Gazeta Shqiptare

Rama: Fitorja s’varet nga LSI, Topi të dalë nga qypi

Kreu i PS: Në Shqipëri nuk ka më të majtë dhe të djathtë “Do ta votojmë heqjen e imunitetit”

-

Kreu i Partisë Social iste, Edi Rama, i ftuar dje në emisionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare në “Ora News” deklaroi se fitorja e opozitës në zgjedhjet parlamenta­re të vitit të ardhshëm nuk varet nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Si e kujtoni 14 shtatorin ’ 98?

Si një sulm të armatosur kundër qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Si e komentoni rolin e Berishës dhe Nanos në ato ngjarje?

Njëri si udhëheqës i agresionit të armatosur dhe tjetri si viktimë e këtij agresioni. Fatmirësis­ht nuk pati të vdekur.

A ishte 21 janari 2011, si 14 shtatori 1998?

14 shtatori ishte sulm i armatosur i protestues­ve kundër qeverisë. 21 janari ishte sulm i armatosur i qeverisë kundër protestues­ve. Kjo është diferenca.

A e justifikon­i sulmin kundër qeverisë në 21 janar?

Më 21 janar 2011 nuk ka pasur sulm të armatosur mbi Kryeminist­rinë. Në 14 shtator ’ 98, po. Në 21 janar ka pasur protestë që degradoi në akte dhune, siç ndodh fatkeqësis­ht dhe në vendet më demokratik­e të botës, dhe fatkeqësis­ht pati 4 të vrarë me armë zjarri, për shkak se qeveria përdori dhunë ndaj protestues­ve.

Ish- kreu i Gardës, Ndrea Prendi ka pretenduar se kishte informacio­ne, se nga protestues­it mund të përdoreshi­n sulme me armë kimike dhe me një snajper të ardhur nga Gjermania. Ju, kishit informacio­ne?

Ai zotëria akuzohet për krimin e vrasjes së një qytetari të pafajshëm dhe armët kimike, snajperat, pushkëtçad­ër, pistoletat- stilolaps bëjnë pjesë në folklorin e pas 21 janarit, por këto nuk janë asnjë lloj arsyeje që mund të argumentoj­ë pse u vranë 4 shqiptarë të pafajshëm që po ushtronin të drejtën e tyre kushtetues­e për të protestuar.

A keni kontribuar ju në demoralizi­min e forcave të policisë qoftë dhe me ngjarjen e 21 janarit?

Forcat e policisë janë lënë në mëshirën e fatit nga një grup drejtuesis­h të paaftë dhe të korruptuar që mban përgjegjës­i të plotë për gjendjen ku është katandisur sot rendi dhe siguria në vend. Në tre muajt e fundit ka një numër viktimash më të madh sesa në Irak dhe Afganistan të marra së bashku. Kaq është e mjaftueshm­e, që sot jetojmë në një Shqipëri që nuk ka rend dhe siguri. Në cilin vend të botës mund të ndodhë që eskorta e Presidenti­t të Re-

Ne nuk kemi thënë asnjëherë që nuk do ta votojmë imunitetin. Po, ne do ta

votojmë heqjen e imunitetin

publikës të aksidentoh­et për arsye të një rruge që është jashtë çdo standardi. Krimi ka marrë yrysh dhe lajmi tragjik i vrasjes së një kryekomisa­ri tregon gjendjen më të rëndë ku ndodhet sot siguria dhe rendi në vend.

A ka ndonjë ngjashmëri turi në rrethe që keni nisur, me dialogun me Shqipërinë, të vitit 2009? Po, ka ngjashmëri. A do të ketë një program të qartë PS- ja, apo do të jetë një program si ai i 2009- ës, që iu pa rezultati?

Në vitin 2009 zgjedhjet u vodhën dhe faji nuk ishte i programit. Rezultati ishte vjedhja e votës.

Do të jetë një fushatë negative kundër qeverisë apo një fushatë me alternativ­a?

Nuk do ta përjashtoj­në njëra- tjetrën.

Cilat janë shtyllat kryesore të fushatës?

Fushata nuk ka filluar akoma.

A ka ndasi brenda PS- së, sa kompakte është ajo?

Nuk shoh ndasi, por një PS përditë e më të motivuar e përditë e më të fokusuar për të refuzuar rrënimin e mëtejshëm të vendit. Po disiplinë, a ka? Besoj se po. Cilat janë kriteret që do përdorni për hartimin e listave të deputetëve?

PS e ka grupin e saj të de- putetëve dhe nuk ka vend për operacione thelbësore, ka vend për ta pasuruar këtë ekip.

Me çfarë brumi do ta pasuroni?

Mes shqiptarëv­e ka shumë brumë, ka shumë njerëz të aftë për të kontribuar për fitoren e përbashkët. Do jetë si brumi i 2009- ës? Prej 2009- ës kemi një grup parlamenta­r me eksperienc­ë, mbi të cilin do mbështetem­i për fitoren.

Kush është ekipi juaj i ngushtë i 2013?

Nuk kam bashkëpunë­torë të ngushtë dhe të gjerë. Bashkëpunë­torët e mi janë të gjithë deputetët, të gjithë anëtarët e PS- së.

Në 2009 luajte me kartën përtej së majtë e së djathtës. Po tani?

E majta dhe e djathta nuk ekziston më prej vitesh dhe pa asnjë dyshim që kulturat e së majtës dhe së djathtës kanë një dimension tjetër sot dhe pjesë e këtij dimensioni është edhe politika jonë për të mishëruar përmes instrument­it tonë forcën e një të majte të re progresist­e, që nuk është e majta e shekullit të shkuar.

Çfarë do të thotë ‘ Rilindje shqiptare’?

Shqipëria sot jeton në krizë shumë të rëndë, e cila tani është materializ­uar si krizë e rëndë ekonomike, demokratik­e dhe sociale. Është edhe krizë e shtetit. Besoj se nuk do të ekzagjeroj­a asgjë nëse do të thoja që është një agoni që ka nevojë për një rilindje. Kjo rilindje është për ne domosdoshm­ëri për ekonominë, shoqërinë, rendin demokratik dhe vetë shtetin. Themeli i kësaj rilindjeje është që nga mjedisi shqiptar të shkulet njëherë e përgjithmo­në frika, shqiptarëv­e t’iu krijohen kushtet të flasin e të mendojnë lirisht, të mos kërcënohen për atë që mendojnë e thonë. Unë kam takuar vijimësish­t prej kohësh njerëz të zakonshëm që merren me biznes të vogël apo të madh, të papunë, etj, dhe në vijimësi ajo çka kam dëgjuar është e vërteta e thjeshtë dhe shumë therëse, që të gjithë përjetojnë një rrënim, të gjithë flasin për rënie, për ulje të fuqisë blerëse dhe për rritje çmimesh dhe se është bërë e pamundur të bësh biznes për shkak të mungesës së konkurrenc­ës së ndershme. Një rilindje shqiptare është rruga më e mirë.

Keni shans të vini në pushtet vetëm se do të bjerë ekonomia?

Shqipëria duke qenë jashtë konjukturë­s së sistemit financiar dhe jo aq e ndërvarur nga ky sistem; fillimisht nuk e ndjeu menjëherë krizën, mirëpo ja që është një e vërtetë e provuar, që, kur kriza vjen tek më të dobëtit vjen shumë më fort dhe është shumë e vështirë që ta zmbrapsësh. Sot shqiptarët po paguajnë verbërinë e kryeminist­rit dhe papërgjegj­shmërinë e qeverisë që në kurriz të tyre bëni propagandë për krizën dhe nuk ndau me shqiptarët të vërtetën që jemi në krizë dhe së bashku duhet ta ndajmë.

Si mendoni votën në 2013?

Ashtu si vota u mbrojt në disa bashki të vështira në të cilat ne fituam në 2011, ashtu si fituam edhe me 10 vota në Bashkinë e Tiranës. Do nxjerrim në votim edhe aq shumë qytetarë, sa hajduti të mos arrijë në asnjë mënyrë, që, duke futur dorën në kuti të përmbysë rezultatin.

A ka një marrëveshj­e mes jush dhe z. Meta?

Si mund të ketë marrëveshj­e, kur LSI është në qeveri. Sot LSI është në qeveri, bashkë me PD. Në vitin 2007 ne bashkë me LSI në Durrës, fituam me 700 e ca vota, ndërsa në 2011- ën fituam pa LSI- në me mbi 3 mijë vota. Ne jemi të gatshëm të bashkëpuno­jmë me çdo forcë që vendoset në kampin opozitar, por pa asnjë më të voglin dyshim fitorja e zgjedhjeve të ardhshme nuk varet asnjë fije nga çfarë do të bëjë LSI- ja.

A është Fatos Nano faktor në politikë?

Preferoj të mos i përgjigjem kësaj pyetjeje. Nuk preferoj të flas për një lëvizje që nuk e di ku është.

Si e vlerësoni partinë e z. Topi?

Bamir Topi të dalë nga qypi dhe të mos flasë si miza në qyp, që të kuptojmë se çfarë do të bëjë. Sigurisht që është një parti e djathtë por duhet ta ndajë nëse është

ta mbroni pjesë e një loje të Saliut për të marrë votat e të pakënaqurv­e të Saliut për të shkuar pastaj me Saliun apo është vërtet një alternativ­ë kundër qeverisë. Të njëjtin qëndrim kam edhe për Aleancën KuqeZi.

Do ta votoni imunitetin?

Ne nuk kemi thënë asnjëherë që nuk do ta votojmë imunitetin. Ne kemi thënë që nuk mund të ndryshohet Kushtetuta dy herë, edhe në gusht edhe në shtator.

Pra, në seancën e ardhshme do ta votoni imunitetin?

Po, ne do ta votojmë heqjen e imunitetin.

Jeni dakord me z. Majko për figurën e Zogut?

Ne që kemi marrë përsipër të merremi me politikë kemi lënë kaq shumë gjëra pa bërë, saqë nuk kemi luksin që t’i hyjmë edhe historisë. Kjo është çështje e historianë­ve. Këto mendime nuk duhen marrë as për kapital dhe as nuk duhen dhënë në kushtet kur historianë­t janë të përfshirë në një vorbull ku iu mjaftojnë paqartësit­ë e tyre dhe nuk duhet t’i shtohen edhe këto tonat. Historinë duhet ta shkruajnë historianë­t.

 ??  ?? Këshilli i Legjislaci­onit
Këshilli i Legjislaci­onit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania