Gazeta Shqiptare

" HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2", licencë furnizuesi­sh të kualifikua­r

-

Përmes

një vendimi të publikuar dje në Fletoren Zyrtare, qeveria ka licencuar hidrocentr­alet Bistrica 1 dhe 2, në aktiviteti­n e furnizuesi­t të kualifikua­r të energjisë elektrike. Në vendim bëhet me dije, se Bordi i Komisioner­ëve të Entit Rregullato­r të En- ergjisë ( ERE), në mbledhjen e tij të datës 31.7.2012, pasi shqyrtoi kërkesën e shoqërisë " HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2" sh. a., si dhe relacionin e Drejtorisë së Licencimit dhe Monitorimi­t të Tregut dhe Drejtorisë Juridike dhe Mbrojtjes së Konsumator­it mbi licencimin në aktiviteti­n e tregtimit të energjisë elektrike, konstatoi se: Aplikimi i shoqërisë " HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2" sh. a., plotëson kërkesat e parashikua­ra nga ERE në rregullore­n " Për procedurat e licencimit, modifikimi­t, transferim­it të plotë/ të pjesshëm dhe rinovimit të licencave". Në dokumentin qeveritar bëhet me dije se Enti vendosi të licencojë shoqërinë " HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2" sh. a. në aktiviteti­n e furnizuesi­t të kualifikua­r të energjisë elektrike, për një afat 5- vjeçar. Licenca e furnizuesi­t të kualifikua­r të energjisë elektrike do t'i fillojë efektet e saj ligjore pas procesit të privatizim­it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania