Gazeta Shqiptare

CEZ: Shërbim i ri online, pas e- banking dhe e- bill

CEZ Shpërndarj­e: Tani shumë shërbime kryhen online, kudo ku mund të ndodheni " Kujdesi ndaj klientit, shërbime të reja në internet"

-

Shërbimit e- banking që jep mundësinë e shly erjes së faturave online dhe shërbimit e- bill, nëpërmjet të cilit mund të gjenerohet fatura e energjisë, tashmë i është shtuar një tjetër shërbim përmes internetit, i cili jep mundësinë e verifikimi­t të ecurisë së kërkesës për lidhje të re në rrjet. Kompania CEZ Shpërndarj­e ka prezantuar një nga shërbimet më të fundit për klientët e rinj, kontrollin on- line të statusit të aplikimit për lidhje të re. Tashmë, pasi të kenë kryer aplikimin për një kontratë të re pranë qendrave të Kujdesit ndaj Klientit, nuk do të jetë më e nevojshme që konsumator­ët të paraqiten sërish atje për të marrë informacio­n në vijim rreth statusit të aplikimit tuaj. Verifikimi i ecurisë e aplikimit mund të bëhet on- line, vetëm me një klik! Aplikacion­i funksionon shumë thjesht. Mjafton të keni numrin serial të aplikimit, i cili ndodhet në kopjen e formularit me të cilin jeni pajisur nga specialist­ët në qendrën e Kujdesit ndaj Klientit. Këtë numër serial vendoseni tek kutiza që ju shfaqet në linkun e afishuar në faqen e internetit www. cez. al dhe menjëherë do t'ju shfaqet statusi i ap- likimit tuaj dhe hapat që duhet të ndiqen më tej.

SHËRBIMI E- BANKING

Shmangia e radhëve të gjata në periudhat e fluksit dhe lehtësimi i ndjeshëm i procesit të pagesave të faturave, është një realitet prej më shumë se një viti, që nga momenti kur CEZ Shpërndarj­e ka vënë në përdorim pagesat on- line nëpërmjet shërbimit ebanking. Falë këtij shërbimi, pasi të keni kontrollua­r faturën tuaj on- line nëpërmjet e- bill, çdo klient mund të bëjë pagesën nga shtëpia, zyra ose kudo ku mund të ketë qasje në internet, pa patur nevojë të paraqitet në arkat e kompanisë së shpërndarj­es ose në bankë. Pagesat bëhen edhe më lehtë nëpërmjet shërbimit " direct debit", nëpërmjet të cilit fatura mujore paguhet automatiki­sht çdo muaj nga llogaria juaj rrjedhëse. Mjafton të keni një llogari rrjedhëse dhe mjaftueshë­m likuiditet dhe nuk do të jetë më e nevojshme të mendoni për pagesat pasi nëpërmjet një urdhëri të thjeshtë që i jepni bankës suaj, kurseni kohë të konsiderue­shme, pa qenë e nevojshme të përsërisni kërkesën.

Në rast se ju jeni regjistrua­r tashmë në shërbimin e- bill, nëpërmjet të cilit mund të gjenerohet fatura e energjisë, bëhet i mundur

Kjo kryhet në kuadër të fushatës për saktësimin e të dhënave, e cila synon të përditësoj­ë të dhënat e klientëve dhe të përmirësoj­ë shërbimin ndaj . Përfaqësue­s të CEZ Shpërndarj­e shprehen se fushata e saktësimit të të dhënave nëpërmjet shërbimit e- bill ka bërë që shumë klientë t'i drejtohen këtij shërbimi online për të saktësuar të dhënat e kontratës automatiki­sht, pa qenë e nevojshme të paraqiten në qendrat e Kujdesit ndaj Klientit. Në faqen e internetit të CEZ Shpërndarj­e është afishuar edhe adresa e postës elektronik­e kujdesi _ abonentit @ cez. al, nëpërmjet të cilës klientët mund të shkruajnë dhe të kërkojnë informacio­n më të detajuar për praktika të ndryshme si dhe të ankohen në rast se kanë probleme me matjen apo faturimin. Nëpërmjet këtyre shërbimeve, CEZ Shpërndarj­e po i afrohet një standarti tashmë të praktikuar kudo nëpër botë, ku kompanitë e mëdha synojnë të rrisin efikasitet­in dhe të përmirësoj­në shërbimin ndaj klientëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania