Gazeta Shqiptare

FRD, Oketa: Nuk votova kundër ish- pronarëve

-

Deputeti

i FRD- së, Gazmend Oketa ka sqaruar dje qëndrimin e tij në Parlament në lidhje me aktin normativ për lirimin e banesave të ish- pronarëve. Ai mohoi zërat se ka bashkuar votën me Partinë Socialiste ndërsa deklaroi se nuk ishte i pranishëm gjatë votimit në seancën plenare. “Është një diversion politik. Unë nuk kam qenë i pranishëm në votimin e kryer në Kuvend. Edhe Berisha nuk ishte në Kuvend dhe me këtë logjikë i bie që edhe ai bashkoi votat me PS- në”, - tha Oketa. Ai tha mandej se FRD është në mbrojtje të interesave të pronarëve dhe zgjidhjes së problemeve të tyre. Oketa akuzoi klasën politike dhe mazhorancë­n për zvarritje në zgjidhjen e çështjes së pronës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania