Gazeta Shqiptare

JORGO BULO: JA PSE U SPOSTUA BUSTI I NOLIT

-

Akademiku

Jorgo Bulo sqaron arsyet pse u lëviz " Fan Noli" nga përpara Akademisë së shkencave. I pyetur nga " Gazeta Shqiptare", mbas ' denoncimit të Majkos', Bulo bën me dije se busti i atdhetarit ka ndryshuar vendqëndri­m dy herë. " Herën e parë u hoq nga vendi i tij para Akademisë së Shkencave kur dolën në dritë muret e Kalasë së Tiranës. Prej aty, busti u vendos pranë Selisë së Qeverisë së Nolit, disa metra më tutje", tregon Bulo. Gjatë prononcimi­t, ai tregon se është e turpshme mënyra se si busti është lënë dhe është lëvizur. Kur në vitin 2008, u zbuluan mure të Kalasë së Tiranës në Rrugën " Murat Toptani", veçse iu ndërrua vendi, sipas akademikut busti edhe qe rrëzuar. " Ai u rrëzua dhe u dëmtua, por asnjeri nuk u shqetësua për këtë, thjesht e spostuan", - sqaron ai. Ndërsa hera e dytë që u lëviz ishte para një muaji. Kësaj radhe ai u hoq nga parku pranë selisë së Qeverisë së Nolit, për tu shtyrë disa metra më tutje. Arsyet e kësaj lëvizjeje të dytë nuk dihen, dhe Bulo shprehet i habitur për të. " Nuk e di pse u lëviz. Ai qëndronte shumë mirë pranë selisë dhe nuk e kuptoj pse duhej shtyrë më andej. Mund të them vetëm se nuk është tagër i Akademisë së Shkencave ripozicion­imi i bustit. Nuk kemi asnjë lloj dijenie për të. Më vjen keq, vetëm se bazamenti ku është vënë tani është mizerabël, nuk ka dy tri shkallë mermeri, vetëm një shtresë të dobët çimentoje", - deklaron akademiku Jorgo Bulo.

Akademiku: Është lënë në një vend mizerabël, turp!

 ??  ?? Në foto: Jorgo Bulo
Në foto: Jorgo Bulo
 ??  ?? Në foto: Noli
Në foto: Noli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania