Gazeta Shqiptare

Dështon përsëri tenderi për shitjen e 4 HEC- eve

Braçe: Strategji e qeverisë, për t'i shitur me çmim sa më të ulët Ministria: Nuk u paraqit asnjë ofertë zyrtare

-

për HEC- et, Bistrica I e Bistrica II dhe mosparaqit­jen e asnjë oferte për HEC- et Ulëz dhe Shkopet, vendosi t'i propozojë ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë, deklarimin e mossuksesi­t të këtij procesi", - tha zëvendësmi­nistri i Energjetik­ës, Sokol Dervishaj.

Tre deputetë të Partisë Socialiste kanë ndjekur procesin e tenderimit, ku duhet të hapeshin zarfet e ofertuesve. Deputetët e majtë akuzuan Ministrinë e Ekonomisë, për sjellje të koordinuar me qëllim përfitimi. PS ka i ka bërë thirrje shtetit t'i heqë HEC- et nga procesi i shitjes, pasi ato janë pasuri kombëtare. " Ajo që është fare e qartë, ka të bëjë me strategjin­ë e qeverisë për të privatizua­r fitimet dhe për të shtetëzuar, si dhe për të mbajtur për pjesën e shtetit të gjitha humbjet. Synohet një çmim sa më i ulët i mundshëm dhe ky është qëllimi i dështimit për herë të dytë i tenderit. Dhe së dyti, synohet që të merret një çmim shumë i mirë në marrëdhëni­et me KESH", - tha Braçe. Më tej, deputeti i majtë shtoi se qeveria duhet të mbante parasysh propozimin e socialistë­ve për t'ua lënë qytetarëve këto pasuri, duke mos i shitur. " Në rast se këta zotërinjtë do ta vazhdojnë këtë gjë, siç e deklaroi ministri, ne e kemi propozimin tonë gati. T'i nxjerrim menjëherë nga shitja, me qëllim që një pasuri kombëtare mos të shitet me çmime fare të ulëta dhe qesharake dhe mbi të gjitha të mos shitet për të rënduar edhe më situatën e Korporatës Elektroene­rgjetike Shqiptare, që është një nga pasuritë më të mëdha të shqiptarëv­e", - tha Braçe.

 ??  ?? Sokol Dervishaj, zv/ ministri i Energjetik­ës
Sokol Dervishaj, zv/ ministri i Energjetik­ës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania