Gazeta Shqiptare

Vrasja e kryekomisa­rit, zbardhet skema e krimit

I dyshuari, e kapi nga qafa kryepolici­n dhe e qëlloi me pistoletë në brinjë Xhakja, grushta shoferit të Tahirajt

-

Zbardhet skema e vrasjes së kryeko misarit të Shijakut, Adem Tahiraj. Ilir Xhakja, e qëlloi nga afër me pistoletë shefin e komisariat­it, disa sekonda pasi ky i fundit e kishte paralajmër­uar të mos bënte rezistencë. Burime të besuara për “GSH” thanë se Xhakja, person me precedentë të theksuar kriminalë, ishte njoftuar nga nipi i tij, Ledjan Krasnaj, të cilin kryekomisa­ri kishte urdhëruar ta shoqëronin në komisariat, pasi kishte mangësi në dokumentac­ion. Tahiraj kishte vendosur që në makinën e Krasnajt të udhëtonte shoferi i tij, por me të mbërritur aty Ilir Xhakja ka nisur ta godasë shoferin e kryekomisa­rit. Ky i fundit, e ka paralajmër­uar t’i lënë të qetë për të bërë detyrën dhe ka qenë me armë në dorë. Pa hezituar Xhakja i është afruar babait të tre fëmijëve, e ka kapur për qafe dhe i ka ngjeshur pistoletën pas brinjëve, duke e qëlluar plot pesë herë, duke e lënë të vdekur në vend.

HETIMET E POLICISË

Ekspertë të policisë të cilët kanë rindërtuar skemën e ngjarjes, thanë se rreth orës 17 e 50 minuta të ditës së enjte, kryekomisa­r Adem Tahiraj ndodhej në makinën e shërbimit së bashku me shoferin dhe një punonjës policie në zonën e Katundit të Ri. Qëllimi i komisarit të Shijakut ka qenë kontrolli i automjetev­e me mangësi në dokumentac­ion dhe shoqërimi i personave për armëmbajtj­e pa leje. Kryepolici dhe dy vartësit e tij kanë ndaluar një automjet tip “Opel” me xhama të zinj, në të cilin po udhëtonte 17- vjeçari Ledjan Krasnaj ( Krasniqi). Automjeti ka rezultuar me probleme edhe në dokumentac­ion. Në këto kushte, komisari vendos të bëjë shoqërimin e mjetit në mje- diset e policisë. Ai urdhëroi shoferin e tij që të hipte në makinën e të riut, me desti- nacion Shijakun. Por 17vjeçari ka njoftuar Ilir Xhakjan për shoqërimin e tij. Brenda një kohe fare të shkurtër Xhakja, me një makinë “Benz” me targa BG 145 HB është ndodhur në vendngjarj­e. Fillimisht Xhakja i është drejtuar shoferit të komisarit, të cilin, duke e ofenduar ka nisur ta qëllojë me grushta. Duke parë se si po dhunohej shoferi, komisari ka nxjerrë pistoletën e tij dhe i ka bërë thirrje Xhakjas që të hiqte dorë nga akti i tij. Në këto momente Ilir Xhakja i është afruar kryekomisa­rit, e ka kapur nga qafa me dorën e majtë, ndërsa me dorën e djathtë ka nxjerrë pistoletën, duke e vendosur tytën e saj në brinjën e uniformës blu, duke e shkrehur 5 herë me radhë. Plumbat i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhersh­me Tahirajt. Xhakja dhe Krasnaj janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ilir Xhakja u arrestua disa orë më vonë, në fshatin Shënavlash në Durrës, ndërsa nipi ndodhet në kërkim.

i

RIKTHIMI NË VENDNGJARJ­E

tij

Hetuesit janë rikthyer mëngjesin e së premtes në fshatin Katund Sukth, në vendin ku mbeti i ekzekutuar kryekomisa­r Tahiraj, për të kryer sërish veprime hetimore, që nuk ishin përfunduar për shkak të kohës së keqe dhe mungesës së ndriçimit në zonë. Edhe pse ekspertët qëndruan në vendin e ngjarjes deri në orët e vona, janë kthyer sërish atje për të këqyrur vendin dhe për të transportu­ar prej andej dhe automjetet. Ndërkaq, edhe dje në fshatin Katund Sukth prezenca e Forcave Speciale ishte tejet e madhe, për shkak se pranë vendit të ngjarjes ndodhet shtëpia e të dyshuarit Xhakja, si dhe e nipit të tij në kërkim, Ledjan Krasnaj.

 ??  ?? Kryekomisa­ri i Shijakut, Adem Tahiraj
Kryekomisa­ri i Shijakut, Adem Tahiraj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania