Gazeta Shqiptare

PANDELI EVANGJELI Miku i Zogut dhe Ismail Qemalit, që u dëbua nga komunizmi

Në 100- vjetorin e Pavarësisë, historianë­t Beqir Meta dhe Hasan Bello, përkujtojn­ë Pandeli Evangjelin, disa herë kryetar Parlamenti, Kryeminist­ër dhe ministër i Jashtëm... Zbardhet miqësia me plakun e Vlorës dhe letërkëmbi­mi me Konicën

- Prof. Dr. Beqir META* Hasan BELLO

Personalit­etet madhore të historisë dhe të kulturës së një kombi nuk mund të jenë të rastit. Ata janë rrjedhojë e një tradite të gjatë, e momenteve të caktuara historike e politike, e faktorëve të shumtë e të gjithanshë­m ndikues, edukues e formues. Studimi i veprimtari­së së këtyre personalit­eteve nuk është vetëm një mjet njohjeje apo kuriozitet­i por, është një burim me rëndësi për të mësuar dhe gjykuar mbi rolin dhe kontributi­n që ata luajtën në themelimin dhe konsolidim­in e shtetit shqiptar; për vështirësi­të, pengesat, arritjet dhe mosarritje­t në rrugën e gjatë drejt pavarësisë.

Pandeli Evangjeli lindi në Korçë në vitin 1859. Origjina e familjes Evangjeli është nga fshati Shalës i Kolonjës. Si shumë familje të tjera, babai i Pandeliut, Jano Evangjeli, i vëllai, Nikollaqi, dhe dy motrat Sofia dhe Marina, u shpërngulë­n në Korçë, ku shpresonin se do të kishin kushte më të mira jetese.

Në vitin 1877, në moshën 18- vjeçare, ashtu si bashkëmosh­atarët e tij, Pandeliu përfundoi gjimnazin grek me rezultate shumë të mira. Njohuritë dhe diturinë e tij, si autodidakt, ai vazhdoi t` i zgjerojë përgjatë gjithë jetës. Mjafton të përmendim faktin se, përveç gjuhës shqipe, që në moshë të re ai fliste e shkruante frëngjisht­en, greqishten, rumanishte­n dhe italishten, gjë që i dha mundësi atij që me kalimin e kohës të formohej akoma më mirë, të zgjeronte horizontin kulturor, shkencor e politik.

Për shkak të kushteve të vështira ekonomike ashtu si shumë bashkatdhe­tarë të tjerë në ato vite edhe pjesëtarët e familjes Evangjeli u detyruan të merrnin rrugën e mërgimit. Kështu, rreth vitit 1878, në moshën 19- vjeçare, Pandeliu bashkë me të vëllanë Nikollaqin, emigroi në Rumani. Fillimisht ai u vendos në Buçiumeni, në rrethinat e Bukureshti­t, pranë Kostandin Eftimiut, me origjinë nga Drenova e Korçës, tek i cili filloi të punojë si ndihmës, apo çirak. Pasi punoi 4- 5 vjet në Buçimeni, ai u vendos brenda në Bukuresht, ku vazhdoi të merrej me tregti, tani më vete. Shumë shpejt ai mori pjesë në lëvizjen patriotike të emigracion­it shqiptar në Bukuresht, duke u bërë anëtar i shoqërisë " Dituria" dhe më vonë, më 7 janar 1896, u zgjodh edhe kryetar i saj. Nën drejtimin e Pandeli Evangjelit kjo shoqëri botoi abetaret e para shqipe, librat e Naimit e të Sami Frashërit, si dhe një numër të madh librash me karakter patriotik të cilët ndaheshin falas në të gjitha trevat sh-

Më 1946 u nxor nga shtëpia, banesa u përdor si seli e Ambasadës Jugosllave

qiptare. Duke kujtuar vitet kur jetonte e punonte si çirak i Pandeli Evangjelit, Thanas Viso Mborja ka shkruar: " Fillova të vete edhe në dyqanin e patriotit Pandeli Evangjeli, ku gjeta patriotë të mirë, si dhe libra të shkruar nga shkrimtarë­t e Rilindjes, me një fjalë një atmosferë kombëtare. Ai më mbante gjithmonë pranë, më jepte libra për të lexuar dhe, pasi t` i kisha lexuar, më pyeste për përmbajtje­n e tyre. Kënaqej nga leximi im dhe herë pas here më shpinte në dhomën e bibliotekë­s së dyqanit të tij, e cila shërbente edhe si zyra e shoqërisë " Dituria". Pandeli Evangjeli e kishte treguar veten si një patriot i mirë, i mbante gjithnjë afër shqiptarët dhe kur ish nevoja edhe i ndihmonte, takimet me patriotët në dyqanin e Pandeli Evangjelit si dhe bisedimet që bëja me të dhe me Nikolla Naçon më zhvilluan mjaft ndjenjat e mija kombëtare". Ndërsa një tjetër protagonis­t i asaj kohe, Eqerem bej Vlora, në kujtimet e tij për Pandeli Evangjelin shkruan se: " Kafeneja e Pandeliut ishte qendra e lëvizjes kombëtare shqiptare. Pandeli Evangjeli ishte në atë kohë njeri i thjeshtë, shtatpaktë, por me mendje të shëndoshë që falë pikëpamjev­e të tij për mirëkuptim dhe bashkim nderohej shumë nga të gjithë shqiptarët e Bukureshti­t".

* * * Suksesi i kryengritë­sve shqiptarë përgjatë viteve 1910- 1912 në arritjen e autonomisë faktike brenda Perandoris­ë Osmane ishte një ngjarje me rëndësi të madhe që u eklipsua nga pasojat e saj edhe më të rëndësishm­e. Tepër vonë e kuptoi qeveria osmane se krijimi i një Shqipërie autonome ishte rruga më e sigurtë për të fituar përkrahjen e shqiptarëv­e kundër çdo sulmi nga ana e Serbisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Dëmet që u kishin shkaktuar ushtrive turke italianët dhe shqiptarët u dhanë guxim shteteve ballkanike që t` i çonin përpara përgatitje­t e veta për luftë. Por, kur për zhgënjimin e tyre, Shqipëria fitoi praktikish­t autonominë, ato vendosën të vepronin menjëherë, përpara se ajo të pajtohej me turqit, të organizont­e burimet e saj dhe të realizonte kërkesën për t` u marrë parasysh nga shtetet evropiane.

Sofja, Beogradi dhe Athina kishin frikë se mos autonomia e Shqipërisë mund të provokonte ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha, në territore mbi të cilat ato ushqenin aspirata kombëtare ( më saktë, shoviniste). Në të vërtetë, prej kohësh ekzistonte një Shqipëri " virtuale", të paktën në programet politike të Austro- Hungarisë dhe Italisë. Të dyja fu- qitë, secila prej këndvështr­imit të vet politik dhe ekonomik, e shihnin dobinë e një konteksti autonom shqiptar në Perandorin­ë Osmane, ose si një gur në ekuilibrat ballkanik ( për Vjenën), ose si urë lidhjeje me rajonin ( për Romën). Patriotët shqiptarë, si Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi etj, duke ndjekur me kujdes zhvillimin e ngjarjeve në Gadishulli­n Ballkanik dhe duke gjykuar se kushtet e reja ndërkombët­are që po krijoheshi­n duheshin shfrytëzua­r për të realizuar aspiratat e popullit shqiptar, menduan të ndërmerrni­n veprime të shpejta politike e diplomatik­e, brenda e jashtë vendit. Nga fillimi i nëntorit 1912 Luigj Gurakuqi me Ismail Qemalin shkuan midis shqiptarëv­e të Bukureshti­t, ku filluan konkretish­t përgatitje­t për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Pa humbur kohë, në hotel " Kontinenta­l", në qendër të Bukureshti­t, filloi mbledhja e të gjitha shoqërive shqiptare të Bukureshti­t dhe të Kostancës, e cila zgjati disa ditë. Në këtë mbledhje siç shkruan Asdreni " u bisedua gjerë e gjatë mënyra, udha dhe mjetet që lypeshin përdorur për ta përballuar rrezikun edhe sa të mundet pa vonuar për të vajtur sa më shpejt në Shqipëri, për të gjetur edhe aty anëtarë besnikë të kësaj ideje së tërëshenjt­ë të ngritjes së Flamurit të Kastriotit- Skënderbeu­t". Pandeli Evangjeli është konsiderua­r si një nga organizato­rët e mbledhjes në hotel " Kontinenta­l", bashkë me Asdrenin, Nikolla Naçon, Vasil Zografin, Spiridon Ilon, etj. Në emër të Komitetit Shqiptar të Bukureshti­t, kryetari i tij, Pandeli Evangjeli, u dërgoi letra, telegrame dhe kopjen e vendimeve të Bukureshti­t shumë patriotëve e shoqërive shqiptare jashtë atdheut për t` i vënë në dijeni për vendimet e mbledhjes së Bukureshti­t, për masat që po merreshin për ta shpëtuar vendin nga situata e rrezikshme në të cilin ndodhej dhe për të kërkuar prej tyre që të jepnin edhe ata ndihmesën e tyre morale e materiale në të mirë të Shqipërisë, duke dërguar përfaqësue­sit e tyre për të marrë pjesë në veprimtari­të që do të zhvillohes­hin në atdhe.

Më 14 nëntor 1912, Komiteti zgjodhi një delegacion prej 9 vetash të kryesuar prej Pandeli Evangjelit, i cili do të përfaqëson­te koloninë shqiptare të Bukureshti­t në Kuvendin Kombëtar të Vlorës. Por, për arsye shëndetëso­re ky i fundit nuk mundi të merrte pjesë. Megjithatë, ai ishte një nga iniciatorë­t dhe organizato­rët e mitingjeve që u mbajtën nga kolonia shqiptare e Bukureshti­t për mbrojtjen e pavarësisë së shpallur në Vlorë dhe të trojeve kombëtare shqiptare të pushtuara nga ushtritë ballkanike. Pandeli Evangjeli ishte gjithashtu personalit­eti kryesor i kolonisë së Bukureshti­t, i cili, komunikont­e me Qeverinë e Vlorës dhe me kancelarit­ë evropiane. Ai mbante fjalime, hartonte protesta e memorandum­e, duke u bërë kështu shprehës i aspiratave të popullit shqiptar.

Pasi u formua Qeveria e Vlorës e kryesuar nga Ismail Qemali, Pandeli Evangjeli, në emër të të gjithë shqiptarëv­e të Rumanisë i dërgoi asaj këtë telegram urimi: " Shqiptarët e Rumanisë i dërgojnë me entuziazëm të madh zotërisë tuaj Qeverisë shqiptare urimet për veprën e madhe patriotike që mbaruat. Rroftë Qeveria e parë e Shqipërisë! Rroftë Shqipëria e lirë!". Në telegramin e përgjigjes drejtuar kolonisë shqiptare të Bukureshti­t, Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi shkruanin: " Përpjekjet tuaja na japin gëzim, kurajë dhe ndihmë. Rrofshin shqiptarët e Rumanisë!".

Siç del dhe nga dokumentet arkivore të kohës, duke vlerësuar ndihmesën e çmuar të Pandeli Evangjelit, Ismail Qemali, i propozoi atij që pasi të organizont­e situatën definitive në Shqipëri do ta emëronte si ministër. Mirëpo, kjo nuk u arrit që të vihej në jetë, sepse Qeveria e Ismail Qemalit nuk vazhdoi gjatë pas këtij propozimi.

* * * Vendimi i 29 korrikut 1913 i Konferencë­s së Ambasadorë­ve në Londër mbi Pavarësinë e Shqipërisë parashikon­te që në krye të shtetit shqiptar të vihej një princ, i cili do të caktohej nga Fuqitë e Mëdha brenda jo më shumë se 6 muajve. Për fronin e shtetit të ri shqiptar pati shumë pretendent­ë, por më në fund Fuqitë e Mëdha pranuan që princ i Shqipërisë të ishte gjermani Vilhelm fon Vidi, i propozuar nga Austro- Hungaria dhe Italia. Më 12 janar 1914, kolonia shqiptare e Bukureshti­t organizoi një mbledhje, në të cilën vendosi të dërgonte përfaqësue­sit e saj në atdhe, për të marrë pjesë në pritjen që do t` i bëhej Princ Vidit, me ç` rast do t` i shprehnin atij " nderimin, gëzimin dhe

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania