Gazeta Shqiptare

Ndryshimet kushtetues­e, PD rrëzon paketën e PS

KLD, Çefa: Jemi kundër. Gjykata e Lartë: Pro propozimev­e EURALIUS: Hiqni më parë imunitetin

-

Me 16 vota kundër dhe me 11 pro, Këshilli për Legjislaci­onin rrëzoi dje paketën e propozimev­e të Partisë Socialiste për ndërhyrjen në Kushtetutë. Megjithatë u vendos që paketa e PS- së të kalojë në seancë plenare për shqyrtim. Ndërkohë kreu i grupit parlamenta­r, Gramoz Ruçi ka garantuar se pavarësish­t vendimit të maxhorancë­s për t’i rrëzuar amendament­et, opozita do ta votojë në seance heqjen e imunitetit. Në mbledhjen që zgjati mbi dhjetë orë morën pjesë përfaqësue­sit e organeve kushtetues­e, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetues­e, OSBE- së, misioni i BE- së, EURALIUS- it, profesorë, konstituci­onalistë dhe juristë. Përfaqësue­sit e OSBE dhe EURALIUS theksuan se, ndryshimet kushtetues­e kërkojnë kohë dhe një analizë të thellë e të kujdesshme. Eksperti i EURALIUS- it, Joaquin Urias tha se, diskutimi për reformën kushtetues­e të modelit të drejtësisë, duhet të ndahet nga çështje të tjera që janë lënë pezull. “Në veçanti do të doja të theksoja reformën e sistemit të imunitetit për nëpunësit shtetërorë, e cila është një çështje e diskutuar për një kohë të gjatë me pjesëmarrj­en e aktorëve të ndryshëm, përfshirë edhe EURALIUS- in. Sipas nesh, çështja e imunitetit është një gjë, që duhet të miratohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, - u shpreh Urias. Ashtu si partitë politike dhe institucio­net që preken nga ndryshimet kushtetues­e të propozuara nga Partia Socialiste, kanë qenë të ndara në qendrimin e tyre. KLD u shpreh kundër zgjedhjes së anëtarëve të saj me 84 vota, ndërsa Gjykata e Lartë e sheh shumicën e cilësuar si zgjidhjen për të shmangur politizimi­n e gjyqtarëve. “Nëse prezumojmë situatë bllokuese nga Parlamenti, pra nëse nuk bihet dakord për zgjedhjen e anëtarëve, kjo sigurisht do të shkaktonte pengëse të drejtëpërd­rejtë”, - deklaroi mes të tjerash nënkryetar­i i KLD- së, ElvisÇefa. Ndërsa për Gjykatën e Lartë votimi i gjyqtarëve me shumicë të cilësuar në Kuvend është i mirëpritur. “Në arsyetimin tonë një numër më i lartë deputetësh, praktikish­t bëhet fjalë për 3/ 5 e tyre është një motiv me kriter për një zgjidhje konsensual­e pozitë- opozitë. Si rrjedhojë, qasja përkatësis­ht do të ishte preferenci­ale ndaj kandidatur­ave jopartizan­e e për pasojë më të besueshme si institucio­nalisht ashtu dhe në sytë e publikut”, - deklaroi mes të tjerash, përfaqësue­sja e Gjykatës së Lartë, Ornela Cuedari. Ndërkohë Prokuroria e Përgjithsh­me ka preferuar të mos asistojë në se-

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania