Gazeta Shqiptare

Nga Milani te Falkao, një rrëfim special i Kapelos

Tekniku i Rusisë: Alegri të ketë kujdes nga Zeniti, Radamel më " çmend" " Më pëlqen Murinjo, por Guardiola..."

-

Fabio Kapelos i mjaftu an dy ndeshje për t'u treguar rusëve se ai është një " gjeneral" i futbollit. Fitorja 4- 0 në Tel Aviv ndaj Izraelit, ka bërë që tekniku italian të rifitojë shpejt zemrat e tifozerisë ruse, ndërsa ndeshja me Portugalin­ë muajin e ardhshëm do të vendosë shumë gjëra përsa i përket kualifikim­it për në Botërorin e Brazilit. " Në atë ndeshje do të shoh forcën e vërtetë psikologji­ke të skuadrës sime, - është shprehur Kapelo në një intervistë të gjatë për Gazzetta dello Sport. - Anën teknike e kemi shumë të mirë, pasi për fat trashëgoj gjithë mesfushën e Zenitit, me lojtarë të një niveli shumë të lartë dhe që luajnë me njëri- tjetrin me sytë mbyllur". Ndryshe nga paraardhës­it e tij, Kapelo ka vendosur që të jetojë në Moskë, por problemi kryesor për momentin mbetet gjuha. " Ndryshe nga ç'është thënë, me futbollist­ët anglezë unë komunikoja pa probleme, - ka thënë italiani. - Bëja diskutime të thjeshta, emotive, por nuk kisha nevojë për ndonjë interpretu­es. Ndërsa këtu, çdo fjalë e imja duhet përkthyer dhe kjo nuk është diçka komode".

MILANI

Kapelo ka folur edhe për ndryshimet e Milanit dhe pjesëmarrj­en e kësaj skuadre në Champions, kundër Zenitit. " Nuk mund ta vlerësoj dot forcën e Milanit pa Tiago Silvën e Ibrën, dy më të mirët, por e di që ata e kanë paksa frikë ndeshjen me Zenitin e Shën Pjetërburg­ut, që drejtohet nga Spaleti. Them se Boateng do të jetë një faktor me rëndësi, por Alegri duhet ta nisë me një fitore ndaj Anderlehti­t, sepse në Rusi do ta ketë shumë të vështirë. Do të hjejë një stadium të tejmbushur dhe një terren të mirë. Milani duhet të jetë i kujdesshëm edhe nga Malaga, që megjithëse ka shitur Kacorlën, mbetet mjaft e rrezikshme. Juve? Shakjtori është ekip i mërzitshëm, ndërsa me Nordsjaell­and do të mjaftojë të mos humbasë toruan", tha ish- trajneri i Anglisë.

FALKAO

Fabio Kapelo ka folur edhe për sulmuesin e momentit në botën e futbollit, Radamel Falkao. " Qershorin e kaluar, në Kolumbi, drejtova skuadrën e Yjeve të Botës kundër Miqve të Mesit. Pata një stërvitje të shkurtër dhe qendërsulm­uesi im ishte Radamel Falkao. Gjatë gjithë karrierës sime, është lojtari që më ka bërë më shumë përshtypje pas Lionel Mesit në trofeun Gamper kur drejtoja Juven. Falkao është një sulmues i jashtëzako­nshëm, për momentin me siguri numri 1 në botë", komenton Fabio Kapelo. Një tjetër temë e prekur prej trajnerit italian ka qenë largimi i Guardiolës dhe mungesa e debatit mes tij e Murinjos. " Po flasim për dy trajnerë të mëdhenj. Murinjo më pëlqen shumë, sepse është konkret e pragmatist. Ndërsa Guardiola, edhe pse e nisi shumë i ri, bëri diçka më të madhe: shpiku, gjë që në futboll është shumë e vështirë. Barcelona të lë pa mend", shton Kapelo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania