Gazeta Shqiptare

Degët me konkurs, pikët minimale dhe maksimale

AKP publikon tabelën e plotë për 46 programet e studimit Të dhënat për Tiranën dhe rrethet

-

Për të gjithë ata kandi datë, të cilët konkur ruan në një prej programeve të studimit, ku për t'u pranuar në universite­t është i nevojshëm konkursi, Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar tabelën e plotë të pikëve minimale dhe maksimale për çdo fakultetet. Bëhet fjalë për programet e studimit Arkitekt dhe Arkitekt- Urbanist, pranë Fakultetit të Inxhinieri­së së Ndërtimit, për programet e studimit në Universite­tin e Arteve dhe në atë të Sporteve. Në total janë 46 programe studimi, ku për t'u pranuar në universite­t është i nevojshëm edhe konkursi, ndërkohë që dhënia e tyre është mbyllur në datën 5 shtator.

TABELA

Në bazë të tabelës të publikuar, pikët minimale për degët Arkitektur­ë dhe Arkitektur­ë- Urbanist janë 0, ndërkohë që ato maksimale janë 70. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, rezultatet e konkursit për këto degë përbëjnë 60 për qind të pikëve totale, ndërkohë që pjesa tjetër përllogari­tet nga pikët e Maturës Shtetërore. Krejt ndryshe ka qenë pragu minimal e maksimal për programet e studimit pranë Fakultetit të Artit Skenik, Fakultetit të Artit Figurativ dhe Fakultetit të Muzikës, në Universite­tin e Arteve të Tiranës. Për të gjitha programet e studimit që iu përkasin këtyre fakultetev­e pikët minimale ishin 30, ndërkohë që ato maksimale ishin plot 240 pikë. Edhe për Universite­tin e Arteve Shkodër, pragu i pikëve minimale e maksimale është i njëjtë me atë të Tiranës. Për këto degë, konkursi zë një vend të konsiderue­shëm, pasi pikët e fituara për- bëjnë 70 për qind të totalit të pikëve. Sipas kalendarit të përcaktuar nga MASH konkurset u zhvilluan nga data 27 gusht deri në datën 5 shtator. Këto data ishin në varësi të programeve të studimit.

 ??  ??
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ?? Qyteti Studenti
Qyteti Studenti
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania