Gazeta Shqiptare

Arrestohen tre persona me drogë

-

Gjatë

operacioni­t policor " FUNDJAVA 7" që u zhvil lua në nënprefekt­urën e Gramshit, u prangosën tre vetë. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Elbasanit konfirmuan, se gjatë kontrollit fizik që iu bë shtetasve Besjan Qosja, 21 vjeç; Eni Dollani, 20 vjeç, dhe Rexhino Toçila, 18 vjeç, atyre iu gjetën dhe iu sekuestrua­n 50 doza lënde narkotike të llojit kanabis sativa. Ky kontroll ndaj tyre u bë gjatë kohës që këta tre shtetas ndodheshin në një lokal. Ndërkaq, po punohet për zbulimin e grupeve të tjera të cilat dyshohet se shpërndajn­ë lëndë narkotike të llojeve të ndryshme në këtë nënprefekt­urë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania