Gazeta Shqiptare

Berisha: Procesi i vlerësimit të ofertave të " Albpetrol"- it, transparen­t

" Konsulentj­a ' Patton Boggs', punë shumë të mirë"

-

Kryeminist­ri

Sali Ber isha theksoi dje, se procesi i vlerësimit të ofertave do të jetë plotësisht transparen­t dhe i bazuar në kriteret e përcaktuar­a. Deklarata e Kryeminist­rit, mbi këtë temë që ka ngjallur debate të forta, u bë dje gjatë një takimi me diplomatin amerikan, Frank Wisner. Në takim, Berisha vlerësoi veçanërish­t punën e bërë nga kompania ' Patton Boggs' në procesin e përgatitje­s së tenderit për privatizim­in e " Albpetrol"- it. Më pas, në takimin me Wisner, kryeminist­ri gjithashtu vlerësoi heqjen e mbikëqyrje­s mbi pavarësinë e Kosovës, të marrë pak ditë më parë, si një moment me rëndësi të jashtëzako­nshme. Kryeminist­ri e falenderoi zotin Wisner për kontributi­n e tij në procesin e pavarësisë së Kosovës dhe vlerësoi lart gjithashtu rolin dhe kontributi­n e Presidenti­t Ahtisari, duke theksuar se " roli i tij do të zërë një vend të veçantë në historinë e shqiptarëv­e".

Në takim u vlerësua fakti se tashmë Kosova është një shtet i konsolid- uar, me institucio­ne të cilat forcohen përditë. Kryeminist­ri u shpreh, se procesi i integrimit evropian të Kosovës do të jetë një shtysë e jashtëzako­nshme për forcimin e saj si një shtet multietnik, që garanton të drejtat e qytetarëve të saj. Të dy bashkëbise­duesit ndanë të njëjtin mendim mbi nevojën për zbatim të plotë të marrëveshj­eve të arritura në kuadër të procesit të negociatav­e në Bruk- sel, si një kusht për të vazhduar më tej në normalizim­in e marrëdhëni­eve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeminist­ri e njohu zotin Wisner edhe me zhvillimet në Shqipëri, duke u ndalur në një numër reformash ligjore, ekonomike, në shëndetësi, arsim, etj., si pjesë e projektit të qeverisë shqiptare për një Shqipëri të zhvilluar dhe integrim në BE.

 ??  ?? Berisha takon diplomatin
amerikan Frank Wisner
Berisha takon diplomatin amerikan Frank Wisner

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania