Gazeta Shqiptare

Shijak, plumba kallashi mbi shefin e komisariat­it

Sukth, sherri i 49- vjeçarit Adem Tahiraj me nipin e vrasësit Vritet kryekomisa­ri, autorët në kërkim

-

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Katund Sukth të rrethit të Durrësit. Shefi i Komisariat­it të Shijakut është vrarë me armë zjarri teksa kryente detyrat e tij. Shefi i Komisariat­it të Policisë së Shijakut Adem Tahiraj sapo kishte dalë nga një mbledhje në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Durrësit ku më pas kishte zbritur menjëherë në bazë për të zbatuar detyrat e shtruara në mbledhje. Bëhej fjalë për një plan masash që synonte arrestimin e personave që qarkullojn­ë me armë pa leje.

Gjatë tentativës për të kontrollua­r një automjet ku gjendeshin disa të rinj, komisari është qëlluar për vdekje me breshëri automatiku në automjetin e tij. Më pas, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e tyre. Sipas burimeve bëhet e ditur se në momentin e ngjarjes sëbashku me komisarin gjendeshin shoferi i tij si dhe një efektiv policie me shërbim në atë zonë.

Në vendngjarj­e kanë shkuar me dhjetëra forca policie për të zbuluar dhe arrestuar autorët e kësaj ngjarjeje. Burime pranë policisë thanë se para ngjarjes, Tahiraj ka patur një debat me Ledio Krasniqin, një 18- vjeçar, nip të fisit Xhakaj në Sukth.

NGJARJA

Dje

pasdite

rreth orës 17: 55 shefi i komisariat­it të Policisë së Shijakut, Adem Tahiraj 49 vjeç, po lëvizte me automjetin e tij në Katund Sukth të rrethit të Durrësit. Sipas burimeve jo zyrtare nga policia e Durrësit bëhet e ditur se sëbashku me komisarin e Shijakut në makinën e policisë ndodheshin edhe shoferi i tij si dhe një efektiv policie me detyrë në atë zonë. Shkaku i vendndodhj­es së tyre në atë zonë ka qenë zbatimi i detyrave të vendosura nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit për kapjen e personave që qarkullojn­ë me armë pa leje.

Për një çast makina e policisë ka ndaluar një autoveturë ku gjendeshin disa të rinj me qëllim kontrollin e saj. Pasi ka nisur kontrolli me të rinjtë e makinës së ndaluar ku gjendej Ledio Krasniqi, ka mbërritur një makinë e dytë nga e cila është qëlluar me breshëri zjar-

Forca të shumta policore të Shijakut, të Durrësit si dhe ato Speciale të RENEAS nga Tirana, gjithsej 120 efektivë, ia kanë behur në vendngjarj­e. Ata kanë nisur menjëherë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorëve të vrasjes që sipas policisë janë 2 të rinj e që janë vëllezër. Gjatë kontrollev­e policia ka bllokuar një automjet me targa të huaja Benz VG 140 HG, pranë vendit ku ndodhi vrasja, që dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes. Policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit si të dyshuarit kryesorë si autorë, por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.

 ??  ?? Shefi i komisariat­it të Shijakut Adem Tahiraj
Shefi i komisariat­it të Shijakut Adem Tahiraj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania