Gazeta Shqiptare

Murinjo: Ronaldo i trishtuar? Mjafton të luajë kështu...

-

Nëse

Kristiano është i trishtuar dhe luan siç po luani, është perfekt. Ka qenë kjo deklarata e bërë nga trajneri i Realit të Madridit Zhoze Murinjo në lidhje me çështjen " Ronaldo". Teknikut portugez duket se i intereson vetëm sjellja në fushë e sulmuesit të tij. " Ai luan në maksimum dhe shënon, ndihmon skuadrën dhe është shembull në stërvitje, kështu që nuk kam pse të interesohe­m për gjëra të tjera", tha më tej Murinjo. Sipas trajnerit të Realit, polemika e plasur dy javë më parë, ka qenë e dobishme vetëm për median. " Ju ka dhuruar 15 ditë tituj gjatë kësaj periudhe pushimi për kombëtaret. Ai ka nevojë vetëm për qetësi dhe për futboll, që është ajon çfarë i pëlqen më shumë. Duhet të shohim vetëm paraqitjet në fushë", shtoi Murinjo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania