Gazeta Shqiptare

Akti Normativ: Banorët në protestë, bllokojnë rrugën

Tahiri: Qeveria të gjejë zgjidhje për ju, jo duke ju lënë në rrugë PS: 5400 familjet s'mund të lihen në mëshirë të fatit

-

Disa dhjetëra banorë, të detyruar t'u lërojnë shtëpitë ishpronarë­ve, prej Aktit Normativ të qeverisë, kanë protestuar dje paradite në një tubim në afërsi të sheshit " Avni Rustemi" në Tiranë, duke arritur deri aty sa bllokuan për disa minuta aksin rrugor që lidh sheshin te " Ushtari i Panjohur" me sheshin " Avni Rustemi". Banorët iu referuan në protestë faktit që gjatë 20 viteve të fundit janë marrë 4 vendime të Gjykatës Kushtetues­e, që kanë hedhur poshtë tentativat e qeverisë për t'i nxjerrë ata nga banesat e tyre, ndërkohë që shteti nuk ka marrë asnjë masë për t'u zgjidhur problemin e strehimit. Por mes tyre ka pasur edhe raste specifike, që i kanë paguar një herë shtëpitë që kanë dhe tani që u ka dalë pronari janë të detyruar të mbeten në mes të rrugës. I tillë ishte rasti i njërit prej protestues­ve: " Unë jam i një natyre tjetër. Babai im e ka blerë këtë shtëpi që nga 1983- shi dhe e kam pasur me tapi. Shteti, ma shfuqizoi mua dhe ia dha ish- pronarit. Le ta marri pronën, se nuk e kam ndërtuar unë atë shtëpi, por unë e kam blerë atë shtëpi me djersën e ballit. Duhet të më kthejë lekët ky shtet dhe jo të më persekutoj­ë, bashkë me interesat bankare, sepse më ka shfuqizuar nga prona", - shpjegoi banori.

S'JEMI KUNDËR ISH- PRONARËVE

Tubimit të qytetarëve të prekur nga akti i qeverisë i janë bashkuar në mesditë edhe deputetët socialistë: Sajmir Tahiri, Besnik Bare, Eglantina Gjermeni e Ditmir Bushati. Duke marrë fjalën në tubim, deputeti Tahiri e vuri theksin te loja e Aktit Normativ të qeverisë, i cili qe nxjerrë në skenë me qëllimin e vetëm për të anashkalua­r institucio­net, opozitën dhe vetë banorët e dëbuar nga shtëpitë. " Nuk ka asnjë dyshim, që, më keq se ç'po ndodh, nuk ka çfarë të ndodhë për ju. Kryeminist­ri ka nxjerrë një akt normativ për t'ju marrë shtëpitë. Por, ndërkohë e provoi dy herë me ligj dhe e hodhi poshtë Gjykata Kush- tetuese. Bëni kujdes! Po e bën këtë punë me akt normativ, që të mos ju lejojë juve as të reagoni. Që të mos na lejojë neve as të hapim gojën, që të mos lejojë as institucio­net e pavarura të hapin gojën. Me shpejtësi blic. Dhe po e bën këtë punë që t'ju nxjerri nga shtëpia ende pa u marrë në shqyrtim akti nga Gjykata Kushtetues­e", - u tha banorëve, Saimir Tahiri. Më tej, deputeti i majtë u tha protestues­ve, se " kryeminist­ri po tenton t'ju përplasë, të nxisë konflikt shoqëror, të nxisë përplasje sociale mes jush dhe ish- pronarëve". Duke theksuar se opozita është tërësisht dakord për të drejtën e ish- pronarëve për të gëzuar banesat e tyre, Tahiri theksoi se diçka e tillë duhet bërë nga qeveria, duke gjetur fillimisht zgjidhje për strehimin e tyre. " Askush nga ne nuk ka ndonjë problem me ish- pr- onarët, madje ata janë në të drejtën e tyre. Madje kam përshtypje­n se ju të gjithë keni besim dhe vullnet, që, ish- pronarët le ta marrin pronën, por ama qeveria të gjejë zgjidhje për ju, jo duke ju lënë në rrugë, as duke ju lënë në azil, siç thotë Sokol Olldashi, por t'ju japë shtëpi. Mos bini në grackën e Sali Berishës. Ai sot do t'ju vërë në konflikt me ish- pronarët", - vazhdoi Tahiri. Sipas deputetit të majtë, qeveria duhet të njohë kontributi­n e gjithsecil­it dhe t'u japë një shtëpi, në emër të punës që ka bërë gjithkush para vitit ' 90- të. " Por përfitues ishte edhe Sali Berisha. E ka sot akoma shtëpinë tek rruga ' Fortuzi'. Në këtë mënyrë e mori. Nuk ka asgjë të keqe, se edhe Sali Berisha ka punuar doktor i Enverit në atë kohë. Por të paktën 5400 familje shqiptarës­h që sot kanë mbetur pa shtëpi, duhet të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë, njëlloj si ata të tjerët që i morën shtëpitë. Këto 5400 familje nuk mund të lihen në mëshirë të fatit, duke iu thënë ' dilni në rrugë, se nesër shohim e bëjmë'", - u tha të pranishmëv­e, Tahiri.

Pas Tahirit, edhe deputeti tjetër socialist, Besnik Bare, ka shprehur mbështetje­n e plotë të PS- së për këtë kategori qytetarësh, si dhe i ka siguruar për vendosmëri­në e opozitës për kundërshti­min deri në fund të këtij akti të paligjshëm. " Shteti t'u akordojë fonde për blerjen e shtëpive këtyre njerëzve dhe jo t'u jepen kredi pensionist­ëve, të cilët, - në këtë shoqëri që konkurron edhe Gjermaninë sipas kryeminist­rit, - pensionist­i merr 100 apo 150 mijë lekë në muaj. Si mund ta shlyejë një çift pensionist­ësh me 300 mijë lekë të vjetra në muaj, një kredi prej 50 apo 60 milionë lekësh të vjetra? Është e pamundur! Kurrsesi jo, s'duhet ta pranoni. Neve na keni në krah deri në fund", - deklaroi Bare.

 ??  ?? Dje, gjatë protestës së banorëve
që duhet të lirojnë shtëpitë
Dje, gjatë protestës së banorëve që duhet të lirojnë shtëpitë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania