Gazeta Shqiptare

Universite­tet, Formular A3 për 4000 maturantë mbetës

AKP, Harizaj: Mund të kandidojnë në vendet e mbetura bosh " Mundësi dhe studimet part- time"

-

Për të gjithë ata nxënës, të cilët rezul tuan mbetës në sezonin e parë të provimve të Maturës Shtetërore, por që do të mund të kalojnë me sukses provimet e lëna pezull, në sezonin e vjeshtës ndizet drita jeshile për të vazhduar studimet universita­re. Një prakitkë e njohur edhe vitet e tjera duket se do të gjejë zbatim edhe këtë vit akademik. Lajmin për " Gazeta Shqiptare" e konfirmon kreu i Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Alfons Harizaj. Sipas tij, ende nuk është vendosur në mënyrë përfundima­tre procedura që do të ndjekin maturantët, por beson se edhe këtë vit do të dalë Formulari A3. " Për të gjithë maturantët mbetës, që do të kalojnë me sukses provimet e Maturës Shtetërore në vjeshtë, një mundësi shmë e mirë mbetet Formulari A3. Ende nuk janë përcaktuar datat dhe proceduart e plotësimit, por besoj se edhe këtë vit do ta kemi këtë formular", - u shpreh Harizaj në një prononcim për Gazetën. Gjithashtu, ai u rikujtoi të gjithë mbetësve të sezonit të parë se një tjetër mundësi për të ndjekur studimet janë edhe studimet part- time dhe pse jo edhe universite­tet private. " Nuk janë pak mundësi për këta maturantë. Përveç Formulari A3, ata mund të konkurrojn­ë për studimet part- time dhe në universite­tet private",sqaroi Harizaj.

Në datën 7 shtator, të gjithë maturantët që rezultuan mbetës në sezonin e parë të provimeve iu nënshtruan provimit të vjeshtës së Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Ishin rreth 1300 maturantë që iu nështruan këtij provimi, ndërkohë që mbetësit e Matematikë­s e kanë dhënë provimin e sezonit të dytë, në datën 11 shtator. Matematika ishte provimi, që numëronte edhe numrin më të madh të nxënësve, që ishin vlerësuar me notë negative. Sipas të dhënave të AKP- së, mbetësin në lendën e detyrueshm­e të matematikë­s ishin rreth 1700, ndërkohë që rreth 1000 maturantë kanë rezultuar mbetës në provimet me zgjedhje. Nxënësit, që iu nënshtruan këtyre provimeve për herë të dytë ende nuk kanë marrë në dorë rezultatet e sezonit të dytë, ndërkohë që sipas Harizajt, rezultatet­e e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë mund të jenë gati brenda kësaj jave. " Rezultatet e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë ende nuk janë gati, por besoj se brenda kësaj jave mund të jenë gati", - u shpreh Harizaj.

FORMULARI

Formulari A3, i cili parashikoh­et të të përdoret për raundin e dytë të prani- meve në universite­te, ku kandidatët do të konkurrojn­ë për të fituar shkollën e lartë vetëm për vendet e mbetura bosh nga raundi i parë, do të mund të plotësohet edhe nga maturantët që kanë rezultuar mbetës në provimet e Maturës. Por, kushti kryesor që këta maturantë të plotësojnë këtë formular, do të jetë marrja e provimeve ku ata kanë ngelur, gjatë sezonit të vjeshtës, në të kundërt, nuk do ta kenë këtë mundësi.

 ??  ?? Alfons Harizaj, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Provimeve
Alfons Harizaj, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Provimeve
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania