Gazeta Shqiptare

" Paqe" në Durrës, Tirana merr e vetme kryesimin

Starton java e tretë e Superligës

-

Tirana

ka barazuar 1- 1 me Teutën në " Niko Dovana" të Durrësit, duke marrë përkohësis­ht vendin e parë në Superligë. Pas ndeshjeve të kombëtares, kampionati shqiptar ka startuar dje javën e tretë, me një " bigmatch" të luajtur në Durrës. Një sfidë që ka dhuruar shumë momente pikante për shkak të grintës së ekipeve, ndonëse loja nuk u ngjit asnjëherë në nivelet që pritej. Teuta luante ndeshjen e parë pa Hasan Likën dhe me Gentian Begenë në stol, ndërsa ekipi durrsak nuk arriti të gjente fitoren pas disfatës 4- 1 me Luftëtarin. Ajo luante ndeshjen e parë para tifozerisë së saj, pasi deri më tani ka luajtur dy transferta mjaft të vështira. Sa i përket takimit, vendasit gjetën rrugën e golit që në minutën e pestë me anë të Erald Deliallisi­t me një goditje potente. Tiranën e kapi një " shock" i vërtetë, por në pjesën e dytë trajneri Al- ban Tafaj i ndërroi fytyrën ekipit edhe pse Ansi Nika i Teutës pati shënsin më të mirë për të realizuar. Pas 20 minutash, ishte Julian Ahmataj ai që realizoi golin e barazimit për Tiranën. Megjithë dëshirën e të dyja skuadrave, rezultati nuk ndryshoi deri në momentet e fundit. Superliga do të vijojë sot me ndeshjet Apolonia- Kukësi dhe BylisSkënd­erbeu, ku këta të fundit do të kërkojnë të marrin të vetëm kreun.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania