Gazeta Shqiptare

Banesat e ish- pronarëve: Naço: Ja pse abstenoi LSI

PS bojkoton, Tahiri: Jemi kundër. Topalli: I urreni pronarët Kuvendi miraton aktin me 67 vota pro

-

Kuvendi ka miratuar dje me 67 vota pro dhe 4 ab setenim aktin normativ për lirimin e banesave të ishpronarë­ve. Partia Socialiste nuk mori pjesë në votim ndërsa tri deputetët e LSI- së, Ilir Meta, Lefter Koka e Nasip Naço abstenuan. Abstenim votoi edhe deputeti, Kastriot Islami. Ndërkohë që deputeti i FRDsë, Gazmend Oketa nuk mori pjesë në votim. Në një prononcim për “Gazeta Shqiptare”, nënkryetar­i i Kuvendit, Nasip Naço sqaroi dje arsyet pse LSI mbajti këtë qëndrim. “Ne jemi dakord në parim që ky akt normativ të miratohej duke qenë se mbështesim kërkesën e ishpronarë­ve për të marrë pronat e tyre. Por ne nuk jemi absolutish­t dakord që për rreth 3200 familjet e tjera të hidhen menjëherë në rrugë pa u menduar sesi duhet të sistemohen në banesa të tjera. Nëse nga njëra anë rregullojm­ë një të drejtë të mohuar për mbi 50 vjet të ishpronarë­ve në anën tjetër nuk mund të shkelim të drejtat e një kategorie tjetër. Nga të dhënat që janë servirur është bërë e ditur se është një numër i konsiderue­shëm shtetasish­t të moshës së tretë, që pas lirimit të banesave iu jepet si zgjidhje azili. A është e drejtë kjo? Ne mendojmë që absolutish­t jo, sepse kjo nuk mund të quhet kurrësesi një zgjidhje. Ndaj ne jo pa qëllim zgjodhëm të abstenonim”, - sqaroi Naço.

DEBATET

Ashtu siç pritej, projektlig­ji “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë” ngjalli debate të ashpra mes ligjvënësv­e demokrat dhe socialist në Kuvend. Deputeti socialist Saimir Tahiri kërkoi kohë që akti për shkak të rëndësisë që mbartëte të diskutohej me qetësi. Por kërkesa e këtij të fundit nuk u mor parasysh. Ndërkohë që akuzat e lëshuara nga deputeti Tahiri dhe replikat e ashpra me kryeparlam­entaren, Jozefina Topalli dhe ligjvënësi­t të majte sollën si pasojë edhe ndërprerje­n e seancës. Në fjalën e saj Topalli akuzoi socialistë­t se ishin kundër aktit pasi sipas saj “PS i urren pronarët”. Por Tahiri pretendoi se “nga ky ligj përfitojnë Presidenti, Bujar Nishani, ministra dhe deputetë të PD- së”. Gjatë fjalës së tij, deputeti demokrat Gert Bogdani, duke akuzuar opozitën për mendësi komuniste, i bëri thirrje që të votojë aktin, për t’i dhënë fund sipas tij padrejtësi­së që u është bërë pronarëve të vërtetë ndër vite. “Arsyeja reale është se keni mëndësi komuniste dhe mospajtimi me faktin se kjo është një hap për të çuar para padrejtësi­në që iu është bërë familjeve tiranase. Rama i tha atyre shkoni tek partia juaj”,- deklaroi Bogdani. Deri në datën 1 nëntor, 3289 persona që banojnë në shtëpitë e ish- pronarëve të ligjshëm duhet të ndjekin në mënyrë të përshpejtu­ar të gjitha procedurat për të përfituar kredi me interes 0% për një afat deri në 30 vjet. Enti Kombëtar i Banesave dorëzoi para pak ditësh pranë Bankës Kombëtare Tregtare listën e të gjithë personave që banojnë në shtëpitë e ish- pronareve dhe që përfitojnë kredi me interes zero për një afat deri në 30 vjet për të zgjidhur problemin e strehimit te tyre dhe për të liruar ambientet ku banojnë aktualisht. Konkretish­t, lista përmbante peshën kryesore nga Bashkia Tiranë, me 908 raste, duke vijuar me atë të Durrësit me 869 raste dhe të Shkodrës me 605 të tilla në total.

 ??  ??
 ??  ?? Nasip Naço
Nasip Naço
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania