Gazeta Shqiptare

Haxhinasto fton biznesin kanadez të investojë në Shqipëri

-

Ministri

i Ekonomisë, Edmond Hax hinasto, ka nxitur biznesin kanadez të investojë në Shqipëri, si një vend me potenciale të jashtëzako­nshme zhvillimor­e. Në Shqipëri operojnë kompani prestigjio­ze kanadeze, në sektorë strategjik­ë si energjia, minierat, infrastruk­tura, të cilat kapin një total investimes­h që i kalon 600 milionë dollarë. " Konkurrues­hmëria është rritur, dhe ne kemi shkuar shumë më përpara ku ishim në krahasim me 10 vjet më parë dhe ky është një realitet. Treguesit makro kanë rezistuar në mënyrë të kënaqshme, duke amortizuar efektet e krizës, e cila ka prekur edhe vendet e rajonit tonë, gjë që tregon se ekonomia shqiptare është e shëndetshm­e, ka potenciale të mëdha për performanc­ë më të mirë, dhe kjo klimë pozitive mirëpret investimet kanadeze edhe në të ardhmen", - është shprehur Haxhinasto.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania