Gazeta Shqiptare

Dule: Pakti detar të mos interpreto­het me folklor

Kreu i PBDNJ: Normat e së drejtës ndërkombët­are janë prioritet “Statusi, do marrim përgjigje pozitive”

-

Në mbledhjen e degës lokale të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në Korçë, kryetari, Vangjel Dule deklaroi dje se “pakti detar me Greqinë nuk duhet interpretu­ar në mënyrë folklorike”. Sipas tij, kjo gjë sjell dëmtimin e marrëdhëni­eve me Greqinë, por dhe interesat e vendit tonë. Në lidhje me këtë u shpreh ai, se “ka vendim gjykate, normat e së drejtës ndërkombët­are janë prioritet”. Në lidhje me statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian, Dule është shprehur optimist për marrjen e përgjigjes pozitive në muajin tetor. “Vendi ynë do e marrë statusin jo si meritë e politikës shqiptare, por si një predispozi­të e vendeve të BE- së dhe e dëshirës së shqiptarëv­e për të qenë pjesë e BE- së”,- tha ai. Edhe dy ditë më parë përfaqësue­si i minoriteti­t grek në Parlamenti­n shqiptar deklaroi se nuk duhet ndryshuar marrëveshj­a Tiranë- Athinë për kufirin detar, por Kushtetuta e Shqipërisë që pengon hyrjen e saj në fuqi. “Marrëveshj­a ishte në frymën dhe gërmën e së drejtës ndërkombët­are të detit, ku Shqipëria dhe Greqia janë palë. Nëse ka pasur aspekte të cilat bien në kundërshti­m me të drejtën e brendshme të vendit tonë, atëherë është kjo që duhet të ndryshojë. Duhet të bëhen ndryshimet, amendimet në legjislaci­onin tonë të brendshëm, një legjislaci­on i pakonsolid­uar dhe tranzitor dhe t’ia përshtatim atë frymës së të drejtës ndërkombët­are të detit”,deklaroi Dule.

NEGOCIATAT

Qeveria shqiptare nuk ka asnjë afat se kur do të nisë rinegocimi­n e paktit detar me Greqinë. Por sipas ministrit të Jashtëm Edmond Panariti, “kjo nuk do të ndodhë në çdo moment që do të dëshirojë shteti fqinj, por kur pala shqiptare të jetë gati”. Madje sipas tij “rinegocimi i marrëveshj­es për ndarjen e ujerave territoria­le me Greqinë mund të realizohet nga qeveria e ardhshme pas zgjedhjeve parlamenta­re të vitit 2013”. Ndërkohë dy ditë më parë Ministria e Jashtme pranoi zyrtarisht se Greqia ka kushtëzuar integrimin e Shqipërisë me marrëveshj­en e kufirit detar, duke mos e njohur vendimin e Gjykatës Kushtetues­e. Duke kritikuar deputetët që kanë nxjerrë një dokument për përdorim të brendshëm në MPJ, Sekretari i Përgjithsh­ëm i këtij institucio­ni, Gazmend Turdiu, konfirmoi se të tre skenarët në fjalë i janë paraqitur qeverisë shqiptare. “Shprehim keqa- rdhje që dokumentet zyrtare bëhen publike në mënyrë të papërgjegj­shme në cënim të funksionim­it të institucio­neve shtetërore”, - theksoi mes të tjerash Turdiu. Nga ana tjetër, Partia Socialiste, nëpërmjet nënkryetar­it të komisionit parlamenta­r të Sigurisë Kombëtare, Ilir Gjoni ka deklaruar se do ta çojë çështjen e paktit detar me Greqinë në Gjykatën Ndërkombët­are në rast se Athina zyrtare vendos të zbatojë në mënyrë të njëanshme marrëveshj­en e rrëzuar nga Gjykata Kushtetues­e e Republikës së Shqipërisë.

 ??  ??
 ??  ?? Vangjel Dule
Vangjel Dule

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania