Gazeta Shqiptare

" Në burg pas ‘ 90- ës Alia deklaroi se ia kishte kthyer nderin Qazimit"

“50 vjet më vonë Ramiz Alia ra sërish në burg ku drejtor ishte nipi i Qazim Mulletit” " Në kohën e komunizmit vëllai i tij nuk ishte dënuar me vdekje"

-

por s'e ka pranuar, madje Hysniu nuk ka pranuar as detyrën e Guvernator­it të Bankës. Si ka mundësi? Hysniu erdhi në Shqipëri pas vitit 1943 dhe kishte parë dhe dëgjuar më shumë në lidhje me luftën botërore që kishte kohë që kishte nisur. Nuk ishte pak për të, që deri në atë moment kishte qenë në Perëndim dhe të vije nga perëndimi siç erdhi ai, kishe një informacio­n shumë më të kthjelluar nga propaganda euforike mediatike. Hysniu dinte më shumë hollësi për momentet e sfilitjes që kishte filluar të përjetonte ushtria e Kryqit të Hekurt të Hitlerit. Me këtë dua të them se Hysniu ishte absolutish­t i bindur se fitonin Aleatët.

Jemi në vitin ' 39-' 40 kur Qazim Mulleti ka kryesuar bashkinë e Tiranës. Më folët se donte të ishte jashtë politikës dhe se postin e konsideron­te në shërbim të qytetarëve të tij. Në lidhje me sa deklaroni jam i detyruar të më thoni se çfarë veprash ka bërë konkretish­t në Tiranë Bashkia e saj kur drejtohej prej Qazim Mulletit?

Qartë. Atëherë po ju them se Bulevardi që është sot dhe që quhet bulevardi " Dëshmorët e Kombit" është projektuar dhe ndërtuar në kohën që në krye të Bashkisë ka qenë Qazim Mulleti. Të tjerët më pas kanë prishur dhe kanë rikonstruk­tuar, pra kanë riparuar si ta themi më mirë. Në atë kohë u ndërtua edhe godina e madhe e Korpusit Kryesor të Universite­tit. U ndërtua Godina që sot është Kryesia e Parlamenti­t apo Godina e ish- Komitetit Qëndror të Partisë së Punës, siç quhet rëndom etj etj.

Paskësaj detyre ai kaloi menjëherë në detyrën e Prefektit të Tiranës?

Jo. Në vitin 1941, Qazim Mulleti është dërguar si Komisar i Jashtëzako­nshëm në rajonin e Kosovës. Ishte koha kur përgatitej marrja e Kosovës.

Si ishte detyra zyrtare që kishte në atë rajon pasi një detyrë e tillë " Komisar i Jashtëzako­nshëm" duhet të ketë qenë ilegale mendoj?

Ashtu është, por ai shkoi i maskuar në detyrën e Prefektit të Peshkopisë. Ka qenë koha që Italia ishte afër kapitullim­it dhe vihej re një tendencë e hapur e afrimit Greqi - Jugosllavi. Qazimi në atë kohë në një fjalim të rëndësishë­m që ka mbajtur para popullit të Peshkopisë ka deklaruar se man për Evropën Jugperëndi­more Novenbache­r, të cilin e kishte njohur madje e kishte pasur mik që në Vjenë. Si ka mundësi? Sepse në atë kohë, pra kur Qazim Mulleti kishte jetuar në Vjenë, Novenbache­r kishte qenë Kryetar Bashkie i saj dhe rasti e kishte sjellë që ishin njohur mirë dhe kishin siguruar një miqësi të afërt. Këtë ai tashmë që ishte rasti po e shfrytëzon­te në interes të Kosovës kur jugosllavë­t lidhnin marrëveshj­e me grekët.

 ??  ??
 ??  ?? Ramiz Alia në moshën 17- vjeçare, pjesëmarrë­s në Lëvizjen Antifashis­te në kryeqytet, ku dhe u arrestua. Shpëton nga ekzekutimi dhe lirohet nga burgu falë ndërhyrjes së Qazim Mulletit
Ramiz Alia në moshën 17- vjeçare, pjesëmarrë­s në Lëvizjen Antifashis­te në kryeqytet, ku dhe u arrestua. Shpëton nga ekzekutimi dhe lirohet nga burgu falë ndërhyrjes së Qazim Mulletit
 ??  ?? Ramiz Alia kur u arrestua pas rënies së komunizmit dhe u burgos në burgun 313 ku drejtor ishte pikërisht nipi i Qazim Mulletit, Tanush Mulleti
Ramiz Alia kur u arrestua pas rënies së komunizmit dhe u burgos në burgun 313 ku drejtor ishte pikërisht nipi i Qazim Mulletit, Tanush Mulleti
 ??  ?? Betimi i Qazim
Mulletit kur filloi detyrën e kryebashki­akut të Tiranës. Djathtas, materiali i
zbardhur
Betimi i Qazim Mulletit kur filloi detyrën e kryebashki­akut të Tiranës. Djathtas, materiali i zbardhur

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania