Gazeta Shqiptare

Gjykata e Apelit konfirmoi dënimin më 2006 për ngjarjen në Sukth Ilir Xhakja, i dënuar me 21 vjet burg për vrasje

Xhakja u kap nga RENEA në vitin 2007

-

Iforti” i Shijakut, Ilir Xhakja rezulton i dënu ar për vrasje nga gjykatat shqiptare të shkallës së parë e shkallës së dytë. Nuk dihet pse ai është i lirë, por burime zyrtare thanë se ka fituar pafajësinë në Gjykatën e Durrësit.

VENDIMI

Me një vendim të datës 27 mars 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda, e dënoi Ilir Xhakjan me 21 vite burg për akuzën e vrasjes me paramendim në dëm të viktimës Qerim Maloku. Pesëshja gjykuese e kryesuar nga Nertina Kosova pushoi ndaj Xhakjas akuzën e “Mbajtjes pa leje te armeve luftarake”. Ky vendim është lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, me vendimin e 31 dhjetorit 2006. Ka mundësi që Xhakja të jetë liruar në Gjykatën e Lartë.

VENDIMI TJETER

Në korrik të vitit 2007, dy grupe te RENEA- s arritën të arrestonin në plazhin e Durrësit, në derdhjen e lumit Erzen, të shumëkërku­arin nga policia, Ilir Xhakja ( ditëlindja 5 nëntor 1974), i cili vetëm një javë më parë ishte dënuar 25 vite burg për vrasjen e Rudin Shahinit nga Katundi Sukth në Sallmone. “Këtë të fundit ai dyshohet se e vrau për t’u hakmarrë mbas daljes së këtij nga burgu pasi ai kishte vrarë xhaxhanë e tij, Hamdiun. Nuk dihet me siguri se si ka përfunduar i lirë, por burimet thanë se Xhakja mund të ketë marrë pafajësinë në Gjykatën e Apelit të Durrësit. Gjatë operacioni­t në 2007, policia arrestoi dhe pesë persona të tjerë gjatë një operacioni të bujshëm”, - raportojnë gazetat e kohës, 5 vite më parë. Në makinën e të dënuarit, burime zyrtare të policisë thanë asokohe se u gjetën dy automatikë kallashnik­ovë dhe dy pistoleta, ndërsa bëhet e ditur se në shoqërinë e tyre ka qenë edhe një femër. Ilir Xhakja akuzohej si person i dyshuar për një sërë vrasjesh në rrethin e Durrësit që nga viti 1994.

Specialet e RENEA- s kanë bashkëpunu­ar dhe me forcat e Durrësit, duke izoluar personin që për vite me radhë vazhdonte t’u shpëtonte operacione­ve më të detajuara të Policisë së Shtetit dhe të strukturav­e të specializu­ara. Një telefonatë anonime ka shërbyer që specialet të hidhen në sulm. I akuzuar si i dyshuar për shumë vepra penale dhe një vrasje në bashkëpuni­m, rrëmbim personi, Xhakja u arrestua në grykëderdh­je të Erzenit. Personazhi që padyshim ka bërë jehonë me futjet dhe daljet e tij nga burgu në periudhën ’ 93-’ 03, më në fund është kapur së bashku me pesë shokë të tij, emrat e të cilëve u mbajtën të fshehtë nga policia. Se pse një person me kaq precedentë rezultoi i lirë, kjo është një përgjigje që duhet ta japë drejtësia.

 ??  ?? Vendi ku u vra Shefi i komisariat­it të Shijakut Adem Tahiraj
Vendi ku u vra Shefi i komisariat­it të Shijakut Adem Tahiraj
 ??  ?? Ilir Xhakja
Ilir Xhakja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania