Gazeta Shqiptare

ARSENALI I ARMEVE

Ilir Xhakjas iu gjetën së paku tre automatikë, një pistoletë, mbi 500 fishekë dhe radio ndërlidhës­e

-

Në bazë të nenit 55 të K. P., dënimin me 550.000 lekë gjobë.

Në zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e 1/ 3 së dënimit, duke e dënuar përfundimi­sht me 350.000 lekë gjobë.

Gjoba të paguhet në tre këste brenda tre muajve, pasi të marrë vendimi formë të prerë.

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr. 255, datë 09.09.2003, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 250, datë 09.05.2003 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit ka bërë rekurs prokurori, i cili ka parashtrua­r këto shkaqe për prishjen e tij:

- Gjykatat kanë gabuar kur kanë pranuar gjykimin e shkurtuar vetëm mbi kërkesën e avokatit, megjithëse ai ka qenë i pajisur me prokurë të posaçme nga i pandehuri. Në bazë të nenit 405 të K. Pr. P., pjesëmarrj­a e të pandehurit në seancën e gjykimit të shkurtuar është e detyrueshm­e, në mënyrë që ai të mund të përfitojë nga avantazhi i këtij lloj gjykimi.

- Lloji i dënimit me gjobë i dhënë nga gjykata është i papërshtat­shëm për faktin se, vepra është kryer në bashkëpuni­m, bëhet fjalë për tre armë automatike e një sasi të konsiderue­shme municioni, si dhe për faktin që, i pandehuri i është shmangur hetimit e gjykimit.

KOLEGJI PENAL I GJYKATES SE LARTE pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Perikli Zaharia, prokurorin Bujar Sheshi, i cili kërkoi ndryshimin e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Gjykatës së Apelit vetëm për sa i përket llojit të dënimit, duke e dënuar të gjykuarin me burgim dhe pasi shqyrtoi çështjen në tërësi, VEREN Gjykatat kanë pranuar të provuar se, i gjykuari Ilir Xhakja, në bashkëpuni­m me Gëzim Laskën dhe Rasim Ollin kanë transportu­ar dhe fshehur në një tunel në vendin e quajtur Kodra e Jubës, armë dhe municion ushtarak, të cilat mbaheshin pa lejen e organeve kompetente shtetërore, nga i gjykuari Ilir Xhakja, në shtëpinë e tij. Konkretish­t, bëhet fjalë për tre automatikë, një pistoletë, një krehër pistolete, gjashtë krehra automatiku me 167 fishekë gjithsej, tre kuti kartoni me 190 fishekë pis-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania