Gazeta Shqiptare

Bashkia e Tiranës nis punimet e rrugës lidhëse " 5 Maji" me " Selaudin Zorba"

Vlera e investimit, 63 milionë lekë, përfundon për 10 muaj

-

Bashkia

e Tiranës ka nisur rikonstruk­sionin e rrugës që lidh rrugën " 5 Maji" me rrugën " Selaudin Zorba". Ajo ndodhet në Njësinë Bashkiake Numër 4, ndërkohë që, investimi për rehabiliti­min e saj kap vlerën e 63 milionë lekëve. Projekti i rikonstruk­sionit të kësaj rruge me gjatësi rreth 1 km, parashikon trotuarë, ndriçimin, rrjetin e kanalizime­ve, mbjelljen e 150 fidanë pemësh, spostimin e linjave elektrike, shtyllave të tensionit etj. Ndërtimi i saj do t'u vijë në ndih- më banorëve të zonës, 4 bizneseve fasonë, të cilët kanë të punësuar mbi 500 punonjës si dhe dhjetrave ambiente tregëtimi me shumicë. Punimet për rehabiliti­min e saj, sipas parashikim­eve të Bashkisë së Tiranës do të përfundojn­ë brenda 10 muajsh. Nisja e punimeve në këtë rrugë, është inspektuar ditën e djeshme edhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Sipas Bashës, ndërti- mi i kësaj rruge ishte premtuar disa herë, por asnjëherë nuk ishte bërë realitet më përpara. " Bashkë me Kryetarin e Njësisë 4, para një viti u kemi premtuar ndërtimin e kësaj rruge, banorëve të Njësisë 4. Nuk ishte premtim i ri. Ne e premtuam për herë të parë, por premtimi ishte dhënë të paktën tre apo katër herë të tjera. Rruga që lidh " Selaudin Zorbën" me " 5 Majin" nuk ka as emër dhe nuk ka asgjë tjetër, nuk ka as shtresë asfalti, as rrjet nëntokësor, as ndriçim, as gjelbërim, megjithatë është rrugë që përdoret ditë për ditë nga 10- 15 mijë banorë dhe u shërben një komuniteti rezident në këtë zonë, prej 4 mijë banorësh, ndërkohë që lidhet edhe me zona industrial­e prodhimi, siç e shikoni para nesh, pra është një rrugë e rëndësishm­e e qytetit e cila fillon sot nga ndërtimi dhe do të përfundojë brenda 10 muajve" - u shpreh Kryetari i Bashkisë z. Lulzim Basha. Rikonstruk­sioni i kësaj rruge, parashikon edhe futjen nën tokë të fibrave optike dhe shërbimet inxhinieri­ke nëntokësor­e si dhe spostimin e linjave elektrike dhe shtyllave të tensionit.

 ??  ?? Lulzim Basha, gjatë inspektimi­t të punimeve
Lulzim Basha, gjatë inspektimi­t të punimeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania