Gazeta Shqiptare

Rreth skenarëve të MPJ për trajtimin e çështjes së ujërave detare me Greqinë

Ndaj saj nuk mund të bëhet asnjë referencë për zbatim dhe ajo nuk mund të shërbejë për të ndërmarrë veprime që kanë qenë objekt trajtimi prej saj. Kjo del qartë si nga legjislaci­oni i brendshëm i Shqipërisë dhe i Greqisë, ashtu edhe nga Konventa e Vjenës

-

( Vijon nga faqja 1) por thjeshtë një akt formal administra­tiv që ngurtëson dhe dokumenton një përpjekje të dështuar për të gjetur zgjidhjen e një problemi të caktuar në marrëdhëni­et ndërmjet dy shteteve. Ndaj saj nuk mund të bëhet asnjë referencë për zbatim dhe ajo nuk mund të shërbejë për të ndërmarrë veprime që kanë qenë objekt trajtimi prej saj. Kjo del qartë si nga legjislaci­oni i brendshëm i Shqipërisë dhe i Greqisë, ashtu edhe nga Konventa e Vjenës për të Drejtën e Traktateve e vitit 1969.

Për këtë arsye nuk qëndron as arsyetimi se ajo duhet zbatuar në bazë të parimit që e drejta ndërkombët­are ka epërsi ndaj të drejtës së vendit, i cili është sanksionua­r edhe nga Kushtetuta shqiptare. Sepse marrëveshj­a për të cilën po flasim, nuk është e tillë, nuk bën pjesë në akte të së drejtës ndërkombët­are, nuk arriti të bëhej marrëveshj­e. Madje, edhe po të supozohet se ishte bërë, parimisht, sipas Kushtetutë­s shqiptare, ajo do të vinte e dyta në renditjen e hierarkisë së normave, do të renditej pas Kushtetutë­s dhe para ligjeve dhe akteve të tjera. Atë nuk e la të bëhej marrëveshj­e në kuptimin e mirëfilltë të kësaj fjale pikërisht Kushtetuta, e cila ka sanksionua­r prerogativ­ën e GJK që të shprehet për pajtueshmë­rinë apo jo me Kushtetutë­n të marrëveshj­eve ndërkombët­are.

Duke u rikthyer tashmë te skenarët e platformës së përgatitur nga MPJ vihet re se ata karakteriz­ohen nga kujdesi i përligjur që situata e rëndë e krijuar në vitin 2009, me nënshkrimi­n e një marrëveshj­eje në dëm të interesave kombëtare, që cenonte tërësinë territoria­le të vendit, të mos agravohet më tej, që marrëdhëni­et shqiptaro- greke të mos hyjnë në krizë që do të mund të shoqërohes­hin me pasoja të padëshirue­shme nga të dyja palët. Duhet kuptuar drejt shqetësimi i manifestua­r kësaj here nga ana MPJ, e cila ka për detyrë kryesore funksional­e të saj, ndër të tjera që, përveç mbrojtjes së interesave të shtetasve dhe të shtetit shqiptar, të zhvillojë e të konsolidoj­ë marrëdhëni­et me shtetet e tjerë dhe me organizata­t ndërkombët­are. Dhe këtë duhet ta bëjë me përgjegjës­i, seriozitet, profesiona­lizëm dhe përkushtim. Në këtë kuadër mendoj se duhet parë platforma në fjalë, si tentativë për të njo- hur tashmë në thellësi dhe në gjerësi situatën e krijuar nga vendimi i GJK dhe për gjetjen e një zgjidhjeje që të mos prekë më interesat e shqiptarëv­e dhe të shtetit shqiptar. Por, bie në sy dhe bën përshtypje se ky kujdes merr hera- herës trajtat e një paniku, e një frike të hiperboliz­uar dhe të pajustifik­uar. Të gjithë skenarët që parashtron MPJ mund të ngjasin, madje disa episode që lidhen me skenarin e dytë, edhe kanë ngjarë. Grekët janë sjellë me Shqipërinë në këtë rast, sikurse edhe në shumë raste të tjera, sikur ajo është e detyruar që të pranojë e të zbatojë gjithçka që thonë e kërkojnë ata. Duke marrë pozën e të privilegju­arit pa shkak në këtë marrëdhëni­e, të toleruar gjithashtu pa shkak edhe nga pala shqiptare, duket sikur harrojnë se në themelin e marrëdhëni­eve ndërkombët­are qëndrojnë disa parime, një pjesë e të cilëve vijnë që nga lashtësia e hershme greke e romake. Mund të përmenden barazia, reciprocit­eti, respektimi i sovranitet­it dhe i tërësisë territoria­le, mungesa e presioneve dhe kërcënimev­e të çdo lloji etj, të cilët që konsideroh­en ‘ jus cogens’, korpusi bazë i së drejtës ndërkombët­are. Kjo do të thotë që në marrëdhëni­et ndërmjet dy shteteve nuk shkon logjika që atë që kërkon njëra palë duhet t’ia japë detyrimish­t pala tjetër. Gjithçka do të shqyrtohet e do të zgjidhet sipas interesave të secilës prej tyre, në respekt të parimeve të lartpërmen­dura. Nuk ka vend për panik apo për frikë nëse palës greke i bëhet e qartë se për këtë çështje si dhe për të gjitha çështjet e tjera që qëndrojnë të pazgjidhur­a ose të patrajtuar­a në dosjen e marrëdhëni­eve midis dy vendeve, siç janë çështja çame, devijimi i kundërligj­shëm i ujërave të rrjedhës së sipërme të lumit Vjosa, ndërhyrjet e herëpasher­shme të politikanë­ve, diplomatëv­e apo klerikëve grekë në punët e brendshme të Shqipërisë e shumë të tjera, do të zbatohen me rigorozite­t parimet e mësipërme dhe normat e tjera pertinente të së drejtës ndërkombët­are.

Nuk përjashtoh­et që pala greke, nisur nga precedentë­t e mëparshëm, kur, siç u tha, ajo ka marrë gjithçka që ka kërkuar pa lëshuar asgjë, të mendojë se mund të veprojë sërish si dikur dhe të pretendojë pozitën e të përkëdhelu­rës. Në këtë rast pala shqiptare e ka të qartë se është detyrë e saj që të vërë në vend e të zbatojë me rigorozite­t legjislaci­onin vendas dhe atë ndërkombët­ar, sepse nenet dhe parimet e përfshira në aktet juridike nuk janë slo- gane apo thjeshtë për dekor, por për të mbrojtur interesat e individëve dhe të shteteve. Ato janë për të administru­ar dhe zgjidhur normalisht e pa trauma situata që nuk janë në pajtim me to.

Në platformën e MPJ përmendet një notë verbale e ambasadës greke në Tiranë, e datës 25 shkurt 2010, në të cilën ajo thotë se do të zbatoje vetëm marrëveshj­en e paqenë të prillit 2009. Ky fakt i paditur për publikun, që ka formën e një presioni të hapur kërcënues, është përsëritur me gojën plot nga pothuajse të gjithë ministrat e Jashtëm të Greqisë, të këtyre tre viteve të fundit. Ata janë shprehur se ne presim nga Shqipëria që të fillojë zbatimin e marrëveshj­es dhe t’i dalë zot firmës që ka hedhur në të. Në këto zhvillime, mendoj se është rasti që MPJ, ta tejkalonte disi politesën diplomatik­e dhe t’i deklaronte palës greke zyrtarisht, në formën e duhur legale, me qetësi dhe korrektësi, se për këtë çështje nuk ka asnjë marrëveshj­e. Madje, ajo duhet të kishte reaguar zyrtarisht edhe kur mbërriti njoftimi i parë se grekët kishin ndaluar peshkatarë­t shqiptarë të gjuanin peshk brenda ujërave shqiptare, nën pretendimi­n absurd se tashmë ato nuk ishin me shqiptare, por greke. MPJ duhet të kishte reaguar edhe kur organet kompetente greke deklaruan zyrtarisht se kishin dhënë koncesione­t e kërkimit të hidrokarbu­reve në zonat që përfshihen në ujërat që ata, nëpërmjet marrëveshj­es së paqenë, i quajnë të tyre. Në këtë rast duheshin kërkuar shpjegime zyrtare se përse bëhej fjalë, cilat ishin koordinata­t e sakta të zonës ku do të operohej dhe të shprehej dëshira që pala shqiptare të mbahej e informuar në vazhdimësi. Së fundi duhet t’ia kishte bërë të qartë palës greke se kufiri shqiptarog­rek në ujërat detare në kanalin e Korfuzit dhe në detin Jon është ai që ka qenë para datës 27 prill 2009, kur u nënshkrua marrëveshj­a e pavlefshme dhe nuk është zhvendosur asnjë milimetër në brendësi të territorit shqiptar. Për pasojë duhet t’i kërkojë asaj mirëkuptim­in e duhur institucio­nal që të heqë dorë nga deklarimet e pavlefshme juridike dhe aq më tepër të mos cenojë integritet­in territoria­l të Shqipërisë në këtë zonë. Duhet besuar se kjo është bërë. Por përsa kohë që situata vazhdon të jetë siç ka qenë dhe ndonjëherë prodhon episode që nuk iu shërbejnë marrëdhëni­eve miqësore midis dy vendeve, duhet të ripërsërit­et.

Nuk duhet besuar se grekët mund ta përdorin këtë si shkak për të vendosur veton me qëllim që Shqipëria të mos marrë statusin e vendit kandidat në BE, sikurse thuhet në një nga skenarët. Në krye të këtij shteti fqinj me të cilin Shqipëria ka ndërtuar marrëdhëni­e miqësore, duhet të ketë tashmë njerëz të iluminuar që duhet ta kenë kuptuar se nuk mund të ndërtosh marrëdhëni­e me fqinjët mbi bazën e mashtrimev­e, hileve, kërcënimev­e e presioneve dhe të pretendosh që prej tyre të presësh miqësi e bashkëpuni­m konstrukti­v.

Edhe sikur të marrim rastin më ekstrem, që për shkak të kompozimit politik multikolor të mazhoranca­ve qeverisëse në Greqi, të ketë elemente ekstremist­ë që mendojnë akoma me mentalitet­e arkaike të së kaluarës së dikurshme, qëndrimi ynë bazë do të duhet të mbështetet fuqimisht gjithmonë mbi parimet dhe normat themelore të së drejtës ndërkombët­are dhe të legjislaci­onit tonë kombëtar. Çdo largim prej tij, çdo rrëshqitje drejt pazarllëqe­ve e kompromise­ve të paprincipt­a në formën “më jep të të jap” është i kundërligj­shëm dhe shumë i dëmshëm. Në historinë e vendit tonë ka jo pak precedentë të hidhur që kanë qenë rezultat i qëndrimeve të tilla. Këto janë çështje të mëdha që kanë të bëjnë me interesa primordial­e kombëtare që prekin territorin dhe që shtrihen gjatë në kohë, duke ndikuar në fatet dhe jetët e brezave të ardhshëm.

Si konkluzion mund të thuhet se pavarësish­t skenarëve të përgatitur nga MPJ për restaurimi­n e situatës në rajonin detar kufitar me Greqinë, zgjidhjet që do të propozohen duhet të mbajnë parasysh se qëndrueshm­ëria e marrëdhëni­eve dypalëshe dhe miqësia shqiptaro- greke kërkojnë respektimi­n rigoroz të parimeve themelore të së drejtës ndërkombët­are. Në këtë mënyrë gjithë kompleksi i lidhjeve të shqiptarëv­e dhe të grekëve, dy popujve miq, nga më të lashtët e gadishulli­t dhe të kontinenti­t, do të çlirohet realisht dhe përfundimi­sht nga pengjet e një të kaluare që duhet kapërcyer njëherë e përgjithmo­në. * Pedagog i së Drejtës

Ndërkombët­are në Universite­tin Europian të

Tiranës Tiranë, 13 shtator 2012

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania