Gazeta Shqiptare

Tanush Mulleti: Gjeneralin gjerman, Qazimi e kish mik të hershëm

Kishte qenë Kryetar i Bashkisë së Vjenës, kur Mulleti jetonte në Vjenë Urdhëroi që Qazim Mulleti të bëhej prefekt i Tiranës

-

operuar, që ka qenë doktori i famshëm Loci. E mbajmë mend mirë atë doktor të famshëm, pasi më mbrapa pati një fat tragjik, pasi u kap dhe u ekzekutua nga komunistët. Është, siç thamë, periudha e vitit 1942. Kryeminist­ër ishte miku i tij i ngushtë, Mustafa Kruja, i cili, sa doli nga spitali e thërriti në zyrë dhe i tha:

- Qazim, boll ke luftuar për Shqipërinë. Tani do të kalosh në detyrën e prefektit të Tiranës dhe rri pranë familjes, se ke bërë më shumë jetë kaçakësh dhe aspak familjare. Prandaj po ta jap këtë detyrë, që të gëzosh edhe ti me familjen tënde.

Në këtë kohë, flamuri i Shqipërisë u ngrit pa simbolet e fashizmit, duke u liruar kështu nga simbolet italiane dhe duke marrë pamjen e flamurit origjinal të vitit 1912. Po ashtu edhe himni kombëtar u vendos i asaj periudhe.

Ia afruan vetë edhe detyrën e Prefektit në Tiranë?

Nuk flitej për detyra për Qazim Mulletin në Tiranë në atë kohë, se ju thashë që me Jakomonin ishte mik, kryeminist­rin e kishte mikë shumë të afërt, ndërkohë që vetë ishte një tip shumë autoritar dhe si i tillë ishte i prerë për kuadër i lartë, aq më shumë që në atë kohë kishte nevojë për të. Por miqësia me ta i dha aksese të mëdhaja në lidhje me kompetenca­t, siç t'u shpreha edhe nga numri i kaluar, të cilat i përdori për të ndihmuar vetë komuniteti­n. Madje ai ishte i vetmi që njihej me kuadrot më të lartë gjermanë, të cilët i kishte njohur shumë më herët se të vinte lufta. Për shembull? Siç e di, gjermanët kanë hyrë në Shqipëri në shtatorin e vitit 1943. Menjëherë pas kësaj, në administra­të u thërritën njerëzit e mbretit Zog. Në qeveria e re që erdhi në fuqi pas kësaj, shumica ishin bashkëpunë­torë të Zogut, duke filluar nga ministrat, zëvendësmi­nistrat, Kolonelët, gjeneralët, etj. Kuptohet që Qazimi nuk mund të përfshihej, se ishte kudër që kishte qenë në kohën e Italisë, pasi tashmë goditeshin

RROFT GJERMANIA!

ata njerëz. Mirëpo kur shkoi lista të miratohej te komandanti gjerman Nohembaher dhe kur ai pa se mungonte emri i Qazim Mulletit, ka ndërhyrë në listë. Çfarë ndërhyrjej­e bëri? Ka bërë dy ndërhyrje të menjëhersh­me. I ka hequr vizë prefektit të Tiranës, që ishte pikërisht patrioti Riza Drini dhe ka vënë emrin e Qazim Mulletit, ndërkohë, ka vendosur dhe ka vënë te emri i ministrit të Brendshëm, pikërisht Xhafer Devën.

Nga e njihte emrin e Qazim Mulletit gjenerali gjerman?

 ??  ?? Faksimile e fletores zyrtare origjinale e datës 23 nëntor 1943, periudhë kur në Shqipëri ishte vendosur gjermani, ku vihet re se koka e fletores citon “shteti shqiptar” dhe shqiponja dykrerëshe është pikërisht ajo e përdorur në vitin 1912 ( ndërkohë në këtë fletore është botuar seanca parlamenta­re, mbledhja V e datës 23 tetor 1943, ku vlerësohet ushtria gjermane dhe shahet ajo italiane e porsakapit­ulluar)
Faksimile e fletores zyrtare origjinale e datës 23 nëntor 1943, periudhë kur në Shqipëri ishte vendosur gjermani, ku vihet re se koka e fletores citon “shteti shqiptar” dhe shqiponja dykrerëshe është pikërisht ajo e përdorur në vitin 1912 ( ndërkohë në këtë fletore është botuar seanca parlamenta­re, mbledhja V e datës 23 tetor 1943, ku vlerësohet ushtria gjermane dhe shahet ajo italiane e porsakapit­ulluar)
 ??  ??
 ??  ?? Tanush Mulleti duke rrëfyer për Gazetën
Tanush Mulleti duke rrëfyer për Gazetën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania