Gazeta Shqiptare

Ferguson: Kur shkonim në Tiranë me " bukë me vete"

Trajneri i Mançesteri­t rrëfen sfidën e 1982 në Shqipëri, Dinamo- Aberdin " Shqiptarët në Skoci, mish që në mëngjes"

-

" dhimbje", nuk i la asgjë rastësisë. " Atëherë ishte periudha e Luftës së Ftohtë dhe në Shqipëri e kishte çdo njeri të pamundur të merrte vizë, ndërsa televizion­it shqiptar nuk mund t'ia gjente valët as një elektriçis­t metodik", kujton Ferguson. Sipas tij, Dinamo ishte një ekip i fortë, me një mbrojtje " hermetike" dhe një ekip që dukej larg izolimit. " Ne fituam 1- 0 në ndeshjen e parë, me një gol të Xhon Hjuit, - kujton Sër Aleks. - Por, ishte një paraqitje e pakënaqshm­e, që na la shumë punë për të bërë në ndeshjen e kthimit", deklaron më tej trajneri i Mançester Junajtid, i cili që prej asaj kohe, në mbrëmjet europiane kërkon nga lojtarët e tij që të derdhin " gjak" në fushë.

SHQIPTARËT

Aleks Ferguson ka kujtuar detaje interesant­e të asaj ndeshjeje, e cila sot mbush 29 vjet. " Më duhet të

INTERVISTA

them se shqiptarët e donin shumë Skocinë, - rrëfen ai. - Ne i çuam në një hotel të mirë, duke iu treguar mikpritjen tradiciona­le skoceze. Gjëja që i kënaqte më shumë është se mund të porosisnin fileto mishi që në mëngjes", shton ai. Duke patur një ide se Shqipëria vuante për të ngrënë, Ferguson kujton se skuadra e Aberdinit mori me vete pako të tëra me ushqim dhe për këtë iu desh të prisnin për një kohë të gjatë në aeroport, ku iu nënshtruan kontrollev­e të shumta. Por, tekniku i Junajtid e dinte se kishte një skuadër të mirë me futbollist­ë si Uilli Miler e Aleks MekLish. Por, kishte një faktor tjetër që e shqetësont­e atë më shumë. " Fusha ishte në kushte të mrekullues­hme, por problemi më i madh ishte i nxehti. Edhe pse ishte 15 shtator, temperatur­a shkonte deri në 32 gradë, - kujton ish- tekniku i Aberdinit. - Gjatë ndeshjes mendoja se do të lodheshim, por për çudi ishin shqiptarët ata që u lodhën të parët dhe aftësia jonë për të rezistuar ishte çelësi i suksesit". " Barazuam 0- 0 dhe ishte një performanc­ë e mirë nga ana jonë, pasi duhet të kishim fituar. Gjithsesi, në ato momente ishim shumë të kënaqur me kualifikim­in", rrëfen Sër Aleks. Në atë edicion, Aberdini fitoi Kupën e Kupave, duke mundur 2- 1 në kohën shtesë Realin e Madridit.

 ??  ?? Aleks Ferguson i vitit 1983, në faqen e parë të uebsajtit të televizion­it skocez STV, ku ai tregon sfidën Dinamo- Aberdin
Aleks Ferguson i vitit 1983, në faqen e parë të uebsajtit të televizion­it skocez STV, ku ai tregon sfidën Dinamo- Aberdin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania