Gazeta Shqiptare

“Nëna e Qazim Mulletit kërcënoi Nënën Mbretëresh­ë për arrestimin e fëmijëve”

Naile Mulleti, pas arrestimit të tre djemve dhe vëllait, si dhe sekuestrim­it të pronave nga Zogu, nuk e mbajti më veten " E ka kërcënuar se, nëse nuk do t'ia nxirrte vëllain nga burgu, do të ishin në gjakësi të përjetshme"

-

një nga njerëzit më popullor të Kryeqyteti­t të asaj kohe. Ai as që dinte se kush quhej dhe nga vinte njeriu autoritar që kishte prerjen natyrale të një zyrtari organizato­r. Madje, Françesko Jakomoni as që kishte idenë se ai kishte qenë i dënuar me vdekje nga mbreti i mëparshëm Ahmet Zog dhe se tashmë ishte kthyer pas një emigrimi të gjatë duke bërë që edhe e ëma t'i vdiste në merak dhe e përvëluar prej mallit për djemtë ku nga pesë prej tyre ju ndodh vetëm njëri në momentin që po jepte shpirt. Pikërisht për këto arsye dhe të tjera, ndërsa burri i quajtur Qazim Mulleti kur zbriti nga trageti puthi truallin ku shkeli, u betua të mos merrej më me politikë të cilës i kishte kushtuar 30 vjet të jetës së vet. 30 vjet në shërbim të çështjes shqiptare. Gjithsesi Françesko Jakomoni nuk mund ta linte në heshtje një figurë të tillë që bënte një turmë të ekzaltohej prej pranisë së tij. Çfarë bëri Jakomoni? Ai, siç jua theksova nga numri i kaluar, u interesua nëpërmjet rrugës së shërbimit të fshehtë Italian dhe mësoi saktësisht se kush ishte Qazim Mulleti. Mësoi që ishte antizogist i betuar. Mësoi që kishte qenë atentator drejt për së drejti i Ahmet Zogut ashtu siç mësoi se ishte dënuar me vdekje në kohën e mbretit dhe për këtë arsye nuk kishte mundur të vinte më parë në vendlindje­n e tij. Por Françesko Jakomoni mësoi nga shefi i SIM- it se Qazim Mulleti si nacionalis­t i thekur që ishte nuk kishte besueshmër­i. Por as gjë nuk do ta tërhiqte atë. Pa e ditur se Mulleti kishte bërë një betim që të mos merrej me politikë, Jakomoni e thërriti menjëherë në zyrën e tij ku i afroi postin e kryebashki­akut të kryeqyteti­t, gjë që Qazim Mulleti e refuzoi menjëherë duke i bërë me dije betimin e tij që kurse kishte vënë këmbën në tokën e atdheut.

Dhe veprimi i Jakomonit?

Ai i la kohë të mendohet dhe sipas tij nuk kishte pse të mos e pranonte një post të tillë të cilin do ta ëndërronte kushdo në Tiranë, por sërish Qazimi kishte këmbëngulu­r se nuk do të pranonte një gjë të tillë.

Nuk e kuptoj një veprim të tillë, se si mund të refuzosh oferta të asaj natyre dhe aq më shumë kur i jepeshin nga njeriu më i fuqishëm i shtetit, siç ishte vetë Françesko Jakomoni në atë kohë?

Jua shpjegova që Qazimi ishte në një gjendje shpirtëror­e të dërrmuar nga sa kishin ndodhur në jetën e tij. Ishte futur me plot idealizëm në politikë duke iu kushtuar çështjes së Shqipërisë qysh para se të shpallej pavarësia e vendit kur ai ishte në Stamboll. Pastaj pjesëmarrë­s në aktin e Pavarësisë, u përplas me Zogun në Kongresin e Lushnjës dhe pozicionim­i përballë tij dhe pozicionim­i krahë Nolit i solli emigrimin politik jo vetëm atij, por edhe familjes. Prandaj kur erdhi deklaroi se ishin plot 30 vjet që i ishte kushtuar çështjes shqiptare dhe si përfundim kishte marrë shpërblim një jetë të sfilitur larg familjes dhe njerëzve të afërt. Nuk i ikte nga mendja as një çast fakti si kishte vdekur e ëma e tij pra gjyshja ime, Nailja, nga pesë fëmijë të shëndetshë­m që kishte rritur ju ndodh pranë vetëm im atë Hakiu se të tjerët ishin në emigrim politik. Prandaj unë të theksova se ajo nuk vdiq, por plasi nga malli për fëmijët.

Pra jeni duke thënë se atë divergjenc­ë që fëmijët e saj kishin krijuar me Ahmet Zogun e vuante edhe ajo?

Patjetër që e vuante. Ajo mendonte çdo ditë dhe çdo orë se ishte Zogu shkaku që fëmijët ishin të arratisur jashtë atdheut dhe se ishte ai që i kishte dënuar deri me vdekje të dy fëmijët e saj Qazimin dhe Hysniun fillimisht, ndërkohë që edhe im atë u burgos në Kalanë e Gjirokastr­ës ku bëri dy vjet burg dhe më vonë kaloi në internim. Por nuk u mjaftua me këto vetëm, por Ahmet Zogu i ka arrestuar Qazim Mulletit edhe dajën e vetëm që kishte gjallë që ju kam folur në numrat e parë që ishte pikërisht Masar Këlliçi.

Edhe atë për shkak të atentatit të bërë në Vjenë e dënoi?

Po po. Dënoi me vdekje Qazimin. Dënoi Hynsiun. Arrestoi tim atë si dhe arrestoi edhe dajën e Qazimit që ishte deputet i Kongresit të Lushnjës. Kemi parasysh në këtë kohë se dy dajat e tjerë, Mytesim Këlliçi dhe Myslym Këlliçi, kishin vdekur. Një dajë që kishte gjallë dhe që kishte qenë me të që në kon-

 ??  ?? Qazim Mulleti si prefekt i Tiranës në vitin 1943
Qazim Mulleti si prefekt i Tiranës në vitin 1943
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania