Gazeta Shqiptare

Rama: Ekonomia drejt falimentim­it si Greqia

Kreu i PS: Biznesi në borxhe, aplikojmë taksimin progresiv “Kriza, ka rreth 1 milion të papunë”

-

Në një forum të organi zuar për ekonominë, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama pretendoi dje se qeveria po çon ekonominë drejt falimentim­it ose pranë variantit grek siç e cilësoi ai. Sipas liderit të opozitës, borxhi publik që ka arritur në vlerën e 801.2 miliard lekëve, do të njoh rritje, me rritje të papunësisë, me rënien e fuqisë blerëse, me shitjen pa përfitim të pasurive publike, me uljen e të ardhurave dhe me shpenzime që rriten. “Sipërmarrë­sit po mbyten në borxhet që i kanë njëri- tjetrit, qeveria po e falimenton ekonominë me një model mbytës. Sot ekonomia familjare qëndron nën peshën mbytëse të korrupsion­it më të madh të shtetit shqiptar”, - tha Rama. “Kryeminist­ri ka nxjerrë në shitje çdo pasuri të këtij kombi për të shtuar ditët e tij në karrige. Shteti privatizon për të ndarë barrën e administri­mit me një privat, por ajo që po ndodh me këto 4 hidrocentr­ale do të thotë të privatizos­h vetëm fitimin, nga ky lloj privatizim­i shqiptarët humbasin 20 milion dollarë, thellohet borxhi i shqiptarëv­e. Asnjë shtet nuk ka nxjerrë në privatizim të drejtën e vetë në emër të qytetarëve që përfaqëson. Shuma që kjo e drejtë përbën në një vit është 50 milionë dollarë, pra ata që marrin Albpetroli­n në fund të vitit fitojnë 50 milion dollarë”, - shtoi Rama. Ai tha më tej se shqiptarët sot kanë mundësinë të bëjnë zgjedhje mes rrënimit të mëtejshëm dhe rimëkëmbje­s. “Ne ofrojmë një zgjedhje mes dy botësh, i takon shqiptarëv­e të zgjedhin nëse duan të jetojnë në botën ku familja të jetë pjesë e BE jo me letra po me standarte, apo të jetojnë në një botë fotografis­h të të afërmeve të tyre me të parët e botës, ndërsa në jetën e tyre të mos kenë me se të marrin fryme, e të mos arrijnë fundin e muajit. Ne kemi detyrimin të formësojmë një alternativ­ë që nuk është shkruar në letër, por që çlirohet nga gjithë ato shpirtra të ndrydhura sot. Ne duam të ndryshojmë jetën e njerëzve përmes një qeverie të PS- së. Dëshpërimi nuk ësh- të aleat i ndryshimit, është detyra jonë t’i bëjmë njerëzit të shpresojnë”, tha kreu i PS. Ai shtoi më tej se, sot në Shqipëri ka më pak të punësuar se sa 7 vite më parë. “Nuk kemi gënjyer askënd kur kemi folur për 1 milion të papunë. Papunësia në Shqipëri është 50%, askush të mos habitet, alternativ­a jonë përfshin taksimin real, punësimin dhe lirinë ekonomike. Ne do të heqim taksën e korrupsion­it, referencat”, - tha kreu i PS. Sipas tij, nuk mund të paguajë njësoj si pastruesja e kryeminist­rit ashtu edhe vetë kryeminist­ri, nuk mund të paguajnë njësoj si shoferi ashtu edhe ministri, apo si një person që shet gazeta poshtë hotelit dhe vetë hoteli me 5 yje. “Të gjithë do paguajnë në bazë të asaj që fitojnë”, - tha Rama. “Programi ynë do kthehet nga një tekst i shkruar në një frymë të përbashkët ndryshimi. Ne kemi vizionin për një model të ri ekonomik. Nuk premtojmë parajsën, por të gjithëve do t’ju japim garancinë që do jemi të parët që bëjmë atë që themi dhe do të themi vetëm atë që mund të bëjmë”, - ishin fjalët e fundit të kreut opozitar.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PS, Edi Rama
Kreu i PS, Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania