapshme është se fjala Kastorias rrjedh nga fjala greke Kastor duke patur parasysh që ndër shekujt në këtë qytet gjenden punishte të përpunimit të leshit, kastorëve, gunave të ndryshme që shiten nëpër vendet e ndryshme të botës. Duke qenë më të preferuara­t si nga ana cilësore po ashtu dhe për elegancën e tyre.

KOSTURI DHE SHQIPTARËT

Kosturi dhe fshatrat e tjera përreth tij për shumë vite kanë qenë sunduar nga shqiptarët, në fillim nga Despot Andrea II Muzakët. Pas vdekjes së tij e trashëgojë këtë qytet djali Stojë Muzaka( në kishën e Shën Athanas Muzakë të ndërtuar në sheku. XIV në Kostur janë shënuar emrat e vëllezërve Teodor dhe Stojë Muzaka). Muzakajt e morën Kosturin pasi mundën Marko Kralin. Pas Muzakajve Kosturi ka qenë në zotërimet e Ballshajve, të cilët nëpërmjet lidhjeve të martesave futën nën sundimin e tyre vise nga Lezha, Mati, Kosovën, Dibrën, Ohrin, Kosturin etj. Në vitin 1385 qyteti ra në duart e osmanëve, të cilët e zotëronin deri në fundit të vitit 1912, kur grekët e çliruan atë. Prefektura e Kosturit në fillim të shek. XIX udhëhiqej nga bejlerët shqiptarë myslimanë, të cilët gëzonin mbështetje­n e fortë të Ali Pash Tepelenës. Në vitin 1870, Korça u bë Prefekturë, e cila kishte nën juridiksio­nin e saj edhe nënprefekt­urat e Kosturit, Bilishtit e Kolonjës. Pas luftërave të ndryshme Botërore dhe Ballkanike grekët përfituan më shumë, ata kryen masakra kundër minoritete­ve më të vogla, të cilat ishin të pambrojtur­a, duke djegur e shembur shtëpitë dhe objektet e ndryshme fetare si xhamitë, teqetë, medresetë dhe sinagogat. Me nënshkrimi­n e Marrëveshj­es së Lozanës më 1922 për shkëmbimin e popullsisë greke dhe turke, grekët spastruan Greqinë e sotme nga elementi shqiptar që banonin ndër shekuj në tokat e tyre në Çamëri, Kostur, Follorinë, Edesa etj..

Pas viteve 1922, pamja e qytetit të Kosturit me fshatrat përreth ndryshojnë, nga një qytet multietnik që banorët i përkisnin etnive dhe besimeve të ndryshme fetare, ai u kthye në qytet që u përkiste tashmë vetëm grekëve. Dhe pak ato familje shqiptare që i shpëtuan dëbimeve masive u asimiluan dalëngadal­ë me dhunë. Ndërsa hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore ju dorëzuan gjermanëve të cilët i zhdukën nëpër kampet e shfarosjes, bullgarët dhe sllavomaqe­donasit u dëbuan gjatë luftës qytetare greke 1946- 1949. Sot ka disa fshatra të braktisura ku gjendet vetëm shtëpi bosh dhe pronarët e tyre nuk kanë mundur të rikthehen asnjëherë, qoftë edhe si turistë. Sot, ky qytet i përket prefekturë­s me të njëjtin emër me rreth 55 mijë njerëz, të cilët janë të deklaruar zyrtarisht 100% grek të fesë ortodokse. Por në të vërtetë siç e thamë më lart në fillim të shek. XX në Prekurën e Kosturit banonin mijëra qytetarë të kombësive dhe sekteve fetare të ndryshme. Për fat të keq nuk është rua- jtur asnjë objekt fetar qoftë edhe për muze për vlerat e lartat historike dhe kulturore.

Kosturi sipas regjistrim­eve osmane të vitit 1886 ka patur 52.000 mijë të krishterë, 24.000 mijë myslimanë dhe 4.000 bullgarë, të cilët jetonin në 100 fshatra të krishtera dhe 34 fshatra myslimane.

Në qytetin e Kosturit jetonin më 1900, 1.600 myslimanë, 3.000 grek të krishterë, 300 bullgarë, 300 shqiptar të krishterë, 750 hebrenj dhe 240 ciganë. Sipas disa të thënave bazuar në regjistrat greke thuhet se qyteti i Kosturit më 1925- 1926, kishte 1.100 shtëpi greke, 430 shtëpi ku banonin myslimanë shqiptarë, 140 familje hebreje, të cilët jetonin të bashkuar në një lagje ku kishin një shkollë, një bibliotekë dhe një banjë për femrat. Ndërtesa e shkollës hebreje u prish më 1960 për të zhdukur tashmë çdo gjurmë të kulturës së saj, ashtu siç u zhdukën vite më parë edhe ndërtesat fetare e shkollore turke, shqiptare dhe bullgare.

Kosturi ka pasur rreth shtatë xhami, ndër to përmendim xhamia Kursum, xhamia Tambaxhane, xhamia Hasan, xhamia Kulla, xhamia e Mehmetit si dhe Teqe me emrat Ali Baba, Ajdin Baaba dhe Qazim Baba. Ka patur një shkollë urbane dhe një Medrese.

Në regjistrim­in e vitit 2001, qyteti i Kosturit kishte 14.813 banorë, të gjithë grekë.

NDËRRIMI I EMRAVE

Studiuesi prof. Selman Sheme në një punim të tij të kohëve të fundit shkruan se në Prefekturë­n e Kosturit pasi grekët e morën nga osmanët kishte 38 fshatra që banoheshin nga shqiptarët e krishterë dhe myslimanë.

Arbëreshi prof. Antonio Bellushi, i cili është një nga studiuesit e shqiptarëv­e të Greqisë, në vitin 1995 shkruan se në Prefekturë­n e Kosturit ka nëntë fshatra që flitet ende gjuha shqipe si në Amudhara, Argos Orestikon, Dhendrohor­in, Hiliodhend­ro, Hiriollovo­n, Kastoria, Koromila, Mesopotami­a, Thihilion.

Nëse shikon hartën e publicisti­t e studiuesit të njohur grek Dhimitri Lithoksus, i cili ka ndërtuar një hartë të fshatrave të Kosturit sjell të dhëna se shtatë fshatra janë myslimane dhe dy të krishterë, të banuar nga shqiptarët, të cilët u dëbuan pjesa më e madhe nga grekët pas vitit 1922. Në tokat dhe shtëpitë e shqiptarëv­e u vendosën refugjatët grek të ardhur nga Azia e Vogël, por edhe popullsi vlleh. Pra, pësuan fatin e njëjtë si popullsia shqiptare nga Çamëria, të cilët pasi u masakruan dhe i përzunë, Qeveria greke vendosi popullsi të krishterë të ardhur nga Azia e Vogël le të vazhdojmë me argumentet e publicisti­t grek Dhimitri Lithokus, i cili shkruan: Fshati Sliveni, më 1920, ka qenë fshat i pastër shqiptar mysliman me 430 banorë. Në fletoren zyrtare numër 156 e 8 gushtit 1928, shënohet se ka patur gjashtëdhj­etë shtëpi që banonin 460 shqiptarë myslimanë dhe 81 familje greke të ardhura nga Azia e Vogël të njohur me emrin Pondios, pas vitit 1922. Fshatit më 1928 ju ndërrua edhe emri nga Sliveni në Koromi. Gjithashtu, në 1924 fshati Vicista kishte 300 shqiptarë që banonin në 35 shtëpi, të cilët u larguan dhe në vend të tyre u vendosën 130 grek nga Azia e Vogël. Po ashtu Mirosllavi­ca është një fshat i vogël i banuar më 1900 nga 230 shqiptarë myslimanë. Në regjistrim­in e 1920 numri zvogëlohet si pasojë e ikjes së tyre në 85 banorë, të gjithë shqiptarë myslimanë. Më 1928 fshatit ju ndërrua emri nga Mirosllavi­ca në Milovlitis. Më 1932 Eurostati regjistroi 21 familje shqiptare, më 1940 shqiptarët e braktisin fshatin nga presionet dhe vrasjet, në shtëpitë e tyre u vendosën barinj vlleh. Edhe fshati Shak, më 1900 ka patur 550 banorë shqiptarë të fesë islame, dhe më 1910, 600 banorë, më 1913, 632 banor dhe 1920, 690. Në vitin 1926 në këtë fshat vijnë 69 familje greke nga Azia duke u vendosur në shtëpitë e 95 familjeve të shqiptarëv­e myslimanë, të cilët e braktisën fshatin nga dhuna e shtetit grek. Më 1928 fshatit ju ndërrua emri nga Shak në Komninadhe­s po kështu ka ndodhur me Lehovën , Terstikën , Revanin etj. Megjithatë qëllimi ynë kryesor nuk ishte që të zbardhim historinë e themelimit të këtij qyteti, por të sjellim fakte edhe me anë të disa fotografiv­e të bëra në fillim të viteve 1900, ku na paraqitet një Kostur multietnik, qytetarët që jetonin në harmoni, duke respektuar njeri- tjetrin. Dëshmi e pranisë së shqiptarëv­e në Kostur e provon në restorant apo dyqane kur e kuptojnë se je shqiptar të flasin shqip me një dialekt të pastër. Me një buzëqeshje nën zë ata të thonë kur nuk ka njeri tjetër në dyqan apo restorant apo kafene se janë shqiptarë të hershëm në këto troje që i kanë rezistuar asimilimit grek dhe e kanë ruajtur me fanatizëm gjuhën e nënës të prejardhje­s shqiptare një fakt që të ngazëllon.

 ??  ?? Lagje ku kanë banuar
shqiptarë në Kostur
Lagje ku kanë banuar shqiptarë në Kostur
 ??  ?? Fabrika e prodhimit të famshëm të lëkurave dhe
të gëzofëve në Kostur
Fabrika e prodhimit të famshëm të lëkurave dhe të gëzofëve në Kostur
 ??  ?? Pamje nga Kosturi
Pamje nga Kosturi
 ??  ?? Kosturi multietnik
Kosturi multietnik
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania