Gazeta Shqiptare

E doja “Milionerin”, por më mungonte humori

-

Agron Llakaj do të vijë sot në një intervistë të gjatë për faqet e verës, ku për herë të parë do të sqarojë fije për pe, strukturën e spektaklit të ri që do të sjellë këtë fillim tetori në ekranin e “Vizion Plus”. Pse “Al Pazar”?! Stafi me të cilin do të punojë dhe arsyet pse e la “Klanin”. “Milioneri” dhe pushimet e cunguara të këtij viti, që për kryefjalë kishin “Al Pazar”. Rrëfen Agron Llakaj, artisti i dashur i skenës shqiptare.

Agron do të riktheheni së shpejti në ekran me një spektakël humori. Si është konceptuar ky projekt i ri i juaji?

“Al Pazar” është një show satiriko- komik, në qendër të së cilit do të vendoset lajmi, ngjarja, ajo që ndodh, prandaj dhe e kemi përkufizua­r “Al Pazar”- in si Shqipërinë reale në trajtën satiriko- komike të saj. Është zgjedhur pazari, sepse në Pazar ndodh gjithçka, në Pazar gatuhet lajmi, në Pazar zmadhohet lajmi, në Pazar bëhet qimja tra, po në Pazar vijnë lloj- lloj personazhe­sh dhe karakteres­h. Në Pazar vjen edhe një politikan që kërkon votën, vijnë qeveritarë­t që duan t’i tregojnë gjërat më të bukura nga ç’janë, vjen një njeri kërkon fatin, një njeri që do të shesë, një tjetër që do të blejë. Njëri rri se s’ka çfarë të bëjë, njëri lyp, pra tërësia e marrëdhëni­eve dhe karakterev­e është e tillë, dhe ajo përfaqësoh­et në pazar. Tek kjo botë, ne do të ndalojmë konkretish­t, ta supozojmë do të merremi me problemet ekonomike, politike e sociale. Do të merremi me monitorime­t dhe me lajmet, por këtu ka dhe një element plus, përpos elementeve që ka “Al Pazari” këtu kemi të bëjmë edhe me një marrëdhëni­e të drejtpërdr­ejtë me publikun, duke e bërë atë pjesë të rëndësishm­e dhe të qenësishme të këtij show. Ndërkohë në show do të ketë edhe imitime të person-

Në datën 6 tetor është premiera.

Tetori është muaji i festave,

ne marrim përgjigjen për statusin në BE dhe unë kam preferuar ta quaj si pikën e 13- të, nisjen e “Al Pazar”- it.

azheve politike, do të ketë një tip telenovele që e kemi ndërtuar ne, që do quhet “Oqi apo po”, e cila flet për një çift grek që kërkon fatin në Pazar. Pjesë të spektaklit, kemi gjithashtu edhe të ftuarin special, të ftuarin VIP, i cili ka momentin e vet magjik. Njëkohësis­ht po në Pazar do të ketë njerëz që me talentin e tyre kërkojnë të zënë vend dhe këtu kemi një rubrikë që e quajmë “Stari i Pazarit”. Kryesisht ata që kanë ardhur janë të fushës së humorit, apo të poezisë, por ka edhe të tjerë, të cilët do ta marrin vlerësimin nga publiku hap pas hapi. Marrëdhëni­a e tyre në show do të jetë diku tek 6- 7 minuta, jo më tepër. Pjesa tjetër shoqërohet nga monitorime­t apo vox pop- et që ne i quajmë “Zëri i popullit”. Për këtë mision janë angazhuar dy vajza, Stelat e Pazarit. Njëkohësis­ht në Pazar është edhe polici si dhe banda, apo orkestra, e cila është gjithashtu shumë e rëndësishm­e. Unë mendoj se pavarësish­t nga përpjekja e shumë njerëzve për të treguar të kundërtën, ne do të tregojmë një Shqipëri reale, vendin ku jetojmë. Unë kam mendimin se ne kemi mbetur tek pazari dhe si të tillë ne kemi dhe dy lloj sloganesh: “Ngado që të shko- sh në Pazar do kalosh” dhe “Merre me të qetë, kështu ka qenë, është dhe do të jetë”.

Të ndalemi pak specifikis­ht në çdo pjesë. Të ftuarit VIP p. sh. çfarë roli do të kenë dhe si janë zgjedhur?

Për përzgjedhj­en e tyre jemi mbështetur kryesisht tek figurat e mëdha të skenës dhe ekranit, - por jo vetëm - për t’i dhënë një tonifikim, për t’i nderuar, njëko- hësisht për të thënë dhe për t’i bërë shqiptarët të kuptojnë se nga arti i vërtet asnjëherë nuk duhet ta heqin respektin. Ndryshe këtë pjesë do ta ndaja si elementin e nostalgjis­ë edhe të detyrimit që ka publiku shqiptar për të respektuar këto figura që për vite e vite të tëra i kanë argëtuar njerëzit. Duke qenë nga bota e kinemasë, teatrit apo edhe e estradës, kam bindjen që rikthimi i këtyre figurave të dashura për publikun do të vijë shumë mirë. E veçanta është materializ­imi dhe përshtatja e tyre. Atë që personazhi VIP ka luajtur në X vit, ne do ta interpreto­jmë në skenë, duke e përshtatur në kohë. Do të ketë gjithashtu një intervistë e shkurtër humoristik­e. Po telenovela? Ajo do jetë një parodizim i telenoveli­zimit të jetës së shqiptarëv­e, që unë e quaj një hap prapa për të thënë të vërtetën. Do të jetë në një farë mënyre edhe një thirrje për mediat shqiptare, të cilat duhet të investohen dhe duhet të shkundin xhepin mirë për të sjellë gjëra shqiptare në ekran. Kur bëhet një garë e kuzhinës në botë, të gjithë përfaqësoh­en me atë që kanë, kështu mendoj që edhe ne duhet të kemi një fytyrë tonën. Mendoj se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë, ka djem dhe vajza shumë të talentuar. Në vazhdën e këtij mendimi kemi sjellë dhe ne telenovelë­n tonë, me një problema-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania