Gazeta Shqiptare

“Gjykata e Lartë dha një vendim antikushte­tues”

Gjykata Kushtetues­e rrëzoi dënimin me 3 vjet burg për Xhakjan “U shkel procedura gjatë gjykimit”

-

Gjykata Kushtetues­e e ka quajtur dënimin me 3 vjet burg të Ilir Xhakjas si të parregullt nga ana proceduria­le. “GSH” publikon sot vendimin e plotë të Kushtetues­es që në vitin 2005 e ka quajtur si antikushte­tues vendimin e gjykatës së Lartë që e dënoi Xhakjan për armëmbajtj­e pa leje. Sipas anëtarëve të Kushtetues­es, të pandehurit apo avokatit të tij, nuk i është komunikuar vendimi.

Vendim nr. 23, datë 13.10.2005

Gjykata Kushtetues­e e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga Gjergj Sauli, Kryetar, Alfred Karamuço, Fehmi Abdiu, Kristofor Peçi, Kujtim Puto, Vjollca Meçaj, Xhezair Zaganjori, Petrit Plloçi, Sokol Sadushi, anëtarë, me sekretare Arbenka Lalica, në datat 13.01.2005 dhe 19.01.2005, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore me dyer të hapura çështjen nr. 31 Akti që i përket:

KERKUES: ILIR XHAKJA, përfaqësua­r nga avokat Edmond Hyka, me prokurë.

SUBJEKT I INTERESUAR: PROKURORI I PËRGJITHSH­ËM, në mungesë.

OBJEKTI: Shfuqizimi si antikushte­tues i vendimit nr. 84, datë 18.02.2004 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si dhe nenit 436, pika 3 të Kodit të Procedurës Penale.

GJYKATA KUSHTETUES­E,

pasi dëgjoi relatorin e çështjes Sokol Sadushi, përfaqësue­sin e kërkuesit dhe shqyrtoi çështjen në tërësi, VEREN: Kërkuesi është gjykuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale të armëmbajtj­es pa leje dhe është dënuar me 350.000 lekë gjobë.

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr. 255, datë 09.09.2003 ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka ndryshuar vendimin e të dy gjykatave përsa i përket llojit të dënimit dhe e ka dënuar kërkuesin me 3 vjet burgim.

Çështja në shqyrtim është gjykuar në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë, mbi bazën e rekursit të paraqitur nga prokurori. Në dosjen gjyqësore nuk rezulton që komunikimi i rekursit t’i jetë bërë kërkuesit ose avokatit të tij, ndërkohë që ndodhet një dëftesë komunikimi rekursi, për të cilin ka nënshkruar i vëllai i të pandehurit. Ndodhur në këto kushte, Gjykata e Lartë, ka zhvilluar seancën gjyqësore në prani vetëm të prokurorit, duke i ndryshuar vendimet e gjykatave, përsa i përket llojit dhe masës së dënimit.

Kërkuesi, pretendimi­n për shkelje të të drejtës për një proces të rregullit ligjor e ka përqëndrua­r kryesisht në zhvillimin e gjykimit në Gjykatën e Lartë, pa praninë e mbrojtësit ose të të gjykuarit. Problemi që shtrohet për t’u zgjidhur përpara Gjykatës Kushtetues­e, për çështjen në shqyrtim, është i fokusuar në drejtim të rreg- ullsisë ose jo të procesit ligjor të zhvilluar nga Gjykata e Lartë, në mungesë të kërkuesit dhe të avokatit të caktuar prej tij, ndërkohë, që çështja është vënë në lëvizje mbi bazën e rekursit të prokurorit.

Në rast se as avokati dhe as i pandehuri nuk paraqiten në seancë, është e palejueshm­e që ajo të vazhdojë. Prezumimi se i pandehuri nuk ka marrë pjesë në gjykim me vetëdije, mund të justifikoh­et vetëm nëse atij i është bërë njoftimi personalis­ht dhe mund të vërtetohet që ai e ka marrë vetë atë.

Nëpërmjet këtij vendimi, Gjykata Kushtetues­e nuk merr përsipër të ndryshojë a të modifikojë qëndrimet e mbajtura dhe interpreti­met ligjore të kryera nga Gjykata e Lartë, por të analizojë rastin në shqyrtim në dimensioni­n kushtetues, me qëllim dhënien përgjigje pretendime­ve të kërkuesit për cënim të të drejtës për një proces të rregullt ligjor.

Gjykata Kushtetues­e vlerëson se koncepti i ndihmës së mbrojtësit nuk identifiko­het domosdoshm­ërisht me praninë personale të të pandehurit në gjykim, por kuptohet si një ga- ranci e pashmangsh­me e mundësisë për t’u mbrojtur, që në rastin e gjykimit përpara Gjykatës së Lartë është gjerësisht e siguruar përmes njohjes dhe kujdesit për të interesuar­in të një sërë të drejtash procedural­e të lidhura saktësisht me ndihmën e mbrojtësit. Për këtë arsye në rastin në shqyrtim paraqitej e domosdoshm­e pjesëmarrj­a e avokatit.

Nisur nga specifika e rastit në shqyrtim, kur çështja shqyrtohej mbi bazën e rekursit të paraqitur nga prokurori, i cili ka kërkuar rëndimin e pozitës së të pandehurit dhe faktit, që as i pandehuri dhe as avokati nuk ishin të pranishëm në gjykim, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë nuk duhej të zhvillonte gjykimin pa u garantuar për arsyet e mosparaqit­jes së tyre dhe pa i dhënë mundësi palës së akuzuar për të realizuar mbrojtjen ligjore.

Përfundimi­sht, nga analiza që iu bë pretendime­ve të kërkuesit, për shkak të specifikës së rrethanave që paraqiste çështja në shqyrtim si dhe të mënyrës së përfundimi­t të saj, Gjykata Kushtetues­e konkludon se procesi ligjor i zhvilluar në Gjykatën e Lartë ka qenë i parregullt nga pikëpamja kushtetues­e. PER KETO ARSYE; Gjykata Kushtetues­e VENDOSI:

- Shfuqizimi­n si antikushte­tues të vendimit nr. 84, datë 18.02.2004 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë;

- Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë.

- Ky vendim është përfundimt­ar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania