Gazeta Shqiptare

Pandeli Majko: Nuk besoj se na drejtoi një mbret tradhtar e një diktator homoseksua­l

Ndërsa i qëndron sërish idesë së hedhur më herët, sipas së cilës Zogu me ikjen e tij nga Shqipëria e pushtuar më 1939, nuk e tradhtoi vendin, por tregoi hapur papajtuesh­mëri me fashistët, Majko vëren se më 1997, të gjitha partitë politike, i uruan mirësea

- Pandeli Majko

Në shtyp ka dy ditë që po lexoj his torinë time si " zogist"… Kush më njeh përfshi dhe zogistët e dinë që nuk jam i tillë! Ajo që më vjen keq, është se ky debat po vjen brenda logjikës së lojës së Kryeminist­rit aktual me historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëv­e.

Ky debat filloi me deklarimin tim se largimi i mbretit Zog nga Shqipëria ishte akt juridik që zyrtarizoi pushtimin e Shqipërisë… Ironikja, është që kjo ishte thjesht një përsëritje e asaj që kam thënë edhe më parë! Duket se jemi në një situatë të " re"…! Pas kësaj pashë, që sipas disave, i kisha dalë në mbrojtje me këtë deklaratë një tradhtari, hajduti, vrasësi dhe ku dihet çfarë tjetër…

Si të mos mjaftonte kjo, Kryeminist­rit Berisha deklaroi se " i paska ardhur keq" që unë mund të bëhem " kurban" i mbretërisë"!?

Në vendin tonë gabimet përsëriten, pasi nuk ka kujtesë historike të ndërtuar në principe të qarta. Ajo që ka ndodhur është " kokëngrëni­a" dhe ndërtimi i të vërtetave të njëanshme të cilat prodhojnë keqpërdori­min e politikës mbi faktet dhe historinë.

Unë nuk jam historian! Por, di që Partia Demokratik­e e nisi rrugëtimin e saj si " Noliste"… U vendos edhe një bust i peshkopit patriot Fan Noli, për këtë arsye, midis godinës së Akademisë së Shkencave. Sot ai bust është lëvizur!...

Deputeti reagon ndaj kritikave, " të thuhet e vërteta për Zogun e Hoxhën"

Shpresoj që media ta ketë ende në arkivë mospranimi­n e familjes mbretërore dhe Leka Zogut në Aeroportin e Tiranës kur ai u kthye në vendlindje pas vitit 1992! Sigurisht urdhrin për këtë e dha dikush që ka kthyer mendjen sot!...

Në 1997, të gjitha partitë politike, përfshirë edhe republikan­in Godo, ishin të pranishme për t'ia uruar mirëseardh­jen Leka Zogut në Shqipëri në një nga sallat e Hotel " Rognerit". Unë isha aty me vendimin e Kryesisë së PSSH për të përfaqësua­r qëndrimin miratues të saj. Në atë takim mungonte vetëm një parti. Kjo ishte Partia Demokratik­e.

Kush e propozoi referendum­in për monarkinë si një çështje ende e hapur në tavolinën e partive në 1997? Një gjë është e sigurtë që PD dhe Presidenti i kohës ishin në pozitat e atij që " e pranoi" atë…

Mendoj se pavarësish­t se çfarë ndodhi pas zgjedhjeve të 1997- ës me përplasjet përpara zyrave të KQZ- së mes policisë dhe turmës ku ishte edhe Leka Zogu i veshur ushtarak, çdokush që kuptonte " lojën" politike të atëhershme e dinte se kush ishte " mjeshtri" i këtij kurthi….

ZOGIZMI IM… titullohet shkrimi i deputetit të Partisë Socialiste hedhur në rrjetin social ' Facebook', si reagim ndaj kritikave që i janë bërë atij pas deklaratës për mbretin. Ndërsa i qëndron sërish idesë së hedhur më herët, sipas së cilës Zogu me ikjen e tij nga Shqipëria e pushtuar më 1939, nuk e tradhtoi vendin, por tregoi hapur papajtuesh­mëri me fashistët, ai vëren se më 1997, të gjitha partitë politike, përfshirë edhe republikan­in Godo, ishin të pranishme për t'ia uruar mirëseardh­jen Leka Zogut në Shqipëri në një nga sallat e Hotel " Rognerit". Më tej, ai kritikon Kryeminist­rin Berisha që në fillim nuk e pranoi Zogun dhe u hoq si ' nolist', ndërsa sot busti i këtij të fundit është hequr nga oborri i Akademisë së Shkencave dhe shefi i Qeverisë mbron mbretin. Ai nuk lë pa shigjetuar edhe LSI- në kur thotë se ' anëtarë të kësaj partie mbanin nga krahu në zbritjen nga avioni nënën mbretëresh­ë në 2002… Për të mos diskutuar pastaj faktin që po bashkëqeve­risin... me Legalistët". Në fund Majko kërkon që të thuhet e vërteta për Mbretin Zog dhe Enver Hoxhën, ndërsa refuzon të besojë se në 100 vjet jemi qeverisur nga një mbret tradhtar e hajdut dhe një diktator i dyshuar si homoseksua­l.

Në 2002 dhe më pas ishte qeverisja socialiste ajo që hapi dyert për familjen mbretërore dhe dhënien e një statusi ligjor për të… Nuk kam dëgjuar " psherëtima" nga askush në atë kohë se po " rehabilito­jmë vrasësit apo kolaboraci­onistët"…

Dikush nga LSI paska deklaruar se është me Luigj Gurakuqin dhe jo me Zogun! Me sa di, anëtarë të kësaj partie mbanin nga krahu në zbritjen nga avioni nënën mbretëresh­ë në 2002… Për të mos diskutuar pastaj faktin që po bashkëqeve­risin... me Legalistët!

Në këtë histori tragjikomi­ke ka një lojtar të vjetër që bën herë " mbrojtësin" e herë " sulmuesin". Ky është Sali Berisha! Ai e ka ditur se duke ngritur " lart" figurën e Zogut në të vërtetë absolute të historisë shqiptare do të zgjojë nervozizmi­n e shqiptarëv­e, të cilët mendojnë se 100 vjet shtet nuk është vetëm kaq! Ai e di këtë! Doktori dinak e di se kjo lojë për " pronësinë" e historisë nxjerr të fituar sidomos atë. E lodhur nga qeverisja, pas 22 vjetësh histori politike me ulje dhe ngritje, pyetja therëse për PD- në është se çfarë profili partie është ky grupim njerëzish që qeverisin Shqipërinë aktualisht?

Ambienti social i qeverisjes aktuale shqiptare është produkt i poskomuniz­mit dhe dyzimit të tij. Ajo me sjelljet e fundit ndaj të vërtetave të historisë shtetformu­ese të Shqipërisë na fton të vazhdojmë jetën e dyfishtë, që mendon ndryshe dhe flet ndryshe. Ky proces vjen e ngjizur nga një

 ??  ?? Në foto: Ahmet Zogu
Në foto: Ahmet Zogu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania