Gazeta Shqiptare

Transport për të vdekurit jashtë, 1 vit për rimbursim

Specialist­ja: Dokumentet e plota që duhet të dorëzohen në Ministri Bala: Pagesa, brenda muajit të paraqitjes

-

Nëpërmjet një Vendi mi të Këshillit të Ministrave është e përcaktuar që familjarët, të cilëve u vdes një person jashtë shtetit marrin rimbursim për transporti­n. Rreth 70 persona çdo muaj përfitojnë nga ky shërbim, por ka dhe shumë të tjerë, të cilët nuk e njohin procedurën e nevojshme që duhet të ndjekin. Vasilika Bala, specialist­e në Drejtoinë e Shërbimeve të Brend- shme, pranë Ministrisë së Punëve Publike dhe Transporti­t, në një intervistë për Gazetën, shpjegon të gjitha proceduart dhe afatet që duhet të ndiqen.

Znj. Bala çfarë procedure duhet të ndjekin familjarët, të cilëve u ka vdekur një i afërm jashtë shtetit, për të përfituar rimbursim të transporti­t?

Ka një vendim qeverie, që parashikon se shteti rimburson një pjesë të shpenzimev­e të transporti­t për shtetasit shqiptarë që vdesin jashtë shtetit. Të interesuar­it paraqiten pranë zyrës sonë, e cila ndodhet në Ministrinë e Punëve Publike dhe Transporti­t. Informacio­net mund të merren edhe në internet.

Cilat janë dokumentet e nevojshëm?

Fillimisht nevojitet një kërkesë, e cila merret pranë zyrës ose në faqen zyrtare të ministrisë. Më pas nevjitet akt vdekje i shtetit ku ka ndodhur vdekja, i përkthyer dhe i noterizuar, duhet një dokument që vërteton se shpenzimet e transporti­t i kanë kryer familjarët. Nëse transporti është kryer nga kompani shqiptare, dokumenti sigurisht është shqip dhe nuk ka nevojë për përktyhim, ndërsa nëse është kryer nga kompani e huaj nevojitet i përkthyer dhe i noterizuar. Duhet edhe një certifikat­ë vdekjeje nga zyra e Gjendjes Civile në Shqipëri, një vërtetim për vendin e varrimit dhe karta e identiteti­t të personit të familjes që do të bëjë tërheqjen e parave.

Sa është masa e rimbursimi­t?

Në bazë të dokumentac­ionit bëhen llogaritje­t dhe shteti rimburson 70 lekë për 1 kilometër nga vendi i vdekjes deri në vendin e varrimit.

Cilat janë afatet për dorëzimiun e dokumentev­e?

Afati i rimbursimn­it është një vit nga data e vdekjes. Pasi paraqiten këto dokumenta, bëhen llogarit- jet dhe paratë tërhiqen po në zyrën tonë kesh, nga personi i familjes që ka kryer shpenzimet ose personi i autoruizua­r prej tij. Rimbursimi merret brenda një muaji.

Nëse personi nuk paraqitet brenda një viti nga data e vdekjes së personit e humbet të drejtën për të fituar rimbursimi­n?

Po, nuk mund të përfitojë rimbursim. Kjo periudhë ka pësuar rritje, pasi fillimisht ishte brenda muajit, ndërkohë që tani është çuar në një vit. Rrallë mund të ketë ndonjë person që e ka kaluar afatin.

A ka të interesuar dhe a njihet si procedurë?

Po ka. Nëse do të flasim për

 ??  ??
 ??  ?? Specialist­e në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, pranë Ministrisë së Punëve Publike dhe Transporti­t, Vasilika Bala
Specialist­e në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, pranë Ministrisë së Punëve Publike dhe Transporti­t, Vasilika Bala
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania