Gazeta Shqiptare

Ju tregoj pengun tim për Azemin

- Valentina Madani

( Vijon nga faqja 15)

Znj. Hajdari, fotoja në mur ju tregon shumë të rinj, ty dhe Azemin. Kaq të rinj jeni njohur?

Azemin e kam njohur në shkollën e mesme. Unë isha në vitin e parë, ndërsa ai në vitin e tretë të shkollës profesiona­le në Tiranë. Unë vija nga Librazhdi, ndërsa ai nga Tropoja. Që në momentin e parë më bëri përshtypja bukuria dhe shkathtësi­a e tij, që dallonte nga nxënësit e tjerë.

Si jua shprehu Azemi dashurinë?

Mbaj mend që më ka thënë: “Ti do të bëhesh nusja ime...” dhe brenda pak ditësh unë nuk kam arritur të lajmëroj as familjen time, dhe jemi nisur për Bajram Curr.

Si ju priti familja e Azemit, ishin në dijeni që ju do të ishit nusja e tij e ardhshme?

Kur shkuam në shtëpi, gjeta një mjedis shumë të ngrohtë. Më kujtohet që i ati i Azemit, më mori veçmas dhe më pyeti: “Moj bijë, të ka rrëmbyer im bir apo ke ardhur me dëshirë?”. I thashë: “E dua djalin tënd dhe kam ardhur të bëhem nusja e kësaj shtëpie”. Njerëzit e Azemit ishin shumë të dashur, dhe aty kuptova mjedisin ku ishte

“Unë kam nisur një rrugë të vështirë, nga e cila nuk dihet nëse do të dal gjallë

apo jo, kështu që ti, më mirë ndahu nga unë dhe

shiko jetën tënde e të fëmijëve, pasi prej meje mund të jesh e rrezikuar”

rritur Azemi.

Megjithatë, ju ishit një çift që arsimimin e kishte lënë përgjysmë...

Bashkë me Azemin fillu- am jetën tonë në qytetin e Bajram Currit. Nisëm gjimnazin në qytet dhe ndërkohë që unë u futa shitëse në Mapo, Azemi bëri edhe një vit kurs në Kavajë për galanteri dhe më vonë u punësua. Por dëshira e tij ishte shkolla e lartë, ndaj pas disa vitesh ai mundi të fillonte studimet e larta për Filozofi. Kjo kohë përkon edhe me fillimin e Lëvizjes së Dhjetorit.

Si e pritët përfshirje­n e Azemit në krye të Lëvizjes antikomuni­ste?

Unë jetoja akoma në Bajram Curr dhe mbaj mend se disa ditë përpara, Azemi erdhi në shtëpi. Sapo u fut, rrëmbeu foton e Enver Hoxhës nga muri dhe e shkelmoi. I ati i tha: “Me çfarë guximi i vë shqelmin...?”. Por Azemi iu kthye babait të vet, duke i thënë: “Ky njeri na ka mashtruar gjithë shqiptarëv­e. Koha e tij ka mbaruar njëherë e përgjithmo­në”.

Po me ty, cila ishte biseda që bëri, kërkoi mbështetje­n tënde?

Më kujtohet shumë mirë kur Azemi më tha: “Me ty do të bëj një bisedë të rëndësishm­e”, dhe më mori veçmas. Më tha se duhej të divorcohes­ha. Mbeta e shtangur. I kërkova arsyen dhe ai m’u përgjigj: “Unë kam nisur një rrugë të vështirë, nga e cila nuk dihet nëse do të dal gjallë apo jo, kështu që ti, më mirë ndahu nga unë dhe shiko jetën tënde e të fëmijëve, pasi prej meje mund të jesh e rrezikuar”. Në çast i thashë Azemit se “kjo s’ka për të ndodhur kurrë, sepse unë do të të mbështes deri në vdekje”. Të nesërmen Azemi u rikthye në Tiranë. Tashmë komunizmi ishte rrëzuar. Ne më pas u shpërngulë­m nga qyteti i Bajram Currit për të jetuar në Tiranë. Familja jonë u bashkua.

... Por që, Azemi u nda nga familja më 12 shtator të ‘ 98- ës. Çfarë kujtoni nga çastet e fundit me bashkëshor­tin tuaj?

Atë ditë Azemi është ngritur më herët se ditët e tjera. Kërkoi që t’i bëja gati rrobat dhe më vuri në dijeni se kishte një miting në Fier. Kur iku e ktheu kokën pas. Ishte lyer shtëpia dhe oborri. U kthye, i pa. U duk sikur i pëlqeu. Unë atë ditë kam qenë gjithë kohën shtrirë, isha shtatzënë, por edhe kisha një ankth shpirtëror. Sërish folëm në telefon kur po kthehej nga Fieri. Dukej se ishte i gëzuar, sepse i kishte shkuar shumë mirë mitingu në Fier. Edhe unë, ngaqë e pashë të lumturuar, u gëzova dhe i kërkova që të pinim një kafe, kur të vinte në Tiranë. Më tha se do të më dërgonte makinën dhe më porositi që të merrja dy fëmijët me vete. U gëzova që ma plotësoi dëshirën. Atë natë nuk e harroj kurrë. E kam marrë në telefon, sa erdha para PD- së.

Si u shfaq Azemi kur erdhi tek ju, dukej i shqetësuar?

Jo, përkundraz­i. Azemi erdhi i qeshur, ashtu me kostumin gri, me nxitim, dhe më puthte mua, puthte dy fëmijët. Pimë kafe. Sikur të ishte kafja e fundit dhe limonada e fundit për fëmijët. Azemi ishte i lumtur ngaqë mitingu i kishte shkuar shumë mirë. Para meje nuk shfaqi shqetësim. Më bëri përshtypje, se atë natë ishte shumë errësirë para selisë së PD- së. Kisha një si parandjenj­ë atë natë, madje i vura fëmijët në makinë pas, vetë qëndrova përpara. Pse kishit frikë? E kam thënë dhe më parë, Azemi ka pasur ankth tre muajt e fundit. Kishte shumë kërcënime. Por mua nuk më thoshte, se isha shtatzënë. Unë ndërkohë kisha marrë edhe një telefonatë nga ministri i Rendit, Perikli Teta, që më tha se

 ??  ?? Fatmira Hajdari
Fatmira Hajdari
 ??  ?? Azem Hajdari me dy fëmijët
Azem Hajdari me dy fëmijët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania