Gazeta Shqiptare

Gjykata: 21 vjet burg, si e vrau Xhakja, Qerim Malokun

Vendimi i vitit 2006, polici: Fola në telefon, ishte në Gjermani Djali i viktimës bërtiti: Më vranë babën

-

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda, i cili dënoi me 21 vite burg Ilir Xhakjan. Vendimi në fjalë, i marrë më datë 27.03.2006, nga trupi gjykues i përbërë nga gjykatësit Nertina Kosova, Liljana Baku, Etleva Deda, Idriz Mulkurti dhe Xhelal Elezi, është lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.

NGJARJA SIPAS PROKURORIS­Ë

Më datë 26.07.1998, rreth orës 23: 00, në qendër të fshatit Sukth të Durrësit është vrarë me armë zjarri Qerim Maloku. Viktima, mbrëmjen e ngjarjes ka dalë nga shtëpia e tij rreth orës 22: 30 dhe ka shkuar në lokalin e nipit të tij, Agron Maloku, e si ka qëndruar aty pak kohë është larguar në drejtim të bilardos së fshatit, rreth 30 metra larg. Në këtë kohë, pasi është larguar viktima nga lokali, pak metra larg tij janë dëgjuar të shtëna armë dhe nga tre persona është qëlluar në drejtim të viktimës në një distancë të afërt, si pasojë e të cilave është gjetur i vdekur Qerim Maloku. Atë e kanë gjetur i biri, Ylli Maloku, dhe i nipi Agron Maloku. Një ndër personat që ka qëlluar ndaj viktimës Qerim Maloku, nga organi i akuzës është identifiku­ar të ketë qenë Ilir Xhakja.

DËSHMITARË­T E PROKURORIS­Ë

Dëshmitari Florian Metalla ka deklaruar, se ditën e ngjarjes së vrasjes së Qerim Malokut, ka qenë në bilardon e të atit duke parë lojën, me Skënder Bakanacin, Ymer Dervishin, Selami Shetën; kanë qenë 7- 8 vetë. Viktimën Qerim Maloku e të bijtë e tij, Gentianin, Yllin dhe Pëllumbin, i ka njohur. Dëshmitari ka deklaruar se ka parë Yllin të dalë nga shtëpia rreth 30- 40 metra larg bilardos. Rreth 5- 7 minuta më pas ka dëgjuar të shtëna arme, breshëri, dukej distancë e afërt. Dëshmitari nuk e kujton numrin e goditjeve, pasi ata janë trembur e janë shtrirë përtokë. Pas kësaj, Ylli ka shkuar vrap atje dhe e ka pyetur atë për të atin. Në një distancë rreth 15 metra larg Ylli ka filluar të bërtasë e të thërrasë: “Më kanë vra babain” e po e kapte me dorë. Dëshmitari ka deklaruar se nuk ka parë njeri të qëllojë dhe kur është afruar në vend nuk e ka parë gjatë viktimën, pasi e kish zënë gjaku. Dëshmitari shprehet se ka qenë errësirë, nuk kujton saktë kohën kur ka ndodhur ngjarja.

Me cilësinë e dëshmitari­t u pyet dhe Selami Sheta, i cili u shpreh se ka qenë muaji gusht 1998. Ka qenë në Sukth, rreth orës 22: 00, në bilardon e kunatit të tij, të quajtur Ramiz Metalla, ku ishin dhe Shkëlqim Sheta, Qemal Shahini, Skënder Bakanaci, Ymer Dervishi. Agron Maloku, shprehet dëshmitari, nuk ka qenë me ta në bilardo. Dëshmitari ka qenë me kurriz nga dritarja; dëgjuan krisma arme breshëri, pa e përcaktuar nëse distanca ka qenë e afërt. Janë spostuar nga dritarja. Sapo kanë dëgjuar të shtëna me breshëri, janë tronditur e janë shtrirë përtokë. Pas të shtënave dëshmitari deklaron se nuk kanë marrë vesh në lidhje me ngjarjen e kanë vazhduar të luajnë bilardo. Mirëpo, kur kanë dëgjuar të birin të thërrasë “Kush e vrau?”, atëherë dëshmitarë­t kanë dalë nga bilardoja. Viktima ndodhej rreth 7- 8 metra larg bilardos, ndërsa shtëpia e tyre rreth 50 metra larg. Dëshmitari deklaron se atë natë kanë qëndruar deri vonë, nga ora 2- 3 e mëngjesit jashtë, dhe deklaron se nuk di që viktima të ketë pasur konflikt apo m o s m a r - rëveshje, pasi nuk ka pasur shumë komunikim me të.

Shkëlqim Sheta shprehet se Agron Maloku dhe Ylli kanë ardhur pasi fillimisht personat e ndodhur aty, e kanë dërguar në spital. Dëshmitari deklaron se e ka pasur shtëpinë rreth 10 metra larg nga bilardoja dhe i ndan vetëm rruga. Shkëlqim Sheta deklaron se me aq sa di, viktima nuk ka pasur probleme me njeri apo fëmijët e tij në fshat. Deklaroi se viktima ishte moshë e madhe, mbi 50 vjeç, nuk rrinin bashkë, por e njihte si person dhe ishin me shtëpi rreth 100 metra larg me njëri- tjetrin. Viktima kishte një lokal të vogël e ka qenë drejtues kooperativ­e. Dëshmitari deklaroi se me të pandehurin Ilir nuk e ka lidhur asgjë.

Në seancën gjyqësore u pyet dhe Gëzim Laska, i cili deklaroi se të pandehurin Ilir Xhakja e ka njohur në Tiranë kur ka qenë student, pasi prindërit e tij jetojnë në Sukth dhe ai ka lëvizur me të pandehurin. Ai deklaroi se është dënuar në vitin 2002. Pohoi se është arrestuar më 14.03.2002 dhe është akuzuar për vrasjen në bashkëpuni­m të Rudin Shahinit, në bashkëpuni­m me Ilir Xhakën dhe Rasim Ollin, por është dënuar vetëm për “armëmbajtj­e pa leje” dhe ka deklaruar se ka qenë thjesht transportu­esi i tyre për t’i çuar diku. Ai deklaron, se i pandehuri Ilir Xhakja i ka kërkuar që të transporto­nin diçka nga shtëpia e tij për në kodrat e fshatit Jubë. Kur dëshmitari Gëzim ka qenë te prindërit e tij në Sukth, ka parë të pandehurin Xhakja, që e ka shtëpinë rreth 70- 80 metra larg dhe ishte duke ndenjur me Rasim Ollin, djalë halle i tij. I pandehuri ishte me makinën e tij tip “Reno”. Dëshmitari ka shkuar me të pandehurin te shtëpia e tij dhe ky i fundit i është shprehur se ‘ ka ardhur policia dhe duhet të marrin diçka’. Pasi mori një thes tek shtëpia e tij, janë nisur. Gjatë kësaj kohe dëshmitari shprehet se ka qëndruar në makinë, ndërsa Rasim Olli ka ndenjur afër shtëpisë. Iliri ka marrë thesin e janë nisur për në kodër Jubë, rreth 3 km larg nga shtëpia e Iirit, nëpër një rrugë pjesërisht të rregulluar. Kur kanë mbërritur tek vendi, dëshmitari i ka dhënë thesin nga bagazhi i makinës. Iliri e ka çuar në një bunker rreth 8- 10 metra larg nga rruga apo 400- 500 metra larg rezervuari­t. Më pas ata janë larguar, kanë zbritur poshtë afër rrugës kryesore,

Fatbardh Xhakja, dëshmon se në vitin 1998 kanë banuar bashkë me vëllanë e tij, në Gjermani

por nuk janë kthyer më tek shtëpia e të pandehurit Ilir. Rruga për tek vendi në fshatin Jubë ka zgjatur rreth 1020 minuta. Dëshmitari di që i pandehuri Ilir ka 3- 4 vëllezër. Ditën për të cilën deklaroi dëshmitari, shprehet se ka takuar vëllain e të pandehurit, Fatbardhin, dhe në kohën që kanë qenë duke u kthyer nga bunkeri, aty ka parë dhe një bashkëfsha­tar që do blinte peshk. Dëshmitari e ka marrë me vete Rasimin për ta çuar në shtëpi. I pandehuri Ilir i ka thënë se ka marrë vesh se ka ndodhur një vrasje. Dëshmitari është kthyer me një “Benz” të Ben Markiçit dhe e ka lënë Ilirin atje; ai ishte me makinën e tij. Të gjitha këto lëvizje i kanë bërë në darkë, drekën e kanë ngrënë në një tip kioske ku ka takuar dhe Ilirin. Me të pandehurin ai është takuar që në mëngjes rreth orës 08: 00; kanë shkuar në Durrës, se do vizitohej i pandehuri Ilir. Dëshmitari deklaroi se është kthyer në atë vend kur ka shkuar me policinë dhe janë bllokuar armët nga policia. Dëshmitari deklaron, se gjatë kohës që transporto­nin thesin, ai nuk është hapur, por sipas thënieve të policisë është vënë në dijeni se ka pasur armë dhe se e ka pranuar akuzën në gjykim. Ndërsa kur ka qenë me të pandehurin Ilir, thjesht e ka ndihmuar dhe është ndaluar nga policia gati gjysmë ore pas transporti­t, kur ka ndihmuar të pandehurin Ilir Xhakja.

Në deklarimet e dhëna në Polici, Agron Maloku është shprehur se është me banim në fshatin Sukth dhe viktimën e ka xhaxha. Më datë 25, ka nxjerrë nga lokali dy tavolina që të qëndronin jashtë klientët. Aty në lokal kanë qenë ai, Ervin Juba dhe Klodi Sallaku. Rreth orës 23: 00, viktima Qerim ka dalë nga shtëpia e tij që është afër me lokalin. Pasi ka ndenjur rreth 3 minuta ai tha se do shkonte në bilardon pranë, pasi dëgjoheshi­n zhurma dhe kishte njerëz. I nipi i kishte thënë të mos shkonte, por viktima ishte nisur dhe pak minuta pasi është larguar, kohë në të cilën ai bëri ato 40 metra rrugë, kanë dëgjuar breshëri automatiku të cilat vinin nga përpara bilardos. Këta, të ndodhur në lokal nuk kanë lëvizur, meqë në atë periudhe ka pasur të shtëna, mirëpo kanë parë të kalonin kanalin dy persona të armatosur në drejtim të tyre dhe pasi kanë bërë 20 metra kanë qëlluar në ajër në drejtim të tyre. Djali i Qerimit, Ylli, i trembur doli nga shtëpia duke pyetur për krismat e pasi i kanë thënë se kishin qëlluar dhe në drejtim të tyre, ai i ka thënë të shkonin të shikonin për të atin në bilardo. Kur kanë shkuar para bilardos kanë gjetur Qerimin të shtrirë e që në fillim kanë konstatuar se ka qenë i gjakosur dhe kanë kuptuar menjëherë se kishte vdekur. Kanë dalë personat që ishin brenda lokalit, bilardos e shtëpisë

 ??  ?? Vendi ku u vra komisar Adem Tahiraj
Vendi ku u vra komisar Adem Tahiraj
 ??  ?? Faksimile e vendimit të gjykatës
Faksimile e vendimit të gjykatës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania