Gazeta Shqiptare

De Biazi: Në Zvicër morëm më pak nga sa merituam

Italiani: Bëmë dy ndeshje të mira

-

Trajneri

i kombëtares shqiptare Xhani De Biazi e ka quajtur të pamerituar humbjen 2- 0 me Zvicrën më 11 shtator. Duke folur në një intervistë për uebsajtin e njohur " tuttomerca­toëeb", italiani ka deklaruar se skuadra përgjithës­isht bëri një paraqitje të mirë, duke marrë 3 pikë në përballjen e parë me Qipron, që i jep asaj të drejtën të ëndërrojë. " Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë, ashtu siç bëmë para katër ditësh me Qipron. Me Zvicrën mendoj se skuadra mori më pak nga sa meritoi", ka deklaruar trajneri i përfaqësue­ses shqiptare. Më tej, De Biazi pranon se Zvi- cra mbetet skuadra favorite e grupit, ndërsa Shqipëria është përpara Islandës dhe Qipros. " Mendoj se Zvicra është favoritja absolute për të zënë kreun e grupit dhe pas saj vijnë Sllovenia e Norvegjia, - shprehet italiani. - Pastaj, jemi ne me Islandën e Qipron, që do të provojmë t'i bezdisim". Një tjetër temë që ka folur De Biazi, është ajo e futbollist­ëve shqiptarë që luajnë në Itali, Bogdani, Cana e Ujkani. Për trajnerin e Shqipërisë ata kanë bërë të tre një paraqitje mjaft të mirë. " Bogdani ka qenë shumë mirë, kundër Qipros shënoi një gol të bukur nga 25 metra, - thotë ai. - Cana e udhëhoqi mbrojtjen me shumë autoritet, ndërsa Ujkani nuk ka bërë asnjë gabim mes shtyllave. Në total pësuam tre gola, por ai nuk ka asnjë faj në të tre rastet që kundërshta­rët na kanë shënuar", deklaroi Xhani De Biazi. Shqipëria renditet e treta në grupin E të Botërorit 2014, me 3 pikë pas 2 ndeshjeve të para, po aq sa Norvegjia, Qiproja e Islanda.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania