Gazeta Shqiptare

“Sulmi kundër Berishës? Më tha Arvizu ‘ Act now’”

Ish i përndjekur­i, Skënder Tufa: Ja pse qëllova kryeminist­rin “Qeset e miellit, me flamurin amerikan”

- Klodiana Lala

Skënder Tufa, kreu i shoqatës së ish- të burgosurve politikë të Shqipërisë dhe ish- i burgosuri, Agim Kollcaku, sulmuan dje me miell eksortën e kryeminist­rit Sali Berisha. Ngjarja ndodhi rreth orës 11.00, në hyrje të godinës së Parlamenti­t, teksa pritej të niste seanca plenare. Efektivë të policisë të komisariat­it numër 1 kanë reaguar menjëherë duke i prangosur të dy shtetasit. Tufa dhe Kollçaku ishin pjesë e një tubimi që mbahej para parlamenti­t kundër aktit normativ të personave të pastrehë. Ndërkohë në një intervistë të dhënë dje për “Gazeta Shqiptare”, Tufa ka rrëfyer arsyet pse goditi me miell makinën e shefit të qeverisë.

Z. Tufa, përse e sulmuat me miell makinën e kryeminist­rit?

Veprimi ka të bëjë me lojërat politike që po bën qeveria me ish- të përndjekur­it dhe ish- të burgosurit politikë. Para një jave mbas protestës që bëmë më datë 6 shtator 2012 qeverisa del me një ligj, sipas të cilit dëmshpërbl­ehen personat që janë të sëmurë me kancer dhe duhet ta vërtetojnë këtë sëmundje me një komsion prej 15 mjekësh, ligj që na prekte pasi me të përfitonin vetëm shumë pak persona dhe me ne po talleshin. Të burgosurit politikë në 30 shtator të 1991 kanë fituar pafajësinë pas një greve urie që kanë bërë në atë kohë. Mbas 21 vitesh gjendja e të burgosurve politikë është me e mjeruar se e vitit 1991.

Po përse miell dhe jo gur apo ndonjë send tjetër?

Vendosëm t’i hedhim miell sepse mielli personifik­on varfërinë. Qeveria na dha varfëri dhe ne po ja demostrojm­ë në këtë mënyrë.

Si arritët t’i afroheshit automjetit të kryeminist­rit?

Ne qëndrojmë çdo të enjte te godina e Parlamenti­t. Forcat e rendit janë mësuar me në dhe na presin aty. Sot ( dje) ishim te shoqata e ish- të përndjekur­ve. Kur vjen kryeminist­ri bëhet zhurmë e madhe dhe ne e marrim vesh, kemi mësuar sinjalet. Në momentin që ai po vinte dolëm te kthesa dhe aty pritëm dhe e sulmuam me miell.

Miellin e kishit vendosur në qese me flamur amerikan, ishte rastësi apo donit të përconit ndonjë mesazh?

Nuk ishte rastësi. Ishte zgjedhja jonë. Janë dy ambasadorë amerikane që kanë bërë thirrje që “Act now” ( ngrihuni). Ne kemi bërë disa deklerata duke i bërë thirrje qytetarëve të ngrihemi dhe të kërkojmë të drejtën tonë dhe të rrëzojmë qeverinë që po shet interesat e komnbit, po na fut në borxh. Varfëria dhe papunësia është në ekstrem. Kryeminist­ri del e gënjen.

Korrupsion është në skajin më ekstrem. Qeveria për vilat dhe veprime të tjera absurde nuk e kursen paratë. Ish- të burgosurit politikë janë të zhgënjyer nga të gjitha ligjet e dala deri më tani, sepse nuk jemi shpërblyer dhe asnjëherë nuk kemi gjetur të drejtën.

Si reagoi ai nëse arritët ta shquanit nga pas xhamit?

Arritëm ta shihnim. Kryeminist­ri shqiptar që është gogoli i të gjithë shqiptarëv­e, është një lepur, është një tigër prej letre, që vret me mercenarë, dhunon me mercenarë dhe frikësohet si një lepur. Për këtë asrye veprimi ynë i sotëm ( i djeshëm) ka qenë një veprim qytetar me të cilin i bëjmë apel të gjithë shqiptarëv­e, pensionist­ë, invalidë, të papunë të vijnë te Parlamenti dhe të ngrejnë zërin si qytetarë larg ndikimeve politike t’i

 ??  ??
 ??  ?? Skënder Tufa
Skënder Tufa
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania