Gazeta Shqiptare

Spahia: Krenarë për Majkon, miku personal i mbretërisë

Kreu i PLL: Nuk shprehu mendimin personal, por qëndrimin e PS- së “Në nëntor kthehen eshtrat e Zogut”

-

Partia Lëvizja e Legaliteti­t shpreh mirënjohje për Kryeminist­rin Sali Berisha, i cili në mënyrë të vazhdueshm­e ka bërë gjithçka për rishikimin e historisë, por në veçanti për figurën e mbretit të shqiptarëv­e, si një burrë shteti, në dobi të Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Z. Berisha është i angazhuar edhe në kthimin e eshtrave të Mbretit Zog në Shqipëri.

Z. Majko është sulmuar nga vetë brenda PS- së për vlerësimin që i ka bërë Mbretit Zog…

Z. Majko me qëndrimet e tij tregoi se është objektiv në vlerësimin ndaj mbretit Zog dhe se PS- ja si trashëgimt­are e PPSH- së që ka hedhur baltë ndaj mbretit të shqiptarëv­e e ka të vështirë të pranojë realitetin dhe z. Majko tregoi të vërtetën. Pastaj PS- ja nuk ka pse të shigjetojë z. Majko se në vitin 2002 kur ai ishte kryeminist­ër pa mbështetje­n e PS- së nuk mund të merrej asnjë nga vendimet ndaj familjes mbretërore. Gjithsesi më herët në vitin e vështirë të 1997- ës, ka qenë ish- Presidenti Berisha ai që mblodhi tryezën e partive politike dhe u ra dakord sipas kërkesës së PLL- së për zhvillimin e referendum­it për rikthimin e monarkisë në Shqipëri. Vlerësimi i kontribute­ve të Mbretit Zog dhe vendosja e tij në Panteonin e Shqiptariz­mës, duhet të jenë veprimi më i arsyeshëm i qeverisë dhe shtetit shqiptar.

Ç’po bëhet me kthimin e eshtrave të Mbretit Zog, kur do të vijnë në Shqipëri?

Është ngritur një komisionin shtetëror me kryesimin e ministrit të Brendshëm, ministrit të Jashtëm, atij të kulturës, drejtorit të protokolli­t, jam dhe unë anëtar i këtij komisioni, Bashkia e Tiranës, që po merret me kthimin e eshtrave të Mbretit Zog. Tashmë ka ardhur koha që eshtrat e Mbretit Zog, të sillen dhe të prehen përjetësis­ht në atdhe. Eshtë në nderin dhe detyrimin e drejtuesve më të lartë të shtetit, që të ndërmarrin dhe kurorëzojn­ë nismën për kthimin në atdhe të eshtrave të kryetarit të Shtetit të Parë shqiptar të periudhës moderne dhe t’i vendosin me nderimet e merituara në varrezat mbretërore.

A do të kthehen në tetor, kohë kur dhe PLL e propozoi?

Gjithçka është drejt përfundimi­t dhe besoj se në muajin nëntor eshtrat e mbretit të shqiptarëv­e do të prehen në atdhe. Mbreti do të prehet në atdhe pikërisht në 100 vjetorin e Pavarësisë. Tashmë gjithçka është drejt përfundimi­t.

Po me ngritjen e mauzoleumi­t ç’po bëhet?

Mbreti Zog do të prehet pranë nënës së tij Sadijes. Enver Hoxha urdhëroi minimin e varrit të nënës mbretëresh­ë, për fajin e vetëm se i kishte dhënë kombit burrin që i ndër-

 ??  ??
 ??  ?? Harta e kufirit shqiptaro - grek
Harta e kufirit shqiptaro - grek

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania