Gazeta Shqiptare

Tanush Mulleti: Në ' 42- in Qazim Mulleti ka shpëtuar Ramiz Alinë nga ekzekutimi italian

" Ishte 17 vjeç kur ra në duart e kuesturës me një grup të rinjsh komunistë" " Nëna e Ramiz Alisë i kërkoi nënës së Tanushit të ndërhynte te kunati për lirimin e të birit"

-

vend i tij të cilit kishte 30 vjet që i shërbente me idealizëm të pashembull­t dhe restoja që mori ishte që nëna së pari i vdiq e plasur nga malli për fëmijët që megjithëse me pesë fëmijë kishte pasur vetëm njërin afër që ishte im atë. Prandaj kur Jakomoni e thërriti si rezultat i popullarit­etit të tij të madh ai menjëherë refuzoi. Por ishte siç ju shpjegova, para bejlerëve të Tiranës dhe gjithë familjet e mëdha që i kërkuan që ai t'i përfaqëson­te se mund të ndodhte që të vinte në krye të bashkisë ndonjë nga ekstremet e largëta të vendit qoftë nga veriu dhe qoftë nga jugu. Kështu që e pranoi detyrën me kushtin që të kishte kontakte të drejtpërdr­ejta me Jakomonin. Ishte i vetmi Kryetar Bashkie që kishte kontakte të drejtpërdr­ejta me të, madje kjo kaloi edhe në një miqësi konfidenci­ale që u bë një nga arsyet që Qazim Mulleti ishte një nga njerëzit e plotfuqish­ëm të pushtetit lokal duke përdorur kompetenca­t dhe konfidencë­n e tij për të ndihmuar miqtë, dashamirës­it dhe bashkëqyte­tarët e Tiranës.

Ju jeni duke i bërë vetëm Hymne?

Jam duke thënë një të vërtetë. Mund ta keni ndeshur shumë në këto vite që shumë njerëz thonë që na nxori nga burgu Qazim Mulleti madje këtë e ka thënë dhe Ramiz Alia të cilin e ka shpëtuar Qazim Mulleti. Në ç'mënyrë? Në vitin 1942 kur u bë një fushatë masive nga ana e italianëve kundër elementëve komunist dhe turbullues siç konsideroh­eshin në atë kohë. Në këtë " darë" arrestimes­h ra edhe Ramiz Alia. Kam mësuar më mbrapa nga vetë Ramizi se në atë grup ku u prangos ai ishin jo më pak se 17 vetë. Midis tyre pati edhe që u pushkatuan. Ishin elementë të rinisë komuniste të Tiranës. Ramiz Alia ka qenë 17 vjeç. Fati e solli që i gjeti anën Qazim Mulletit dhe këtu është detaji më i bukur se ajo që ka shkuar te Qazim Mulleti për Ramiz Alinë ka qenë nëna ime se ishte shumë shoqe me nënën e tij. Qazim Mulleti ndërhyri tek autoritete­t dhe e nxori prej burgu. Po sa e sa të tjerë që ka nxjerrë ai. Pra e kuptuat tani se çfarë roli ka pasur në kontaktet që kishte vendosur me italianët fillimisht dhe më pas me gjermanët. E di që ju do thoni që ata ishin push- tues. Në këtë rast unë ju përgjigjem që nuk ishte Qazim Mulleti që i solli në Shqipëri dhe as e pyeste kush atë se çfarë do të bënin, por ai vendosi kontakte dhe ndihmoi bashkëqyte­tarët e tij. Ky nuk është bashkëpuni­m në kurriz të atdheut por në ndihmë dhe në mbështetje të tij.

Me çfarë fakti tjetër e mbështesni këtë deklaratë?

Sepse të gjitha shkresat që kanë dalë nga zyra e Qazim Mulletit dhe nga institucio­ni që ai ka drejtuar qoftë i bashkisë dhe qoftë i prefekturë­s në kokën e saj është shënuar qartë " Shteti Shqiptar". Kjo ka shumë kuptim në lidhje me autoriteti­n e shteti që në interes të tij krijoi kontakte me një ushtri që erdhi jashtë dëshirës sonë dhe jashtë vullnetit tonë. Por ama duhej luftuar që ajo ushtri të shkaktonte sa më pak dëme dhe të mbroheshin së pari njerëzit.

Më folët për Ramiz Alinë për të cilin thatë se e paska shpëtuar Qazim Mulleti. Mund ta mendojmë se është në prizmin e fjalëve të shumta që thuhen sot ku flitet shumë dhe për çdo gjë, por a duhet t'i besojmë?

Ramiz Alia e ka pranuar vetë këtë fakt. Madje e ka të cituar edhe në një nga këto librat që kishte bërë tashmë vitet e fundit.

Juve keni biseduar me të për këtë fakt?

Ju thash që kam biseduar. Unë kam qenë Drejtor i Burgut 313 kur Ramiz Alia u arrestua dhe u vendos pikërisht në atë burg. Pra unë isha drejtor i tij. Unë e kisha dëgjuar dikur nga nëna ime historinë e tij, por nuk dija se ku qëndronte ai me të vërtetën. Kështu që pas natës së parë të arrestimit kur erdhi mëngjesi unë shkova në zyrë. Atje thërrita shefat përkatës ku më raportuan për të arrestuari­t e asaj nate të cilët ishin pothuajse gjithë Byroja Politike duke filluar që nga Ramiz Alia. Dhashë porosi shefit të sigurisë të gjente një qeli të përshtatsh­me për të, për vetë detyrën e kryetarit të shtetit që kishte qenë, ndërkohë u thash ta sillnin në zyrën time. Dhe çfarë bisede bëtë? U ul si me përtesë në tavolinën përballë dhe më shikonte me një qetësi karakteris­tike. E pyeta për shëndetin dhe për të tjera gjëra që kishin lidhje me arrestimin. Pas kësaj e pyeta nëse kishte qenë ndonjë herë tjetër i arrestuar?

- Po, - më tha. Në ' 42- shin kur kam qenë në Rininë komuniste. Isha vetëm 17 vjeç.

- Po si munde të shpëtosh - thashë?

- Më ka nxjerrë Qazim Mulleti - ma ktheu.

- PO lëre Qazim Mulletin - insistova unë - se nuk i binte ndërmend për ty, por më thuaj se kush shkoi te Qazim Mulletin.

- Nëna ime - shpjegoi - kishte shumë shoqe kunatën e Qazimit. Ajo i tha kunatës së tij, dhe kunata ndërhyri te Qazimi, i cili urdhëroi daljen time kur edhe mund të më kishin ekzekutuar.

- Po a e di ti se ajo kunata e Qazimit që ishte shoqe me nënën tënde ishte pikërisht nëna ime - sqarova unë - ndërsa ti nuk doje më t'ia dije se çfarë bëhej me këtë familje. Ku jetonte dhe si jetonte në internim.

- Ashtu thua ti? - Ma ktheu ai duke më parë në sy ndërkohë që vijoi: Kur është arrestuar yt atë me një grup të cilësuar shumë të rrezikshëm për kohën nuk është dënuar me pushkatim megjithëse shokët e tij u pushkatuan. Pra ai, vëllai i Qazim Mulletit nuk u prek, por doli shpejt nga burgu.

Kaq tha dhe la të kuptonte se i kishte vënë kapak kësaj teme.

Çfarë bëtë juve pas kësaj surprize kur mësuat me sa shikoj që Ramiz Alia në heshtje ju kishte shpëtuar babain tuaj?

U befasova shumë. Nuk e dija që jeta e tij ishte shpëtuar prej Ramizit. Një herë më hyri frika se mos ma kishin bërë bashkëpunë­tor të sigurimit, ndërkohë që ne vuanim në internim gjë që i binte të shikoheshi­m sërish tashmë si sigurimsa. Kështu që shkova menjëherë në Ministrinë e Brendshme dhe gjeta dosjen e tij. Pash që nuk ishte bërë bashkëpunë­tor se zakonisht në kësi rastesh ta falnin jetën. Por pash që pyetjet nga trupi gjykues ishin jo shumë provokativ­e dhe jo shumë të ashpra për të akuzuar. Besova nga sa më tha Ramizi atë mëngjes si hyri në bur-

i

 ??  ?? Qazim Mulleti si prefekt i Tiranës në vitin 1943
Qazim Mulleti si prefekt i Tiranës në vitin 1943
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania