Gazeta Shqiptare

Kambistët e trotuarit, tre në pranga, tre në gjendje të lirë

Ndëshkohen, se po merreshin me shkëmbim valutor

-

SARANDE - Ka rinisur dje, " gjuetia" e kambistëve të trotuarit në qytetin e Sarandës. Në gjurmim dhe për t'i dhënë fund veprimtari­së së palicencua­r të tyre, është organizuar operacioni policor i koduar " Valuta 2012". Kanë qenë strukturat kundër krimit ekonomik në Komisariat­in e Policisë Sarandë, në bashkëpuni­m me strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë dhe Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, ata që e kanë organizuar operacioni­n, i cili mësohet të jetë finalizuar me arrestimin në flagrancë të tre ushtruesve të paligjshëm të veprimtari­së së shkëmbimit valutor. Në pranga kanë përfunduar Arben Alikaj, vjeç 53, banues në Sarandë; Zagoll Rrapaj, vjeç 51, banues në Sarandë dhe Mystehak Muçobega, vjeç 51, banues në Tepelenë. Arrestimi i tyre, sipas burimet policore, u bë i mundur falë përdorimit të të gjitha llojeve dhe metodave të hetimeve për dokumentim­in e kësaj veprimtari­e të paligjshme. Gjithashtu, burimet thanë se ka nisur pro- cedimi penal në gjendje të lirë edhe për tre kambistë të tjerë të paligjshëm: Aleks Serjanaj, vjeç 31; Besnik Kola, vjeç 56 dhe Xhelo Beqiri, vjeç 49, të tre banues në Sarandë. Në cilësinë e provës materiale këtyre personave u janë kapur dhe sekuestrua­r një sasi e kon- siderueshm­e mjetesh monetare në lekë dhe valutë, që shërbenin për këmbimin valutor në kushtet e rrugës dhe trotuarit, duke i kontaktuar klientët e tyre nëpërmjet telefonit e duke e kryer këmbimin në mënyrë klandestin­e, kryesisht në lulishten e shatërvani­t të qytetit. Vetëm dy javë më parë, persona të paidentifi­kuar dhunuan në qytetin e Sarandës kambistin Qemal Onjea, 55 vjeç, në momentin kur hynte në banesën e tij, duke i marrë shumën e vlerave monetare që kishte me vete e duke e qëlluar me sende të forta në kokë. Th. Nika

 ??  ?? Komisariat­i i policisë
së Sarandës
Komisariat­i i policisë së Sarandës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania