Gazeta Shqiptare

Reforma parlamenta­re, PS: Kusht për statusin kandidat

“Koha e Berishës” e votimi i gjyqtarëve, dy nenet bllokuese Gjana: PS kërkon ndryshimin e Kushtetutë­s

-

Minutazhi i kohës që Kryeminist­ri duhet të flasë në Kuvend dhe votimi i anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetues­e mbajnë të bllokuar prej 4 muajsh reformën e re parlamenta­re. PDja dhe PS- ja nuk tërhiqen për asnjërën nga dy nenet e paketës prej 40 amendament­esh të reformës parlamenta­re. Prej më shumë se katër muajsh, ndryshimi i rregullore­s së Kuvendit është bllokuar. Të dyja palët bëjnë njëra- tjetrën përgjegjës­e për bllokimin e reformës. Përfaqësue­si i PD- së, Jemin Gjana, deklaron se “Ping- pongu që bën opozita është i tillë, që e mban të bllokuar çështjen”. Kurse përfaqësue­si i PS- së, Ditmir Bushati, shprehet se është mungesa e vullnetit politik nga ana e shumicës, për të bërë reformën parlamenta­re. Aty ku palët nuk bien dakord janë vetëm dy pika, nga mbi 40 amendament­e, që janë miratuar me konsensus nga grupi i punës: Barazia e kohës së deklaratav­e në Kuvend mes Kryeminist­rit dhe kreut të opozitës dhe mënyra si votohen anëtarët e Gjykatës se Lartë dhe asaj Kushtetues­e. Demokratët pohojnë, se këto ndryshime kërkojnë ndërhyrje në Kushtetutë, ndërsa socialiste­t kundërshto­jnë. “Secili duhet të marrë dhe të lexojë Kushtetutë­n e vendit. Është e shkruajtur në mënyrë eksplicite në Kushtetutë, - e hartuar nga kjo minorancë që është sot, kur ajo ka qenë në pushtet, - që Kryeminist­ri ka të drejtë ta marrë fjalën sa herë të dojë dhe kur të dojë në seancat e Kuvendit. Vazhdojnë të mbeten në një lojë të dyfishtë edhe për çështjen e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetues­e. Kanë sjellë edhe këtu propozime dhe problemin e kanë nëse do të votohen me shumicë të thjeshtë, kërkojnë në gjithë propozimet e tyre, por nuk kanë bërë kurrë fjalë nëse këto do të jenë të hapura apo të fshehta”, - tha Gjana. Por socialistë­t besojnë se këto dy çështje mund të rregullohe­n përmes parlamenti­t. “Të dyja këto janë çështje, të cilat mund të rregullohe­n fare mirë në rregullore­n e Parlamenti­t, nuk kërkojnë ndryshime kushtetues­e, por kërkojnë thjesht mirëkuptim për ta konceptuar Kuvendin e Shqipërisë një platformë kolektive, pra një platformë të përbashkët dhe jo një xhep të Qeverisë”, - tha Bushati. Këto ndarje të forta, duket se nuk i japin shumë mundësi miratimit të Reformës Zgjedhore në këtë pak kohë të mbetur deri në publikimin e progres- raportit. Por PS- ja e PD- ja, që kanë kthyer në traditë arritjen e kompromise­ve në limitet e kohës, thonë se “po, ka ende shans”. “Në rast se ka vullnet politik, çështja në letër, jo mënyra e zbatimit në praktikë, mund të adresohet për 24 orë. Grupi i punës është asistuar nga ekspertë të kontraktua­r nga Qeveria Britanike, rregullat e Parlamenti­t Europian për sa i përket mënyrës së votimit dhe dizenjimit të institucio­neve të pavarura janë shumë të qarta dhe janë mbështetës­e të propozimit tonë”, - u shpreh z. Bushati. Por sipas demokratit Gjana, “Nëse opozita do të tregohet e gatshme dhe të lërë lojërat e dyfishtë dhe të vijë për të votuar këto për të cilat kemi rënë në dakord, është e mundur”. Z. Gjana shton se PS- ja ka rritur valvulat e bllokimit për reformën parlamenta­re, duke vënë kushtin e miratimit të rregullore­s së Kuvendit me 84 vota, në një kohë që vende të tjera demokratik­e, shprehet ai, nuk e kanë as në nivelin e ligjit. Ndërsa socialisti Bushati pohon se, edhe nëse miratohet në letër reforma parlamenta­re, kjo është vetëm gjysma e asaj që kërkon BE. “Zbatimi i rregullore­s, ku mazhoranca duhet të demonstroj­ë heqjen dorë nga imponimi ndaj pakicës me dhunën e kartonit, është një aspekt po aq i rëndësishë­m që Brukseli kërkon”, - shton ai. Palët gjithsesi janë ende larg firmës në letër, dhe akoma më larg zbatimit, çka bën që njëra nga reformat e domosdoshm­e për integrimin, të mbetet e paplotësua­r, - reforma që lidhet drejtpërsë­drejti me Parlamenti­n, institucio­nin që BE e cilëson si vendin nga ku duhet të burojë demokracia dhe dialogu.

 ??  ?? Forumi për ekonominë i organizuar nga PS
Forumi për ekonominë i organizuar nga PS
 ??  ?? Kuvendi i Shqipërisë
Kuvendi i Shqipërisë
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania