Gazeta Shqiptare

" Varfëria na solli vdekjen e motrës"

Viktima Fatjona Sula ishte e divorcuar me 2 fëmijë. Kapet autori, Çelnik Meleqi: Isha xheloz Masakra e 24- vjeçares me gurë, flet Leunida Sula

-

Vrasësi i Fatjona Sulës është arrestu ar dje nga policia dhe ka rrëfyer se e ka bërë krimin për xhelozi. Çelnik Meleqi deklaroi se e ka vrarë gruan dhe e ka fshehur trupin në Qafë- Thanë pasi i ishte i tronditur. Ndërkohë, e motra e viktimës rrëfen: Varfëria na solli vdekjen e motrës. Ajo ishte divorcuar dy vjet më parë nga bashkëshor­ti i saj dhe varfëria e detyroi atë të largohej nga fshati për të punuar në qytetin e Përrenjasi­t. Kishte dy fëmijë të mitur, një vajzë 2 vjeçe( të cilën i ati ende nuk e ka njohur) dhe një djalë 5- vjeçar. Motra e vogël e 24- vjeçares Fatjona Sula, e cila u gjet e masakruar pasditen e së mërkurës poshtë një ure në QafëThanë, Leunida Sula është vetëm 19- vjeç. Nën efektin e qetësuesve të shumtë, 19vjeçarja ka pranuar të rrëfejë për gazetën takimin e fundit me motrën e saj, parandjenj­ën e hidhur, dhe dhuratën e " lamtumirës", ndërsa nuk ka lënë pa përmen- dur edhe vështirësi­të e shumta të jetës të 24vjeçares së masakruar.

FLET MOTRA E VIKTIMËS, LEUNIDA SULA

Si e keni marrë vesh lajmin e hidhur për motrën tuaj?

Nuk dija gjë, unë jetoj në Librazhd, pasi vështirësi­të familjare na kanë detyruar të shpërngule­shim nga familja për të siguruar vetë të ardhurat dhe për të nisur një jetë të re. Sikurse po thoja, unë jetoja në Librazhd ndërsa motra ime në Përrenjas, ku edhe punonte në një lokal. Në fakt e dëgjova në lajme që bëhej fjalë për një vajzë të masakruar, por nuk i kushtova rëndësi, pasi edhe identiteti mungonte në ato momente. Ishte një telefonatë policie, një numër që niste 06941... që më njoftoi se motra ime ishte e sëmurë, pasi kishte pësuar një aksident dhe duhej të vija urgjent në spital. Mbërrita këtu, dhe siç e patë gjithçka e mësova këtu ( përlotet 19- vjeçarja), motra ime është vrarë... tmerr ... O zot po fëmijët e saj tani ..

Ju përmendët fëmijët, ku jetojnë ata?

Me prindërit tanë në fsha- tin Orenj, në Komunën Ostresh të Librazhdit. Fatjona duhej të punonte dhe i vet- mi qëllim i saj ishte të mos u mungonte që fëmijëve sikundër na kishin munguar neve. Ne jetonim deri para dy vjetësh në fshat, menjëherë pas divorcit të Fatjonës, pasi ajo ishte e martuar në Xhyrë të Librazhdit ne u shpërngulë­m që aty. Ishim gjashtë persona, me gjithë vajzën e sapolindur të Fatjonës. Të ardhurat tona janë vetëm 9 mijë lek të reja të kempit të babait, pasi ai është ( shurdh - memec). E vetmja zgjidhje ishte të largoheshi­m dhe të siguronim jetët tona, të mbanim me bukë edhe familjen. Ku punonte Fatjona? Kamarjere në një lokal në Përrenjas, fitonte të ardhura mjaftueshë­m dhe ndihej mirë. Pasi në të kundërt do më kishte treguar se ne jemi shumë të lidhura bashkë. Ndërkohë atje nuk kishte hasur kurrë probleme.

Kur dhe pse ishte divorcuar Fatjona?

Kishte dy vjet që ishte divorcuar, sa babai ende nuk e njeh vajzën e tij, pasi motra ishte shtatzënë në momentin e divorcit. Ishte e martuar në Xhyrë të Librazhdit, pasi atje kemi të martuar edhe motrën e madhe. Ishte martuar me shkuesi, dhe nuk i përputhesh­in fare karakteret. Ajo ishte tip i hedhur dhe ai shumë i qetë, çka sillte zënka apo sherre të shumta. Kështu ajo u nda pas 6 vitesh martesë. U zhvendos me fëmijët e saj në fshat në Orenj, dhe vështirësi­të ekonomike u bënë më të mëdha, ndaj zgjidhja e vetme ishte ardhja në qytet dhe gjetja e një pune.

Pse mendoni se ndodhur kjo ngjarje?

Xhelozia, vetëm kështu mund ta shpjegoj. Patjetër do ketë pasur ndonjë lidhje që e ka mbajtur të fshehtë dhe për shkak të xhelozisë do ketë ndodhur kjo. Kishte dy vjet që jetonte dhe punonte në Përrenjas, në atë lokal si kamarjere, dhe nuk kishte dalë kurrë jashtë shtetit. Madje nga varfëria nuk ka asnjë mjet identifiki­mi. Kursente për gjithçka, mblidhte lek vetëm për fëmijët.

ka

 ??  ?? Motra e viktimës, Leunida Sula
Motra e viktimës, Leunida Sula
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania