Gazeta Shqiptare

Berisha: Hapi dyert e lirisë për shqiptarët

Përkujtohe­t Azem Hajdari

-

Demokratët

përkujtuan dje, 14- vjetor in e vdekjes së heroit të Demokracis­ë, Azem Hajdari. Kryeminist­ri Sali Berisha dhe personalit­ete të tjera kryen homazhe në memorialin e Hajdarit pranë selisë së Partisë Demokratik­e. Ai e quajti tribun i lirisë, liderin e Lëvizjes së Dhjetorit. “Ai hapi për shqiptarët dyert e lirisë dhe dinjitetit. Nderim edhe për Besim Cerën, vëllezër në ideal me Azem Hajdarin”, - tha Berisha. “Nderojmë sot Azem Hajdarin në këtë 100- vjetor të Pavarësisë sonë. Por mendimi i parë që na vjen në mendje të gjithë shqiptarëv­e është për veprën e tij, trimërinë e tij, kurajën e tij. Asnjëri nga ne nuk e merr dot me mend se si do të ishim sot në 100- vjetorin e Pavarësisë nëse nuk do të ishin trimëria, heroizmi, guximi i jashtëzako­nshëm i këtij tribuni legjendar, që, në krye të Lëvizjes Studentore u përball, në dhjetorin e vitit 1990- të, me diktaturën më të egër që Europa kishte njohur”, - tha Kryeminist­ri. Sipas kreut të qeverisë, Azem Hajdari hapi për shqiptarët dyert e lirisë dhe dinjitetit. “Nëse sot jemi njerëz të lirë, me dinjitet, i detyrohemi më shumë se kujtdo Azem Haj- darit dhe atyre studentëve që ai udhëhoqi me aq mençuri në dhjetor të vitit 1990”, - nënvizoi Berisha. “Gjithashtu, - shtoi Kryeminist­ri, - nderojmë kujtimin e Besim Cerës, një demokrat i thjeshtë, por vëlla me tribunin e lirisë dhe demokracis­ë, Azem Hajdari”. Azem Hajdari u nda nga jeta në moshën 35- vjeçare, pas një atentati pranë selisë së PD- së. Ngjarja ndodhi në 12 shtator të 1998- ës, kur Hajdari u qëlluar për vdekje, bashkë me truprojën e tij, Besim Cera, kurse truproja tjetër, Zenel Neza, u plagos. Vrasja e tij shkaktoi një valë trazirash në vend. Po dje, Presidenti Bujar Nishani zhvilloi një vizitë në familjen e të ndjerit Azem Hajdari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania