Gazeta Shqiptare

Përcillet komisari, “dëshmor i atdheut”

-

Është

përcjellë për në banesën e fundit trupi i pajetë i Kryekomisa­r Adem Tahiraj, nën zhurmën e të shtënave të armëve. Si “Dëshmor i Atdheut”, trupi i tij është varrosur në Varrezat e Dëshmorëve, pranë katër kolegëve të tij, të vrarë 3 vite më parë nga Dritan Dajti. Krerët më të lartë të shtetit bënë homazhe e më pas arkivoli me trupin e Tahirajt u zhvendos në Varrezat e Dëshmorëve, ku dhe iu dha lamtumira e fundit në prani të familjarëv­e, ministrit të Brendshëm Flamur Noka dhe drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit. Kryeminist­ri Sali Berisha vizitoi djeshme, familjen e kryekomisa­rit Adem Tahiraj. Shefi i qeverisë, duke dënuar aktin kriminal i shprehu ngushëllim­et e tij familjes Tahiraj, teksa theksoi se në dhimbjen e tyre bashkohet e gjithë Shqipëria. Kryeminist­ri, duke nënvizuar se humbja e Tahirajt nuk kompensohe­t me asgjë, theksoi se shteti do bëjë gjithçka për të vënë drejtësinë në vend. “Do bëhet gjithçka që drejtësia dhe ligji të thonë fjalën e tyre. Të hetohet çdo aspekt dhe detaj i këtij krimi makabër”, theksoi Berisha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania